Prindër, lëreni mënjanë dajakun...

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Ndonjëherë kemi dëgjuar prindërit tanë të thonë të bindur se nuk kanë vënë kurrë dorë mbi fëmijët dhe të tjerë që kanë thënë: "Druri ka dalë nga xheneti". Të rrisësh një fëmijë nuk është e lehtë, madje ndonjëherë duke dashur ta edukojmë në mënyrën më të mirë, rrezikojmë të ndikojmë negativisht në personalitetin e tij. Sipas një studimi për zhvillimin e fëmijëve, të kryer nga gjashtë universitete amerikane, kjo vlen veçanërisht kur fëmija ndëshkohet fizikisht.

Ndaj, kur u flisni të vegjëlve, përpiquni të zgjidhni fjalët e duhura, që njëkohësisht të jenë sa më bindëse. Fëmijët janë të ndryshëm, ka nga ata që nuk bien dakord me prindërit, por janë të detyruar të bëjnë si thonë të rriturit, sepse në të kundërt mund t‘ju shkulen veshët. Ka të tjerë që janë shumë të llastuar dhe nuk duhet t‘i prekë askush me dorë, përveç prindërve, të tjerë që kanë ngrënë ndonjë dackë, por pa problem dhe në fund janë fëmijët që nuk janë prekur kurrë me dorë. Pse prindërit i rrahin fëmijët: për t‘i edukuar, apo për t‘i ndëshkuar? Një studim i kryer nga disa universitete amerikane ka arritur në përfundimin që ndëshkimet fizike i bëjnë fëmijët më agresivë dhe vonojnë zhvillimin e tyre mendor.

"Rezultatet tona tregojnë qartë që të rrahurat ndikojnë seriozisht në formimin dhe zhvillimin e fëmijëve. Fëmijët vuajnë shumë kur keqtrajtohen nga prindërit. Kjo mund të ndikojë në sjelljen e tyre, në shëndetin fizik ose mendor, në vlerësimin për veten, si dhe në mbarëvajtjen në shkollë. Gjithashtu mund të ndikojë edhe në mënyrën se si ata shoqërohen me të tjerët", thotë Lisa Berlin, shkencëtare e qendrës për fëmijë nga universiteti "Duke" në Karolinën e Veriut. Rezultatet e studimit (këtij të fundit iu nënshtruan fëmijë nga mosha 5 deri në 16 vjeç), u publikuan në revistën "Child Development".

Në studim u morën në konsideratë disa karakteristika: etnia, mosha, edukimi dhe gjinia e fëmijëve. Gjithsesi asnjëra prej këtyre karakteristikave nuk ndikoi te rezultatet, ndërkohë që u zbulua se fëmijët që ishin rrahur nga prindërit rrezikonin trefish të shfaqnin sjellje antishoqërore në krahasim me ata që nuk ishin ndëshkuar fizikisht. Gjithashtu fëmijët e keqtrajtuar nga prindërit arritën rezultate të mira në testet e matjes së aftësive njohëse.

Në një studim tjetër, i kryer nga universiteti "Duke" dhe i publikuar në të kaluarën nga e njëjta revistë, u ekzaminuan efektet e ndëshkimeve fizike të fëmijëve që tashmë kishin hyrë në moshën e adoleshencës. Nga studimi, ku ishin përfshirë 750 fëmijë nga mosha 5 deri në 16 vjeç, u zbulua se në pjesën më të madhe të rasteve, ndëshkimi fizik ishte reduktuar me rritjen e fëmijës. Megjithatë, te familjet ku ndëshkimi ishte i vazhdueshëm, studiuesit vunë re se fëmijët ishin më të prirur të kishin probleme në sjellje, në krahasim me ata që me kalimin e viteve nuk ishin ndëshkuar më. "Pas daljes së këtyre rezultateve, specialistët e shëndetit mendor dhe ata që punojnë me familjet, duhet të inkurajojnë prindërit të heqin dorë njëherë e përgjithmonë nga përdorimi i dhunës fizike. Gjithashtu duhet t‘i ndihmojmë prindërit të përdorin strategji të tjera për të korrigjuar të vegjlit e tyre. Prindërit mendojnë se ndëshkimi fizik i bën fëmijët të jenë më

të kujdesshëm dhe më të dëgjueshëm. Fatkeqësisht, ata nuk e dinë se te të vegjlit ky fenomen mbjell frikë dhe dëshirë për hakmarrje", ka shpjeguar Jennifer Lansford, që ishte edhe koordinator i studimit.

Prindërit duhet të kenë kujdes në ekuilibrimin e sjelljeve të tyre dhe në marrëdhëniet me fëmijët duhet të jenë të qëndrueshëm emocionalisht, si dhe të kenë mirëkuptim dhe komunikim të hapur me ta. Nuk duhet të kërkojnë nga fëmijët që të jenë të përkryer, por të jenë me sjellje normale. Nuk duhet të ndëshkojnë çdo sjellje e veprim të fëmijës, sepse fëmijët e këtyre prindërve rriten si qenie të varura prej të tjerëve, pa iniciativë dhe të depersonalizuar. Që të kemi një individ apo një shoqëri të shëndoshë duhet pasur kujdes nga keqtrajtimet fizike dhe psikike të fëmijëve, sepse fëmijët e tillë shpesh kanë tendencë të bëhen individë të dhunshëm e agresivë në të ardhmen.
G shqip
 
Boll kur ndegjoje per Disa Femije Prindit e tyre ushtroje dhune Fizike Psikqik si per djemet ashtu dhe vajzat qe shume keto kur dikush ndegjoh per nje vajze dicka te till veq ajo ndihet keq gjithet vajzet qe ka problem te tilla
Me shume Rrespket nga Qendrimi Bossi.
 
Duhet ndonje plleme fmijes te dihet kush eshte kapiteni ne familje ndryshe mbytet anija , ska gjetur gje njeri nga nje shpulle ;) Mos e vrisnin mendjen pa dajak nuk rriten kalamajt :D



:djalle:
 
dajaku nuk eshte zgjidgje por dhe liria e tepert seshte zgjidhje her pas here duhet tregu sa eshte numri dores
 
Besoj se kjo ben fjale per ata prinder apo per ato raste ekstreme ku i keqtrajtojne femijet vazhdimisht ...normalisht femija duhet ta njoh friken me fjale jo me dhune .
 
Back
Top