Pragu i Kujtimeve

Marakli^Krapit

Antarë i Respektuar
Ka me t'marrë malli, shoku jem
për çka le mas krahve
diten kur ike.
Tu mendu se
atje ku shkon ke me gjetë gjithçka.
Por, ta dish se
sa herë kryet ta vesh n'jastek
para syve ka me t'dalë
pragu i shpisë,
ku je le e rritë.
At'her ka me t'ra nder mend
se ajo që ke lanë
vlen ma shum se ajo çka ke gjetë.
Ka me t'marrë malli, shoku jem
për fmininë e bukur
kur kumlla e kojshisë t'shijote
ma shum se kumlla jote.
Kur zemra t'falte adrenalinë
tu lujt top me shokë
sa herë ke thy xhamat a tjegllat e shpisë.
Ka me tu kujtu shoqnija e vjeter
me aventurat ma t'çmenduna t'fminisë,
tu lujt futboll prej nadje heret,
deri n'darkë vonë,
(me çilsin e shpisë t'lidhun n'kanotiere).
Ka me tu kujtu,
sa herë je rrzu' e prep je çu'.
Kur çdo derë të rrugicës e gjeje hapun,
ku aroma e luleve t'dehte pa kalu pragun.
Kur muzika u ndite me za t'ultë
por shpirti fluturote lerg.
Ku italishtja u msote prej televizorit,
e aty kuptumë
se bota mshehej mrenda librave t'ndalumë.
Kur delshe me lujt
me buken me sheqer n'dorë,
kur gjanat shijojshin ma shum
kur ndaheshin me shokë.
Kur plazhi fillote n'Mars e mbarote n'tetor,
kur Shkodra ishte parajsa e fmijve,
e Drinin e Bunen nuk i ndrrojshe
as me ishujt Maldive.
Ka me t'marrë malli edhe për vajzen që lagte lulet,
sa herë ti rastsisht i kaloshe poshtë penxheres,
e shoku t'shifte shtremtë,
jo prej zilisë,
por prej ndienjës t'pastër
me mbrojtë vajzën e kojshisë.
Mas shum vitesh ke me u kthy
e rrugicash ke me kerku zhurmat e fmijve,
me u ngi edhe iherë me kujtime.
Me kryet ulun ke me u largu i bjerrun,
Se gjithçka e bukur,
te ajo gozhda e ndryshkun mas deret,
ka mbet vjerrun.

E kopjume.
 
Sa e bukur dhe e trisht njekosisht.
E kur rrugeve te lagjes pa njeri te kalosh, kujtimet te mbushin shpirtin,do ndjesh frymarrjen qe shpeshtohet.
... zerat feminore te se kaluares do fillojne melodine ne mendjen tende.
E aty ca pika lot dashurie do derdhesh,per tu pershendetur me ato rrugica te pa njeri, dyer te mbyllura,si te ishte para-histori.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top