Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Prej vitit 2024 ndryshon formati i Champions League, finalja në Nju Jork

Stadium-Nju-Jork-1100x620.jpg

Duket e çuditshme por hipotezat për një rimodelim të Champions League dhe për një format ndryshe nga ai që jemi mësuar të shohim, sa vijnë dhe bëhen më konkrete. Finalja e kompeticionit më të rëndësishëm për klube mund të zhvendoset në New York, për herë të parë jashtë Evropës, dhe qeveria e futbollit evropian kërkon finalizimin e këtij projekti që është menduar të nisë prej vitit 2024 dhe të zgjasë për të paktën për 9 vite.

Përtej të gjitha risive, aspekti financiar është gjithmonë faktori kryesor, me UEFA që kërkon të ndryshojë strategjinë e marketingut për të patur sponsor edhe më të fuqishëm nga kontinenti tjetër.

Ceferin e ka përmendur mundësinë e zhvendosjes që pas zgjedhjes së tij në 2016, kur shprehej se të shkosh nga Portugalia në Azerbajxhan është e njëjta gjë si të shkosh drejt Nju Jorkut, dhe për tifozët ky nuk është një problem.

Finalet në New Jork pritet të nisin pasi të kenë përfunduar ato të paracaktuar për vitet e ardhshme në Shën Petersburg, Mynih dhe Uembli në 2024.

Championsi i ri do të ketë 36 skuadra, me 4 vende ekstra, dy nga të cilat shkojnë klubet me koeficent historik, thënë ndryshe pjesëmarrje të përhershme në këtë kompeticion. Orari i ndeshjeve nuk do të ndryshojë, do të jetë sërish ora 21 në Evropë, por me skuadrat që do të zbresin në fushë në orën 15, me orën e Shteteve të Bashkuara.

A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back