Postimet e cilit anetar te FV-se, i lexoni me me deshire ?

Pe: Postimet e cilit anetar te FV-se, i lexoni me me deshire ?

Në përgjithësi nuk para lexoj , shpreh mendimet e mia të çmëndura ,limitohem me kaq .
Por nëse j'u bën punë , i lexoj të gjithë pasi të gjithë jeni xhevaire më vete, disa bakër , disa flori , disa diamant edhe disa gurrë stralli , por jeni më të mirët në përgjithësi , j'u kam shumë qejf të gjithëve edhe të gjithëve j'u lexoj kur kam syzet me vete .
 
Pe: Postimet e cilit anetar te FV-se, i lexoni me me deshire ?

Ne momentin qe hap nje teme.....i lexoj postimet te gjitha postimet qe jan aty, te cdo antari.

Ne kaq vite ne keto forum....kam shkembyer diskutime dhe batuta me njerez me bagazh dhe kulture te mire dhe me te rinj qe jan akoma te papjekur por qe perseri kan nje naivitet dhe nje miresi ne ato qe thon, ne ate menyren e paster dhe kaq jo personale qe thone sa vertet kupton se kan kapacitet te mire :)

Kam hasur ne vajza te qeshura pa komplekse, te zgjuara te humorit, vajza te bukura dhe me idet e tyre te qarta.....vajza me bote te madhe shpirterore, te trishtuara, te ndjeshme ne postimet e tyre....vajza qe duan te zbulojn e te zbulohen......me mentalitet te hapur dhe me nje mentalitet te rezervuar. Vajzat me ate boten e tyre perrallore, realiste qe ne cdo postim ke deshire te jesh me to, ti njohesh.........un i lexoj te gjitha vajzat.

Per djemt mund te them se duke qen se jan shume....i lexoj edhe keta sepse ne fakt shkruajn me pak jan me te leht per tu lexuar :p....
Kam hasur ne djem te rinj, mosha te vogla qe me kan cuditur, mendimet dhe dijet e tyre...dhe ka antar te rritur, prind me eksperienca jete dhe jan kaq karizmatik qe te hyjn thelle deri ne palce :D......djemt kan nje "naivitet" te papare, terheqes qe i ben interesant....ato mendimet e tyre gjykuese dhe jo gjykuese njekohesisht pasqyrojn boten mashkullore......ironit dhe batutat e tyre, thenia e gjerave troc, mungesa totale e komplekseve per jeten....eshte e shprehur qarte ne postimet e tyre.
 
Pe: Postimet e cilit anetar te FV-se, i lexoni me me deshire ?

Dikur dhe lexoja me kenaqsi postimet e disa antarve tani jane per te ardhur keq kjo new generation ...
 
Pe: Postimet e cilit anetar te FV-se, i lexoni me me deshire ?

Lexoj thuajse mendimet e te gjithe antareve me perjashtim kur nuk kam kohe ose kur mund ta kaloj ne shpejtesi ndonje teme. Gjithsesi secili i ben ne menyre te vet te vecanta postimet e veta dhe keshtu krijon nje stil te vetin ne te shkruajtur duke nxit ne nje far menyre kureshtjen qe te lexhosh ate qe e ka shpeh. Dikush eshte me objektiv ne mendime, dikush me subjektiv, dikush me real, ca me optimiste, ca me mendje hapur, me te lexuar, me te komunikueshem, ca me thumba dhe ironi i japin mendimet por gjithsesi dal tek ajo qe thash me heret qe cdo kush eshte origjinal ne menyren e vet.
 
Pe: Postimet e cilit anetar te FV-se, i lexoni me me deshire ?

Mu desh te rilexoja gjithe temen nga fillimi edhe te thuash te verteten shume furca ka pasur ketu LOL LOL LOL

Ne pergjithesi lexoje postimet e te gjitheve, por neper temat qe me interesojne mua...

