sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Arben Rrozhani
Janë tre objekte të tillë këtej rrotull. Më i madhi është ai në Baku të Azerbajxhanit, i ndërtuar në ish-Bashkimin Sovjetik, për nëndetëset. Tjetri është në Brindizi të Italisë dhe pastaj vjen Porto Palermo. Vladimir Dudushi kaloi vitet më të bukura të rinisë në tunelet e Porto Palermos dhe kujton me trishtim se vajti atje 23 vjeç dhe u largua pas 17 viteve, kur i kishin ikur vitet më të bukura të rinisë. Ishte ndër të parët oficerë të xhenios që shkeli aty ku do të ngrihej më vonë vepra më e madhe inxhinierike dhe nëpër duart e tij si shef i furnizimit, kaloi çdo gjë që hyri në atë vepër gjigande. “Porto Palermo, nga pikëpamja teknike ia kalon Fierzës dhe Komanit, sepse është një objekt që brenda tij përfshin 20 objekte të tjera. si ujësjellësi, bankina, depot e karburantit si dhe bateria bregdetare me topat modernë”. Sot idea e hedhur është kthimi në një muze të luftës së ftohtë, që turistët të shohin se çfarë ka krijuar dora e njeriut. Dudushi është dakort, ndryshe nga ushtarakë të tjerë që duan të mbetet në shërbim të mbrojtjes së atdheut. Ka vetëm një merak: të vendoset një pllakë me të gjithë emrat e atyre që punuan aty, ku vetëm portat e tunelit mjaftojnë për të treguar madhështinë.
Z.Dudushi, si përfunduat të Porto Palermo?
Unë kam mbaruar Shkollën e Bashkuar të Oficerëve, specialiteti i xhenios, në 1967. Deri në maj 1970 shërbeva në Elbasan dhe nga 14 maji deri në 1987 kam shërbyer në Porto Palermo, me detyra të ndryshme. ثshtë pak interesant fakti që aty nga prilli 1970 batalioni teknik i brigadës së xhenios së Elbasanit mori detyrën që të shkonte me punë në Porto Palermo. Kjo na ra e papritur, për faktin se duhet të linim teknikën dhe të shkonin aq larg, sepse gjithnjë punët ishin bërë brenda periferisë së Elbasanit dhe duhej që një herë në javë ne të bënim shërbimin ndaj teknikës që kishim në park. Vajti një grup me komandantin e batalionit, Sadetin Basha për rikonicion në fund të prillit 1970 dhe në 14 maj jemi nisur unë, Sadetin Basha dhe 7 ushtarë për në Porto Palermo. U vendosëm në gjysëm ndërtesat që ishin atje dhe më vonë kam ndjenjur vetëm me 7 ushtarë dhe më pas erdhi komandanti i batalionit, komisari dhe u plotësua organika.
اfarë ishte asokohe Porto Palermo?
Atëherë ajo kishte vetëm komandën e batalionit teknik të xhenios që u ngarkua me drejtimin e punimeve, vetëm 7 ushtarë dhe kjo punë zgjati deri në 1 gusht 1970, kur me urdhër të Ministrisë së Mbrojtjes batalioni dorëzoi detyrën në Elbasan dhe doli autonom me qendër në Porto Palermo.
Ju e dinit pse kishit shkuar atje?
Atje filluan punimet nga mesi qershorit dhe na u tha se ishte një objekt për katerat me raketa që do të vinin nga Kina dhe që ishin më të mëdhenj se katerat silurues dhe ky objekt do të bëhej për strehimin e tyre. Në qershor 1978 në objekt erdhi Mehmet Shehu dhe pasi pa objektin nga jugu në veri e anasjelltas, kur u klthyem në jug na tha që katerat nuk vijnë se jemi prishur me Kinën dhe këtë do ta mësonim se partia do ta thoshte hapur dhe ashtu ndodhi sepse në korrik doli edhe letra e hapur që njoftonte prishjen me Kinën. Meqë ato mjete nuk erdhën, objekti duhet të merrte një formë tjetër.
Por çfarë ishte bërë në objekt nga viti 1970 kur shkuat ju?
