Prifti qe tronditi boten: Ferri nuk ekziston, feja eshte nje biznes

AnGeLiC

VIP
V.I.P
screenshot-4_1496069316-438699.png

Pothuajse të gjitha fetë e botës mbështeten në atë se Zoti ekziston, së bashku me parajsën dhe ferrin.

Sipas këtyre feve, jeta pas vdekjes ka të bëjë me ndëshkimin ose shpërblimin e njerëzve të cilët jetuan në këtë botë.

Por, një tjetër gjë e thotë një prift në një video në YouTube, i cili ishte bërë hit me deklaratën e tij, transmeton Gazeta Express.

Në video, prifti thotë: “Nuk mendoj se ekziston ferri. Pata besuar në jetën pas vdekjes, por nuk mendoj se ka të bëjë ndonjë gjë me shpërblimin ose ndëshkimin”.

“Feja është gjithmonë në biznesin e kontrollit dhe kjo është diçka që njerëzit në të vërtetë nuk e kuptojnë”, thotë ai.

“Nëse ke parajsën si një vend ku shpërblehesh për mirësinë tënde dhe ferri është një vend ku dënohesh për të këqijat tua, atëherë disi e ke kontrollin e popullsisë”, thotë prifti.

“Ata krijuan këtë vend të zjarrtë që në thelb frikësoi shumë njerëz përgjatë historisë së Krishterimit dhe është pjesë e taktikës së kontrollit”, shton ai.

Përderisa ai flet, i intervistuari e pyet me habi: “Prit një minutë. Po thua se ferri, ideja e një vendi nën tokë ose diku ku torturohesh në përjetësi është në fakt një shpikje e kishës?”.

Kjo ju konvenon thotë ai, pasi kisha nuk dëshiron që “njerëzit të rriten, sepse nuk mund t’i kontrollosh të rriturit”.

Pastaj intervistuesi e pyet: “اfarë mendon për teologjinë që është aktuale këto ditë në Amerikë, që thotë se duhet ta pranosh Jezusin si shpëtimtar në mënyrë që të shkosh në parajsë?”.

Ai përgjigjet: “اdo kishë që e njoh thotë se ne jemi kisha e vërtetë, se kanë Papën e pagabueshëm dhe Biblën e saktë. Ideja se e vërteta e Zotit mund të kufizohet në çfarëdo sistemi njerëzor, çfarëdo besimi, çfarëdo libri njerëzor është pothuajse përtej imagjinatës.

Për mua, Zoti nuk është i krishter, çifut ose një mysliman, hindu ose një budist, të gjitha këto janë sisteme njerëzore të cilat qeniet njerëzore i kanë krijuar për të na çuar në misterin e Zotit. Unë shkoj sipas traditës sime, por nuk besoj se tradita ime e definon Zotin”, thotë ai.

Shikojeni videon e plotë:
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

express
 
Last edited by a moderator:
Mendimi i tij eshte se nuk beson ne boten pas vdekjes,edhe pse i gabuar kuptohet..


Por me interesant eshte se disa mendojn se vertet nuk ka bot pas vdekjes.:: dhe ajo se me habit eshte,se si thon cdo here ne raste vdekje te X apo y njeriu . Pushoft ne paqe!?
 
Nje kategori njerezish (qe kryejne krime te paimagjinueshme) meritojne vertet ferrin, keshtu do doja te ekzistonte.
Ndersa sa per fene, perderisa ka njerez qe luten ne ato vende dhe kjo ju ben mire, nuk e quaj biznes.Une kam menduar se feja eshte ajo qe ju rri prane me te varferve, te pashpreseve , nese nuk e ben kete mision atehere kot sa zene hapesire ne toke kishat e xhamiat.
 
Mendimi i tij eshte se nuk beson ne boten pas vdekjes,edhe pse i gabuar kuptohet..


Por me interesant eshte se disa mendojn se vertet nuk ka bot pas vdekjes.:: dhe ajo se me habit eshte,se si thon cdo here ne raste vdekje te X apo y njeriu . Pushoft ne paqe!?

Qe te jete ai i gabuar atehere duhet te kete fakte qe ka bote mbas vdekjes.


Ti habitu me shume nga ata qe kembengulin qe ka bote pas vdekejes, flasin aq bindshem sikur keta te jene taksixhj e bejne rrugen perpara vdekjes dhe mbas vdekjes si Durres-Tirane.
 
Gjysme e dishpeujve qe predikojne fete,po tua fusesh ndergjegjen ne skanim as vete ata nuk besojne hahahaha.
Sa per priftin,drejt eshte shprehur,fete dihet qe jane damaj erresire .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top