Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Prezantohet roboti që flet 19 gjuhë- VIDEO

NeVertiti

Staf në FV.AL
Themelues
PARIS - Dizajnuar për t’u bërë shoqëri njerëzve, një robot i vogël mund të flasë 19 gjuhë të ndryshme. Ndërtuar nga kompania me bazë në Paris, Aldebaran dhe mundësuar nga softuerët gjuhësorë nga kompania e njohur në këtë fushë, Nuance, roboti ka një zë fëmije.


76520.jpg


Roboti mund të ecë, ruan veten në qoftë se rrëzohet dhe zhvillon personalitetin e vet përmes të folurit. “Ai jeton bashkë me ju,” tha Marine Fabrea, shefja e komunikimit në Aldebaran. ”Ju mund të bisedoni me të dhe mund t’i kërkoni atij që t’iu tregojë një histori fëmijëve tuaj.”

Dallimi midis këtyre robotëve dhe makinave pa tru, është ndërtimi i inteligjencës emocionale, sipas Arnd Weil, zëvendës presidenti i Nuance.

Weil i parashikon robotët duke servirur pije, duke biseduar me njerëz të cilët presin në radhë, duke bërë rolin e një kafshe shtëpiake dhe shoqëruesi për të moshuarit apo fëmijët me aftësi të kufizuara. Roboti do të jetë në dispozicion vitin e ardhshëm.




B,ballkani.web
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • Binte shi

    Votat: 7 41.2%
  • Vajza e detit

    Votat: 1 5.9%
  • Vajza me pallton rozë

    Votat: 3 17.6%
  • Orëndreqësi

    Votat: 6 35.3%
Back
Top