Portrete pa makiazh,,,

ALMA RRJEDH NGA MAJMUNI​

(tregim i nje vajze 4-vjecare)


Sot ne kopesht,kur po shikonim ca revista me kafshe, edukatorja na tha nje gje qe nuk e kishim degjuar me pare:
-Ne njerezit rrjedhim nga majmuni!
-Edukatore , te gjithe? - e pyeta une.
Pa perjashtim, - tha edukatorja e iku e na la vetem.
Floriani dhe Brikena filluan te qanin.Pastaj filluan te qanin dhe nja dhjete te tjere.Ishin qe te gjithe nga 4 -vjece dhe qe te gjithe rridhnin nga majmuni.Erdhi edukatorja e mezi i pushoi.Ne e pyetem perseri edukatoren,qe te na e shpjegonte ,po ajo na e preu:
- Pushoni se ju s'merrni vesh.Eshte shkencore...Ne nuk e pyetem me se ajo bertet pastaj.Nje dite kur Eriona, shkeli barin ku kullosnin disa lope, edukatorja tha:
- Te dashur femije, Eriona shkeli qumeshtin, se bari behet qumesht.
E pyetem si behet, ajo tha :mbylleni gojen, se kjo è shkencore...
Po pune e madhe per bariun . Mua me mbeti mendja tek majmuni! Dmth dhe xhaxhi Liku ,qe shet kartolina ngjitur me kopshtin tone rridhte nga majmuni, dhe xhaxhi Stefani qe kishte hipur mbi shkalle e rregullonte antenen, rridhte po nga majmuni. Ia tregova gjyshes.
- Nuk e di x te tjeret, - tha gjyshja, po fisi yne ,me c'mbaj mend une,jo njehere.Majmune s'kemi pasur ne.
Vrapova tek gjyshja tjeter,mami i mamit. Ajo u inatos:
- Majmune nga raca jone?! C'jane keto marrezira ! Ne ne fis kemi pasur vetem njerez te pashem e me shendet te plote.
U gezova, oh sa u gezova ! Kur erdhi babi nga puna ia tregova gjithe historine duke qeshur.
- S'ka gje per te qeshur ,- tha ai.Vertet ne rrjedhim nga majmuni.Po ti s'ke njohuri shkencore e nuk e merr vesh.TANI ME LER REHAT SE JAM I LODHUR.
Shkova tek mami.Ajo po lante ne govate.
- Do s'do ti , ne rrjesdhim nga majmuni.Puna , na beri nje ,po hiqmu se kam akoma pune ! Shko fli ! DHE ME DEBOI NGA BANJA .
U shtriva po nuk flija dot.Pastaj me zuri gjumi.U zgjova shpejt.Kot qe na e thane kete shkencoren.Tani une nuk e dija si ishte e verteta.Rrjedhim apo jo nga majmuni.Se ca thone po e ca thone jo.
Une vendosa : e verteta è si thone gjyshet.Ato jane te vjetra dhe e dine me mire.Pra, une rrjedh nga gjyshet e nga gjysherit e mi, qe jane aq te mire e aq te bukur.
Majmunet...Po deshen le te pelcasin nga inati !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top