Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Prag lufte/konflikti Rusi Ukrahine

Rusia zhvendosi raketat në kufi me Ukrainën, vjen kundërpërgjigja evropiane.



Screenshot-2021-04-13-162941.jpg

Gjashtë aeroplanë luftarakë të Forcave Ajrore Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar do të dërgohen në lindje të Evropës si mesazh për presidentin rus, Vladimir Putin, i cili i ka grumbulluar trupat afër kufirit me Ukrainën.

Të hënën në mbrëmje, shefat britanikë të mbrojtjes e konfirmuan dërgimin e aeroplanëve në Rumani për ta patrulluar qiellin mbi Detin e Zi, shkruan Daily Mail.
Aeroplanët e tipit “Typhoon” do të mbështeten nga trupat e dy brigadave, ndërsa do të nisen nga bazat në Britaninë e Madhe gjatë kësaj jave.
Përderisa Ministria e Mbrojtjes këmbëngul që dërgimi i aeroplanëve është proces rutinor, veprimi do të bëhet në kohën e shtimit të frikës për një konflikt të mundshëm mes Rusisë dhe Ukrainës.

Të hënën në mbrëmje, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha se ende është duke pritur pasi kërkoi bisedime me homologun rus rreth tri javë pas vdekjes së katër ushtarëve ukrainas nga zjarri i forcave ruse.

Sipas qeverisë ukrainase, Rusia ka dërguar 41.000 trupa në kufi me Ukrainën dhe 42.000 të tjerë në Krime, ndërsa këto shifra janë duke u rritur.
Më shumë se 14.000 persona janë vrarë që nga shpërthimi i konfliktit në vitin 2014 në lindje të Ukrainës. Përpjekjet për bisedime rreth marrëveshjes së paqes kanë dështuar, ndonëse vitin e kaluar u nënshkrua një marrëveshje armëpushimi.

/BoldNews
 

Attachments

  • Screenshot-2021-04-13-162941.jpg
    Screenshot-2021-04-13-162941.jpg
    51.1 KB · Shikime: 36
  • Screenshot-2021-04-13-162941.jpg
    Screenshot-2021-04-13-162941.jpg
    51.1 KB · Shikime: 0
Posi edhe luften kemi mangut
 
Ka shku gjatë ne fakt ?
 
WW3 sa larg jo mduket ka vonua pak si shum
 
Bejne kot, akoma ska ardhur momenti.
 
Haha ?

Nuk e besoj te kete lufte por supermaci ruse.
Epo beson apo jo esht gje tjeter ama qe do e kemi do e kemi 1000% po se kur e sa do zgjas ajo nuk dihet
Ka shum gjera 1 ekonomia
2 supremaci
3 kaboom :D
 
Epo beson apo jo esht gje tjeter ama qe do e kemi do e kemi 1000% po se kur e sa do zgjas ajo nuk dihet
Ka shum gjera 1 ekonomia
2 supremaci
3 kaboom :D
3shin se kuptova?
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back