Presidenti Nishani mesazh për ditën e zgjedhjeve

WxP

Staf në FV.AL
Presidenti i Republikës Bujar Nishani në mesazhin drejtuar qytetarëve shqiptarë një ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme, fton votuesit që të marrin pjesë në këtë proces me seriozitet, përgjegjshmëri dhe përqendrim. "Të kryejmë aktin e votimit që është që është veprimi politik, qytetar, shoqëror, më i rëndësishëm, që përmban në vetvete, thelbin e Demokracisë.Si të tillë, kjo ditë dhe ky akt, kërkojnë prej të gjithëve ne, përqendrim, seriozitet, përgjegjshmëri, për gjithçka që ka lidhje me këto votime.Të votosh provon se di të jesh i përgjegjshëm për fatet e tua, di ta përdorësh Lirinë, për vete dhe për të tjerët, për të tashmen dhe të ardhmen. Të mos votosh, është pasivitet i

Kreu i shtetit thekson se votimet duhet vlerësohen për rëndësinë që kanë lidhur me marrëdhëniet tejet të rëndësishme të vendit me botën, me të cilat liria, begatia, fatet tona të tashme dhe të ardhshme janë ngushtësisht të lidhura.


"Të votojmë duke respektuar në përgjithësi rendin, veçanërisht procedurat e votimit, vetë ne si zgjedhës së pari, pastaj autoritetet e ngarkuara me zbatimin e atyre procedurave.Të bëjmë kujdes për një sjellje sa më qytetare gjatë ditës së votimit.Të votojmë me bindjen se të tjerët që votojnë parti të ndryshme, votojnë ndryshe sepse mendojnë në mënyra të ndryshme, por së brendshmi jemi të gjithë të njëjtë dhe dallimi se për cilën parti apo individ votojmë, nuk është dallim që na ndan, por dallim që na bashkon.Të kuptojmë si duhet gjënë kryesore; Se partitë dhe ideologjitë për të cilat votojmë janë disa, por Shqipëria dhe e ardhmja e saj janë një. Të mundësojmë sa më tepër të rinj të votojnë, posaçërisht ata që votojnë për herë të parë…që dita e nesërme të jetë një ditë e bukur.Votim të mbarë!" e mbyll Nishani mesazhin e tij. / Top Channel
 

Attachments

  • image.jpg
    image.jpg
    28 KB · Shikime: 58

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top