Por nje fiksim e kam pasur Sihanen & Surianen ishin te preferuarat e mija, sa me mungojne :(
 
Pe: Postimet e cilit anetar te FV-se, i lexoni me me deshire ?

Dikur dhe lexoja me kenaqsi postimet e disa antarve tani jane per te ardhur keq kjo new generation ...

Kemi par dhe nga ty postime te bukura si i vjeter qe je :D Me qen se qenkemi per te ardh keq ne cte bejm te rinj jemi te gjith ne qe kemi ardh tani do mesojm dhe ne duro dhe pak :D
 
Pe: Postimet e cilit anetar te FV-se, i lexoni me me deshire ?

Tani disi ka ndryshuar edhe struktura e anetareve dhe ndoshta na duhet te japim dhe analizojme te tjere erkunder se ka anetare akoma te vjeter;

Deliza ne kohe ka ndryshuar shume ne aspektin e te berit opinion dhe kam pershtypjen analizon drejt dhe shume bukur.
Katia, zhgrarravinat i ka te hashtzakonshme.
Bella dhe Elushe mbajne trendin e tyre dhe me pelqen ti lexoje.
Hartini shkruan rralle tani se kishte shkrime te bukura.
Nevertit seq kam pershtypjen se prek thelbin e debateve dhe duket te kete mesuar nga pervoja.
Gloom shkruan bukur, por kam pershtypjen se eshte qasur ne tipin te cilin veshtire se do e mbroje deri ne fund. Nuk dua te them qe eshte paragjykuese por kam pershtypjen shpesh tenton te mbroje cfare nuk mbrohet.
 
Pe: Postimet e cilit anetar te FV-se, i lexoni me me deshire ?

Un lexoj te vjetrit te madhit Cyber_Spartacus :p
 
Titulli: Postimet e cilit anetar te FV-se, i lexoni me me deshire ?

Si nuk me lexon asnjeri postimet mua ............
 
Titulli: Postimet e cilit anetar te FV-se, i lexoni me me deshire ?

Po. Vertete nga postimet e anetareve une kam fituar pershtypjen time per anetaret dhe shume besoj qe nje pjese e karakterit te njeriut shfaqet edhe nga opinionet e tyre qe i japin ketu. Nga te gjithe mund te nxerresh dicka. Jane disa anetare qe kane fituar simpatine time dhe postimet e tyre i lexoj me endje, e ata jane:

Sweetzzina - qe eshte e arsyeshme ne postimet e saja,
Kitrra123 - intelegjent dhe i shkathet ne shkrimet e tij,
Loverboy - i sinqerte,
Gloom - kritikuese me vend,
etj.
 
Pe: Postimet e cilit anetar te FV-se, i lexoni me me deshire ?

Asnjerit/Asnjeres.
 
Titulli: Postimet e cilit anetar te FV-se, i lexoni me me deshire ?

Une postimet e Ado-s i kam fiksim me bejne gjithmone me qesh si le asnjehere pa lexuar
 
Re: Postimet e cilit anetar te FV-se, i lexoni me me deshire ?

lexoj me qefe postimet e EVI3

Diskutimet e Albert Prengzaj..

Lauri

Elushe

Bella

Katia

Losst

Smund te genjej qe i kam shijuar debatet midis Gloom & Zhigolo

Soul minde ,,,e lexoj gjithmone :)
 
Titulli: Postimet e cilit anetar te FV-se, i lexoni me me deshire ?

Kush me del perpara e lexoj :D....Por sigurisht antaret qe i njoh e qe kan kohe ne forum i klikoj per ti lexuar :)
Por edhe antaret e rinj gjithashtu kur arrijn ne ate piken interesante e te bejn per vete edhe pse nuk e mendojm njesoj, perkundrazi kur mendimi eshte totalisht i kundert me timin...i lexoj.

si flowmaster, Endrra, Arfenilla, Soul,Neverti etj etj ..........por ne pergjithsi i lexoj postimet kur hap nje teme sepse me shtyn kureshtja :D.
 
Titulli: Postimet e cilit anetar te FV-se, i lexoni me me deshire ?

