Prifti meksikan që bekon me pistoletë

LeVoyageur

Once upon a time...
Një prift katolik nga një fshat i vogël meksikan, ka zgjedhur disa forma jo fort të zakonshme për të dënuar krimet e shumta që godasin shtetin meksikan herë pas here. Gjatë meshës së të dielës, prifti Juan Ramon Hernandez ka kryer ceremoninë e bekimit me një pistoletë lodër të mbushur me ujë të bekuar dhe në këtë mënyrë iu ka dhënë bekimin famullitarëve të habitur.
Ndërsa fëmijët që ishin ulur në rreshtin e parë qeshnin nën hundë, At Hernandez iu drejtua të gjithë të pranishmëve dhe iu kërkoi t'i luteshin Zotit që të shëronte plagët e shkaktuara nga vrasjet thuajse të përditshme që ndodhin në Meksikë.
"Le të lutemi që të ndryshojnë zemrat e gjithë atyre personave që kryejnë vrasje", - ka shtuar prifti.
Hernandez është një ndër priftërinjtë më popullorë në Meksikë dhe është përgjegjës i kishës San Miguel Arcangel, e cila është një ndër kishat më antike në vend.
Kur arqipeshkvi deshi ta largonte nga detyra e tij At Hernandez, i gjithë qyteti u ngrit në këmbë për të mbrojtur priftin karizmatik dhe kërcënuan se do të pushtonin dhe katedralen nëse ai largohej nga detyra e tij.
noa.al
prift-noa.jpg
 
Pe: Prifti meksikan që bekon me pistoletë

Nje gje eshte e sigurte,pas kryqezatave feja e krishter eshte bere mjafte zbavitse dhe e lire ka lezet te shkosh ne kishe,..se gjun dhe priftin me pake fines,..hahahahahahahahah
 
Back
Top