Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Priftërinjtë ekzorcistë paralajmërojnë Vatikanin për rrezikun e “vampirëve


vampiret.jpg

Vatikani jo vetëm që duhet t’i kthejë, por duhet të mbështetë patjetër kurset e ekzorcizmit.

Kështu pohon një autoritet i lartë, i cili merret me çështjet e “pushtimit nga demonët”.

“Përhapja e “Vampirëve të bukur e të rinj” në seri televizive dhe filma të Hollivudit, duke përfshirë True Blood dhe filmat Twilight, inkurajon të rinjtë të bëhen pjesë e forcave okulte, thotë ai, duke paralajmëruar Vatikanin nga ky rrezik, dhe kthimin e kurseve të ekzorcizmit për priftërinjtë.

“Ka nga ata që përpiqen që t’i kthejnë njerëzit në vampirë dhe t’i bëjnë ata që të pijnë gjakun e njerëzve të tjerë, ose që i inkurajojnë ata që të ketë marrëdhënie “speciale” seksuale për të fituar fuqi të veçanta” tha profesor Giuseppe Ferrari në takimin në Romë, pasi dëgjoi se numri i këtyre grupeve është duke u rritur globalisht.

“Këto grupe tërhiqen nga të ashtuquajturit vampirë të bukur dhe të rinj, të cilët ne i kemi parë aq shumë në vitet e fundit.”

Profesor Ferrari, i cili kryeson monitorimin okult italian, Grupi për Kërkimin dhe Informacionin Socio-Fetar, tha se ekzorcizmi duhet të kryhet vetëm nga priftërinjtë e trajnuar siç duhet.

Edhe pse Vatikani pohon se pushtimi nga demonët është i rrallë dhe në shumë raste të dyshuara është provuar se njerëzit në fakt vuanin nga sëmundje mendore, Papa Françesku u ka kërkuar dioqezave që të sigurohen se ato do të ndjekin ligjin katolik dhe që të kenë të paktën një ekzorcist të trajnuar.

Prifti ekzorcist zviceran, Cesare Truqui duke folur për The Indipedent tha se kursi i kësaj jave, ku morën pjesë ekzorcistë, priftërinj dhe njerëz laikë, ishte shumë i dobishëm për të rritur ndërgjegjësimin dhe aftësitë e priftërinjve në luftën kundër së keqes.

“Ministria që kryen ekzorcizmin është pak e njohur mes priftërinjve. ثshtë si të trajnosh dikë që të bëhet gazetar, pa ditur sesi të bëjë një intervistë”, tha ai, duke theksuar se në dioqezat në Itali dhe më gjerë janë duke u përballur me “pushtimin nga e keqja” gjithnjë e më shumë.

Në vitin 2012 u zbulua se dioqeza e Milanos, më e madhja në botë, kishte instaluar një linjë telefonike për ekzorcizmin për të përballuar kërkesat.

Monsinjor Angelo Mascheroni, shef i ekzorcizmit në Milano, tha se dioqeza e tij e kishte dyfishuar numrin e ekzorcistëve nga 6 në 12, për të përballuar rritjen 100 për qind të numrit të kërkesave për ndihmë gjatë 15 viteve të fundit B.info
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back