Pranoni "anën tuaj të errët"

Lauri

Anunnak
Para kësaj pyetje në titull, a njihni vertetë "anën tuaj të errët" ?🤔

Është një përpjekje që ne duhet të bëjmë në mënyrë që të rritemi në një nivel personal: të përqafojmë anën tonë të errët dhe të njohim në ne përbindëshat tanë.

Aktualisht, duket që optimizmi është i detyrueshëm të shfaqet. Të tregosh gjithmonë anën gazmore dhe të lumtur e pa stres, të mos kesh kriza apo të jetosh gjithmonë në maksimum është bërë tashmë një domosdoshmëri sidomos në rrjetet sociale.
Megjithatë, nuk ka gëzim pa trishtim, kohë të lumtura pa kohë të vështira, ose altruizëm pa egoizëm. Nuk ka dritë pra, pa hije.
Për këtë arsye, kategorikisht nuk mund ta refuzojmë "anën tonë të errët", atë pjesë të personalitetit tonë që përpiqemi t'ua fshehim të tjerëve.
12274461_1020606334643561_5563455093273387891_n.jpg
Psikiatri dhe psikoanalisti, që e citoj shpesh nëpër tema, Carl Jung, e quan këtë pjesë më të thellë të tonën si "arketipi i hijes".
Bëhet fjalë për atë pjesë të personalitetit tonë që ne tentojmë ta fshehim në mënyrë të vetëdijshme dhe të pandërgjegjshme që i afrohet më shumë qenies sonë që në kohët primitive.
Çdo person, në fakt, priret të mos njohë drejtpërdrejt ato karakteristika që, sipas moralit tonë të përbashkët, janë defekte ose karakteristika negative që kërkojmë ti mbajmë nën hije. Kemi turp e/o frikë nga opinioni i të tjerëve.
Sipas Jung-ut, psikanaliza do të kishte aftësinë të na vinte në kontakt me këto hije, të na lejonte të ndërtojmë më mirë identitetin tonë dhe të parandalojmë shfaqjen e konfliktit dhe shqetësimit të pavetëdijshëm mbrenda nesh.

Çfarë ju mërzit tek të tjerët?
Shpesh ne mund të shohim anën tonë të errët vetëm nëse i përdorim të tjerët si "pasqyrë".
Cilat janë të metat e të tjerëve që nuk mund të tolerojmë?
A janë ata të pranishëm edhe në anën tonë të errët?
Kjo është pra një nga teknikat më të mira për të hyrë në kontakt me pjesën tonë që priremi ta fshehim.
Pra, të përqafosh dhe të integrosh hijen do të thotë të pranojmë të jemi ata që jemi në të vërtetë, në të mirë ose në të keq, dhe të bëjmë paqe me disa pjesë që nuk na pëlqejnë; t'i njohin ato, t'i kuptojnë ato, t'i asimilojmë ato, e t'i bëjnë më të dobishme.

Këtu vlen të përmend një tekst të Bride An Geal, që thotë;
"Unë i kam ushqyer demonët e mi me pranim dhe dëgjim.
I bëra të ulen përreth meje, duke i thirrur ata në emër.
Që atëherë nuk më frikësojnë më, dhe më janë bërë aleatë të fuqishëm.
Ata kishin shumë emra:
Shantazhe, zemërim, padukshmëri, pamjaftueshmëri, faj, plagë dashurie, dhimbje, humbjeje, frikë ...
Për sa kohë që i luftova ose i injorova ata gllabëruan jetën dhe marrëdhëniet e mia.
Ata duhet të përqafohen ... vetëm në këtë mënyrë ata do të hapin dyert e rilindjes.
Secili prej tyre ka një histori për të treguar, dëgjojeni atë.
Këta demonë janë si dragoit, ata duhet të qetësohen, nuk duhet të vriten."
businessman-fighting-his-bossy-shadow-yelling-138195112.jpg
Këtu pra, mundohuni të shikoni anën e errët pa gjykuar vetën, dhe duke e lejuar veten të jeni të dobët ndonjëherë dhe jo gjithmonë të përsosur dhe energjitik me çdo kusht.

