Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Portokalli i kuq lufton kancerin

Lidhja mes ushqimit dhe kancerit njihet prej kohësh: mendohet se rreth një e treta e tumoreve “lindin” në tavolinë. Studimet e fundit në fushën e biologjisë molekulare kanë treguar lidhjen mes obezitetit e kancerit, si dhe domosdoshmërinë e kufizimit të kalorive për të shmangur mbipeshën dhe për të qenë në formë.

Shiko fotografinë 1730564

Në bazë të marrëdhënies ushqim-kancer qëndrojnë disa mekanizma metabolikë: sot dimë që një ushqim i caktuar mund të nxisë ose të frenojë shfaqjen e një sëmundjeje. Për këtë arsye specialistët këshillojnë konsumimin në masë të portokallit të kuq, si dhe t’u jepet privilegj frutave dhe zarzavateve të stinës (sepse kanë vlera të mëdha ushqyese). Portokalli i kuq ka efekt terapeutik për organizmin. Zakonisht rekomandohet për humbjet e kileve të tepërta, por vlerat e tij ndikojnë edhe në uljen e nivelit të insulinës në gjak. Portokalli i kuq ul kolesterolin e keq LDL dhe nivelin e triglicerideve në gjak.

Por cila është mënyra e duhur për të parandaluar efektet e dëmshme të ushqimeve? Duke mbajtur të ulët insulinën, hormon që kur prodhohet me shumicë, shton sasinë e testosteronit, si te femrat ashtu edhe te meshkujt, si dhe duke reduktuar prodhimin e faktorit të rritjes IGF-I, që ushqen qelizat kanceroze. Duhet kufizuar konsumi i sheqerit dhe zëvendësimi i tij me elb, drithëra, tërshërë; gjithashtu në vend të karbohidrateve integrale duhen përdorur ato të rafinuara (miell 0 dhe oriz i bardhë). Vëmendje i duhet kushtuar edhe “treguesit glicemik të ushqimeve”, i cili tregon kaloritë kur një ushqim e rrit ose e ul nivelin e sheqernave në gjak. Pra duhen zgjedhur ushqime që kanë tregues glicemik të ulët. Përpiquni të parandaloni inflamacionin që favorizon rritjen e tumoreve. Si burim proteinash mund të përdorni bishtajoret dhe peshkun; reduktoni konsumin e mishit të kuq, që nuk duhet ngrënë më shumë se një herë një javë.

Për të luftuar radikalet e lira, të cilat shkaktojnë procesin e njohur të oksidimit, duhen konsumuar ushqime të pasura me vitamina dhe antioksidantë, të tilla si portokalli, rrushi, domatet etj. Gjithashtu duhet kufizuar ngrënia e gjalpit dhe djathit.

Eliminimi i helmeve nga trupi është një efekt mbrojtës. Për të arritur këtë qëllim duhen konsumuar shumë zarzavate, si brokoli, lulelakra, spinaqi, preshi, lakra dhe shumë fibra, të cilat favorizojnë tretjen e ushqimeve dhe eliminimin e substancave toksike nga trupi. Efekt mbrojtës ka edhe aktiviteti fizik, sepse ndihmon në zbrazjen e zorrëve. Duke bërë sport forcohet edhe sistemi imunitar, që është “mburoja” jonë kundër sëmundjeve. Ngrënia e frutave (pesë lloje në ditë) jo vetëm pastron organizmin, por mban trupin në formë. Duke konsumuar më pak mish, ëmbëlsira dhe yndyra, si dhe pafund zarzavate, fruta e fibra, jo vetëm që do të mbroni veten nga sëmundjet e ndryshme, por do të jeni më të shëndetshëm. Që efektet të jenë më të mëdha këtij regjimi i duhet shtuar edhe aktiviteti fizik./Tch
 
Titulli: Portokalli i kuq lufton kancerin

o sa lajm i mire se dhe me pelqen jo per gje :p
 
Titulli: Portokalli i kuq lufton kancerin

Epo mire, rrofshin portokallet "siciliane"
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back