Mua Me Jan Dukur Interesante Perher Postimet E Bella ... Sidomos Ato Kunder Meshkujve :p
 
Titulli: Postimet e cilit anetar te FV-se, i lexoni me me deshire ?

te femnave :p
 
Pe: Postimet e cilit anetar te FV-se, i lexoni me me deshire ?

Ne pergjithesi mundohem te lexoj komentet e cdo njerit,derisa hyn ne forum smund te besh zgjedhje se ste pelqen personi...Smund te thuash e kalova postimin e ketij e kesaj pa e lexuar...Temat per diskutim jane,keshtu qe kur vendos te hysh ne nje teme normalisht qe do lexosh cdo gje ne ate teme(pa lene menjane personat qe lexojne vec titullin e temes dhe japin pergjigje)...
 
Titulli: Postimet e cilit anetar te FV-se, i lexoni me me deshire ?

Me pelqet te lexoj çdo mendim , ide , pervoje apo dhe enderr e fantazm te çdo antari qe merr mundimin ta tregoje
duke e kaluar ne filtrin nervor te trurit te tij .
Me pelqen mendimi puro , ndjenja , origjinaliteti . Urrej kopjimet dhe banalitetet , ekstremistet dhe kategoriket .
Per mua te besh forum do te thote me shume se gjithçka te tregosh diçka qe ke perjetuar , nje eksperience qe ndoshta dikujt do
ti hyje ne pune , apo dhe po si hyri ndjen knaqsi kur e lexon , por dhe rrahje debatesh per nje dukuri , per nje ngjarje ,
nje fenomen , dhenja e nje opinjoni per nje teme delikate apo strategjike per shoqerin, por pa lene menjane
dhe sjelljen ketu dhe magazinimin e materialeve te dobishme shkencore , shoqerore apo dhe sociale per te bere fv nje biblioteke te vleshme.
Ajo qe me duket e pa vlere eshte sjellja ketu minilajmeve sensasionale ku nuk ke ç'diskuton veçse te besh ndonje batut qesharake dhe banale .
I lexoj me qef mendimet , idet dhe debatet e te gjithe antareve qe diskutojne me kete fryme dhe nuk jane pak .
Mund te permend ketu disa por jam isigurt qe do harroj shume .
Kitrra , Bella , Elushe , Spartakus , Poet , Maser , , Love , Senssu , Deliza , Karamele zana , yelow dhe disa te rinje shume intersant me ngjajne , Soud , My self , Endrra , Kreta ......
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Postimet e cilit anetar te FV-se, i lexoni me me deshire ?

uar shume si jo , Gloom , Zina , evi 3 , Ida angel , Angel devil , etj etj
 
Titulli: Postimet e cilit anetar te FV-se, i lexoni me me deshire ?

uar shume si jo , Gloom , Zina , evi 3 , Ida angel , Angel devil , etj etj

Hartini te vjetrit as mos i permendim fare se eshte e padyshueshme :)...Madje kur shoh nje antar te vjeter si keta qe ke permendur ti un e klikoj kastile per ta lexuar ate teme dhe ate postim:D
 
Titulli: Postimet e cilit anetar te FV-se, i lexoni me me deshire ?

une i lexoj te gjithe ne pergjithesi pervec kur shkruajne shume ...sikur po thone ndonje gje te rendesishme...nuk e sintetizojne mendimin :D
 
Titulli: Postimet e cilit anetar te FV-se, i lexoni me me deshire ?

Si sme paska lexuar asnje postimet e mija :p :p Jan postime prej artisti shpirt labi :p :p (Shaka)

Lexoj cdo postim qe me del perpara sidomos ato postime ku une jam duke diskutuar ne nje tem i lexoj me vemendje cdo antar qe poston pasi ne cdo antar do gjesh dicka te re do mesosh dicka te re dhe cdo antar ka ate vecantin e vet ne postimet qe bejen :D

Respekt per te gjith :D
 
Titulli: Postimet e cilit anetar te FV-se, i lexoni me me deshire ?

