SHBA - Një robot me teknologji të fundit që ecën, flet, sheh, dëgjon dhe merr objekte duke përdorur duart ishte këto ditë në qendër të vëmendjes gjatë një aktiviteti në Muzeun Kombëtar të Ajrit dhe Hapësirës në Uashington. I cilësuar si Njeriu Bionik, ai përbëhet nga pjesë trupi artificiale dhe organe sintetike.
Shiko fotografinë 1785451
Ai nuk ecën në mënyrë të përkryer. Dhe nuk vallëzon. Por ky robot dy metra i gjatë është mjaft premtues për të ardhmen.
Njeriu i Jashtëzakonshëm Bionik, siç quhet, është i ndërtuar tërësisht me pjesë trupi artificiale dhe organe sintetike. Ai është subjekt i një dokumentari të ri që tregon prapaskenat e historisë së tij.
Drejtuesi i dokumentarit Bertolt Meyer thotë se në të trajtohet çështja se sa ka përparuar teknologjia mjekësore.
"اilat pjesë të trupit të njeriut mundemi të zëvendësojmë tashmë? Nëse i marrim të gjitha këto pjesë dhe i vendosim së bashku, çfarë do të kishim? Rezultati do të dukej si ky robot."
Ashtu si njeriu bionik, zoti Meyer, një psikolog i Universitetit të Zyrihut, ka një dorë bionike. Roboti ka gjithashtu 27 pjesë të tjera artificiale të trupit.
"Ai ka shumë organe artificiale. Ka një zemër artificiale, e cila është përdorur tashmë tek pacientët. Zemra artificiale qarkullon gjak artificial. Ai ka të njëjtën dorë bionike si ajo që kam unë. ...Unë kam lindur pa pjesën e poshtme të krahut tim të majtë. Gjithçka qëndron e vendosur në një eksoskelet robotik. Këtë mund ta shohim si karrigen për invalidë të së ardhmes. Një pajisje që do t’i rikthejë njerëzve të paralizuar mundësinë për të ecur."
Pjesët përbërëse të njeriut bionik janë marrë nga disa prej studiuesve më në zë të botës, duke përfshirë edhe Joan Taylor, profesoreshë e farmaceutikës në Universitetin De Montfort në Leicester të Anglisë. Ajo është shpikësja e pankreasit të tij.
"Këto janë gjëra të rëndësishme jo dhe aq përsa i përket robotikës, por më tepër për kontributin për mjekësinë në të ardhmen."
Dhe ato ndikime, thotë zoti Meyer, janë të mëdha.
"Ky projekt tregon se tashmë ne mund të zëvendësojmë shumë pjesë të dëmtuara dhe në të ardhmen e afërt teknologjia mund të na ndihmojë me aftësi të kufizuara të ndryshme dhe me shumë sëmundje. Shoqëria do të përfitojë prej këtyre përparimeve."
Por ai thekson se projekti i Njeriut Bionik nuk ka të bëjë me idenë e zëvendësimit të njerëzve prej robotëve.
"Nuk ka asnjë mënyrë për të zëvendësuar njeriun. Nuk ka asnjë tru artificial dhe të gjitha këto pajisje që ju shihni këtu janë të projektuara për të ndërvepruar me trupin e njeriut."
Kështu, duke punuar së bashku, inxhinierë dhe mjekë po përparojnë kufijtë e mundësive për njeriun.
/BalkanWeb