Titulli: Posta e Forumit Virtual
Duaje veten tende....
A e di sa e cmuar je?
Je buzeqeshja ne fytyren e nenes qe mbush ditet me ty. Je forca ne krahet e babit qe te ka te voglen e tij. Je perralla e neteve per gjysherit.
Ti je shume por e ke harruar, sepse jeton mbi nje bote ku njerezit rralle here dhurojne me buzeqeshje, rralle here hapin zemren, rralle here shohin poshte asaj qe duket. Jeton ne ate boten kur askush nuk e kthen koken nese te degjon duke uleritur, ku askush nuk e zgjat doren nese te sheh ne buze te humneres...
Ti ke harruar qe vlen shume, si nje diamant, me te gjitha difektet dhe imperfeksionet. Je unike!
Ngrije koken pra, dhe buzeqesh. Dhe li pas cdo lot, cdo zhgenjim, cdo meri te te djeshmes. Fale veten per naivitetin, per gabimet, per dashurite e gabuara, per kohen e humbur... Fale, dhe pastaj fillo ta duash perseri! Do te shohesh qe do e gjesh te gjithe forcen qe te nevojitet per te vazhduar perpara.
Qenka tamam per mua