Premier League ul siparin, Liverpool dhe Chelsea sigurojnë Champions

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
af91967a09136dc315644ff3e4da13aeo2 1100x620



Ndonëse çështja e titullit kampion në Angli ishte mbyllur prej javësh, me Manchester City që udhëhiqte me diferencë pikësh me ndjekësit e United, java e fundit kishte ende llogari për të mbyllur për sa i përket pjesëmarrjes në Champions League dhe Europa League për sezonin e ardhshëm.
Liverpool dhe Chelsea u kualifikuan për në Champions League edhe pse “Blutë e Londrës” rrezikuan jo pak pasi humbën 2-1 në ndeshjen përballë Aston Villas.
Sezoni i Chelsea për pak mund të kthehej në dështim, por fati ishte me ta pasi dhe Leicester që pretentonte vendin e katërt humbi ndaj shtëpisë ndaj Tottenham 2-4.
Fitorja në transfertë iu mundëson “Gjelave” vendin e 7 që i çon në fazën paraeliminatore të Europa League. Në kupën e vogël të Europës shkojnë dhe West Ham e Leicester, ndërsa Arsenal mbetet jashtë pasi e mbylli kampionatin në vendin e 8.
Fulham, West Brom dhe Sheffield United do ta nisin sezonin e ardhshëm një kategori më poshtë.

A2news.com
 

Attachments

  • af91967a09136dc315644ff3e4da13aeo2-1100x620.jpg
    af91967a09136dc315644ff3e4da13aeo2-1100x620.jpg
    114.8 KB · Shikime: 1

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top