Pse kemi frikë të gjykohemi nga të tjerët?
Të gjithë ne, pak a shumë, kemi qenë gjithmonë të ndikuar nga gjykimi i të tjerëve, të paktën që kur paraardhësit tanë u organizuan në fise dhe pranimi brenda atij fisi ishte thelbësor: ai përcaktonte rolin shoqëror, ndërsa mospranimi mund të nënkuptonte largimin nga vetë fisi, me rrezikun për të mos qenë në gjendje, i vetëm, të mbijetojë në një botë të egër.
Në fakt, qeniet njerëzore priren të kërkojnë vlerësim dhe pranim për të mos qenë të përjashtuar, të tjetërsuar, nga frika e refuzimit. Prandaj truri ynë ka evoluar, duke njohur mundësinë e të qenit i margjinalizuar nga shoqëria si një rrezik ose një kërcënim. Pra, mund të themi se frika nga gjykimi është adaptive dhe e njohur botërisht.

Të njohësh anën e errët tënde, do thotë të njohësh vetëveten.

By Lauri anunnak 👍
 
Normal qe eshte e veshtire te pranosh anen e erret, sepse njerezit kane tendencen te shohin qimen te tjetri e jo traun tek vetja :D
Madje madje, kur pranon xy te mete qe ke, te tjeret i meshojen aq shume saqe pendohesh pse e ke pranuar.
Ne njerezit jemi rrace e shpifur ndonjehere!
 
Soul ti më lexon gjithmonë, dhe veshtirë të mos keshë një koment. Konstruktiv 🤗

Një frazë e Shën Agustinit (vitet ~400) totalisht në linjë me temën.

"Dhe njerëzit shkojnë për të soditur majat e maleve dhe valët e mëdha të detit, rrymat e gjëra të lumenjve, pafundësinë e oqeanit, lëvizjet e yjeve, dhe kalojnë krejt afër vetëvetes pa u kuriozuar fare" 🙃
 
Eshte nje pjese qe duhet te punojme me te brenda vetes sone tere jeten.
Tek lexova artikullin mund te them qe jam e kenaqur nga vetja ime ne lidhje me kete njohje ne vetveten time.
Por kjo nuk do te thote qe keto ti ndaj me boten e jashtme.
dy ajne arsyet;
E para nuk eshte e nevojshme qe ne pjesen time te pajtushmerise dhe njohjes me veten te kemi deshimtare nje bote te cekte dhe te rrangallisur.
dhe e dyta kur ne gjejme vektoret e qetesise me veten,bota eshte e perjashtuar per ti prishur stabilitetin e tyre.
 
  • Më pëlqen
Reactions: Rob
E rendesishmja ne kete jete eshte qe njeriu te mund ta kuptoj se cfare e bene ate te posedoj ane te ndritura dhe ti largoj ato ane te erreta. Sepse, duam apo nuk duam kjo bote eshte mbushur me njerez dhe shoqeri qe me shume anojne nga erresira, dhe e keqja e shpirtit.
 
  • Më pëlqen
Reactions: Rob
Nuk e kam prb qe ta pranoj … madje madje shpeshhere e bej edhe te qarte , qe njerezit te jene edhe te qarte dhe te bejne kujdes .. per te miren e tyre . Lol
 
Njeri pa të meta nuk ka :);)
Unë jam shum e durueshme edhe një njeri që nuk të bie në qafë.
Po nëse dikush më bie në qafë seriozisht nuk e duroj.
Qoftë edhe njeriu im.
Në momente nervash nuk mbaj përgjegjsi se çtë them.
Njerëzit nga njëra të provokojnë e nga ana tjetër ti je impulsive :);)
Ec e merri vesh njerëzit.
 