Postimet e te gjitheve i lexoj ,pa perjashtuar asnje.
Por jam selektive ne tema (psh temat e sportit, programeve ,shkarkimeve,tema qe i perkasin chatit) postimet ne kto tema si lexoj ,ndonjehere per kurjozitet po .
 
Titulli: Postimet e cilit anetar te FV-se, i lexoni me me deshire ?

kitrres. dhe te disave ne tema te aktuara...jane ca pastaj qe kur i lexoj ma shpifin ...

p.s kitrra mfal per emrin hihihihi sa mire do ishte forumi te flisnim dhe jo te shkruanim s e pertoj shume me shkrujt ahahahha
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Postimet e cilit anetar te FV-se, i lexoni me me deshire ?

Për mungesë vullneti tashmë nuk është se lexoj shumë anëtarë ,pasi kur dikë e njeh nuk egziston më kurioziteti për të hyrë më thellë edhe më në brëndësi.Mjaftohem tashmë me përgjigjen ndaj një teme edhe vetëm kaq,debati në përgjithësi është shumë i varfër edhe pa ''bukë''
 
Titulli: Postimet e cilit anetar te FV-se, i lexoni me me deshire ?

... lexoji shkrimet e atij/asaj qe thot dicka te mencur dhe qe thon gjerat si jan ne diskutimet e temave:)
 
Pe: Postimet e cilit anetar te FV-se, i lexoni me me deshire ?

Nese beni pjese ne ndonjeren nga kategorite atehere i bie qe ju lexoj:p

1- jeni ne listen e miqve te mi
2- kemi replikuar ne ndonje teme
3- ju kam komentuar ose me keni komentuar
4- Ju kam dhene Like ose me keni dhene Like
5- Ju kam derguar reputacion dhe me keni dhene...

NEse s'beni pjese ketu me vjen keq por duhet te mundoheni dhe ca...lol :LOL

Shaka ne fakt, pervec atyre lart lexoj dhe anetarin qe kam siper vetes ose ato te faqes fundit...varet nga koha. Por do vecoj ca emra: Lost(vetem nje fjali shkruan ne dite e kam kollaj) Sensu&Quku(me ben me qesh dhe ja kerkoj postimet), Flow(me del para ngado qe kthehem:(), Dying(si koleg qe e kam), Nevin(si xhan qe e kam), plus; loverboy-in, belen, endrren, love, arfen, dikun, my self,hartini, master, kreta, sweety-in, Didin, Rendexin, "ZInen, gloomin,kitrren" (me raste kur kam kohe:p), elushen, karamelen,morenen e katian kur ishin:(, bellatrix tani se fundmi, etj etj etj......


waaa dhe thoja pse sme del koha per te punuar, une rrikam duke ju lexuar juve mo:p, sa shume qenket... lol
 
Titulli: Postimet e cilit anetar te FV-se, i lexoni me me deshire ?

Soulmind dhe Loverboy per qetsine dhe maturine qe tregojn edhe ndaj atyre antarve qe po te isha une do i kisha njerr per zhelesh jashta si Jozefina Topallja :p
 
Pe: Titulli: Postimet e cilit anetar te FV-se, i lexoni me me deshire ?

... lexoji shkrimet e atij/asaj qe thot dicka te mencur dhe qe thon gjerat si jan ne diskutimet e temave:)


Ashtu eshte -padyshim... gjerat e menqura pa dallim anetaresh...

Po edhe tonat i lexojn Tuana, por ne sna kan permend fare...
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pe: Titulli: Postimet e cilit anetar te FV-se, i lexoni me me deshire ?

Ashtu eshte -padyshim... gjerat e menqura pa dallim anetaresh...

Po edhe tonat i lexojn Tuana, por ne sna kan permend fare...

Jetesa s'jav imponojm dot ti lexojn ...ne tju pelqeft ca shkruaj le ti lexojn :)... mos tju pelqeft skemi sha ju bojme.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top