Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Presidenti i UEFA: Europiani 2021 nuk është në rrezik, formula mund të ndryshojë

Ceferin-UEFA-1100x620.jpg

.
Kur shumë kampionate europiane janë në diskutim vazhdimi, pasi një numër i madh futbollistësh kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka shkuar më tej, duke folur për Europianin që është parashikuar të zhvillohet në verën e vitin 2021, i cili u shty për këtë periudhë për shkak të pandemisë.


Ceferin është shprehur në një intervistë për “Movistar” se Europiani nuk do të shtyhet, por ndoshta mund të ketë një ndryshim të formulës, duke bërë që ndeshjet të zhvillohen vetëm në një shtet.


“Ne jemi të sigurt se do të luhet, por ndoshta vetëm në një vend”, u shpreh ai.


Ceferin foli edhe për “Final Four” një formulë e cila është përfolur se mund të praktikohet në Champions League. “Është një opsion, por pas vitit 2024. Formati i vitit të kaluar u favorizua nga Koronavirusi, por ishte interesant. Një finale me tetë skuadra është e vështirë për shkak të kalendari, por një “Final Four”, me një javë futboll, do të ishte një ngjarje e shkëlqyeshme që mund të organizohej në qytete të mëdha. VAR? Ndihmon futbollin, por gjithashtu mund ta dëmtojë atë. Nuk ka kthim prapa, por ka shumë gjëra për t’u përmirësuar”, u shpreh Ceferin.

a2cnn
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back