Ti aq e embel qenke kaq impulsive 😅
Ste imagjinoj dor me nerva ty 😁
 
Njeri pa të meta nuk ka :);)
Unë jam shum e durueshme edhe një njeri që nuk të bie në qafë.
Po nëse dikush më bie në qafë seriozisht nuk e duroj.
Qoftë edhe njeriu im.
Në momente nervash nuk mbaj përgjegjsi se çtë them.
Njerëzit nga njëra të provokojnë e nga ana tjetër ti je impulsive :);)
Ec e merri vesh njerëzit.
Rëndësi ka t'i njohësh tiparet e tua që janë në krahun tjetër...në pjesën e errët tënde që zakonisht nuk i shfaq. Druhesh ti prezantosh, mundohesh të mos i nxjerrësh jashtë.

Kur i njeh këto anë, dhe i pranon që janë mbrenda teje, je në një pikë mjaft të mirë. Do thotë që je koshente që disa mostra i ke mbrenda..🤷
Atëherë është më lehtë të nënshtrohen 🙂
Problemi është kur nuk i dallojmë këto mostra që banojnë në ne, na gëlltisin jetën tonë pa e vënë re 🙃
 
Une e kam nxire duke shfaq pjesen time te erret! 😁
Por gjithesesi nuk me trembin keto gjera! Disa experinca ne jete na bejne me te forte dhe ska asgje per tu ndjere ashamed!
 
Rëndësi ka t'i njohësh tiparet e tua që janë në krahun tjetër...në pjesën e errët tënde që zakonisht nuk i shfaq. Druhesh ti prezantosh, mundohesh të mos i nxjerrësh jashtë.

Kur i njeh këto anë, dhe i pranon që janë mbrenda teje, je në një pikë mjaft të mirë. Do thotë që je koshente që disa mostra i ke mbrenda..🤷
Atëherë është më lehtë të nënshtrohen 🙂
Problemi është kur nuk i dallojmë këto mostra që banojnë në ne, na gëlltisin jetën tonë pa e vënë re 🙃
Lauri po marr shembullin e villians në kukullat Disney.
Jam e sigurt se edhe në jetën e përditshme,njeriu i mir bëhet i keq.
Që e vogël kam pasur frikë nga vetja.
Mbaj mend kushërirat e mia që më vinin në lojë.
Unë i mbaja flokët e shkurtra....edhe rrija me kostume sportive.
Isha e dobët edhe dukesha si mashkull ..
Kushërirat ishin më të vogla...edhe ishin më të pasura se unë.
Mbaj mend që dola në ballkon,ato ishin poshtë.
Edhe unë mora kovën me ujë të pistë edhe ua hodha ujin në kokë....
Duke u rritur .....fillova duke i kushtuar rëndësi emocioneve edhe impulseve.
E kuptova se ecja në natyrë,muzika,vetmia,ushtrimet më bëjnë të ndjehem mirë....
Kam një anë të errët....madje mbaj mend se kur isha në fshat....shkova tek një plak e vjetër.
Ajo më tha...luftoje fëmijën e trishtuar që ke brenda vetes.....bëj paqe me të shkuarën tënde....që të jesh e lumtur në të ardhmen tënde.
Unë nuk jam njeri i mirë jo.....
Ama keq nuk bëj....
Ama mungesën e rrespektit sinqerisht nuk e toleroj...
Gjithsesi mundohem të anohem nga e mira....
 
Është një pjesë e temës ky shkrim 🙂

"Unë i kam ushqyer demonët e mi me pranim dhe dëgjim.
I bëra të ulen përreth meje, duke i thirrur ata në emër.
Që atëherë nuk më frikësojnë më, dhe më janë bërë aleatë të fuqishëm.
Ata kishin shumë emra:
Shantazhe, zemërim, padukshmëri, pamjaftueshmëri, faj, plagë dashurie, dhimbje, humbjeje, frikë ...
Për sa kohë që i luftova ose i injorova ata gllabëruan jetën dhe marrëdhëniet e mia.
Ata duhet të përqafohen ... vetëm në këtë mënyrë ata do të hapin dyert e rilindjes.
Secili prej tyre ka një histori për të treguar, dëgjojeni atë.
Këta demonë janë si dragoit, ata duhet të qetësohen, nuk duhet të vriten."
 
“Only when we are brave enough to explore the darkness will we discover the infinite power of our light.”
 
Une po, te tj rreth meje se besojne😎
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top