Deri më 1978 pothuajse kishte përfunduar objekti kryesor, që kishte dy hyrjet veri dhe jug deri te zonat e ngritura, te vinç-urat që ishin parashikuar për të marrë katerat, për t’i hipur në karrela te zona e thatë. Sepse brenda objektit kishte një zonë të thatë që ishte ofiçina dhe depot e katerave. Pastaj ky objekt lidhej me dy objekte të tjerë, me dyshin dhe dysh primin dhe me tubacione lidhej me depon e karburantit
që ishte treshi. Pjesa e thatë ishte ofiçina, me torno dhe pajisje të tjera. Ishin shtruar edhe shinat e objektit dhe nuk kishin përfunduar dy portat e objektit. Kishin përfunduar pajisjet për ngritjen e portave, por portat nuk ishin ende. Por si objekt ai kishte përfunduar. Në 1978 u detyruam që gjithë kësaj pune që kishim bërë t’i vinim minat. Mehmet Shehu ishte ai që hodhi idenë nëse ky objekt bëhej për nëndetëset.
Pati ndikime dalja dhe ndëshkimi i të ashtuquajturit grup puçist të i poshter Ballukut?
Jo nuk pati ndikime, sepse edhe materialet vinin nga jashtë. Unë kam qenë shef i furnizimit atje dhe të gjitha materialet i kemi pritur në portin e Durrësit. Vinin atje, një pjesë shkarkoheshin dhe vinin me anije në Porto Palermo, një pjesë me makina. Por pjesa më e madhe si hekuri, çimentoja dhe makineritë erdhën me mjete lundruese dhe shkarkoheshin në Porto Palermo, sepse ishte bërë edhe bankina. Atje është bërë një punë jashtëzakonisht e madhe, po të shikojmë objektet. Objekti numër një, tuneli kryesor me gjatësi 960-980 metra që e shpon mali tejpërtej, nga gjiri brenda dhe del matanë. Pastaj me të kur jemi përballë objektit, djathtas është dyshi dhe dysh primi, në të majtë është centrali i dizelave të përkohshëm që edhe ai është nëntokë. Janë dy xhepat e magazinimit të katerave dhe në mes është ofiçina. Pastaj te dyshi janë depot e silurave dhe armatimi i silurave. ثshtë edhe objekti numër 3 që lidhet me objektin numër një, nëpërmjet tubacioneve për furnizmin me karburant dhe ujë.
Nga pikëpamja inxhinierike çfarë përfaqësonte kjo vepër?
Nga pikëpamja inxhinierike objekti i Porto Palermos, nga madhësia, vështirësia e punimeve, problemet inxhinierike që dolën dhe u zgjidhën është një ndër veprat më të mëdha që u ndërtuan në Shqipëri. Nga pikëpamja teknike ia kalon Fierzës, Komanit sepse është një objekt që brenda tij përfshin 20 objekte të tjera. Siç janë ujësjellësi, bankina, depot e karburantit si dhe bateria bregdetare që ishte një ndër më modernet në Shqipëri, sepse komandohej edhe lëvizja e topave me sistem elektrik, 20 si i thonim ne. Objekte të tjera ishin devijimi i rrugës, vepra e marrjes së ujit, ujësjellësi që ishte më tepër se 9 km larg.
Atje gjithçka është gjigande. Bie fjala një spinotë e menteshës së portës peshon 500 kg dhe ka 16 të tilla, pra 8 tonë vetëm spinotat, që është ai hekuri që bashkon dy krahët e menteshës. Porta është një objekt dhe vepër inxhinierike më vehte, ato vërtetë erdhën si kontruksion metalik të gatshme nga Kina, por këtu janë montuar menteshat dhe janë betonuar. Atje i vështirë ishte precizioni që donin në montim, sepse nuk është kollaj të ngresh 150 tonë hekur, ta centrosh në mënyrë të tillë që të shkojë në 8 mentesha dhe njëri krah i menteshës, ai i mbështeturi te shkëmbi, ishte i betonuar përfundimisht.
Mashtrimet me Porto Palermon
Ne, një grup kuadrosh xhenierë, pjesëmarrës për shumë vite në ndërtimin e objektit ushtarak të Palermos, pjesëtarë të shoqatës së xhenios, duke marrë shkas nga një emision televiziv, dëshirojmë të informojmë opinionin publik dhe të denoncojmë si të paverteta dhe shpifje të gjitha ato deklarime në atë emision.
Paraqitja satelitore dhe në mënyrë skematike e objektit ushtarak flet qartë se për përgatitjen dhe transmetimin e këtij emisioni kanë qenë të interesuar ndoshta edhe grupe të caktuara interesash.
Eksperti që u servir nga emisioni ka punuar për disa vite si nënoficer me detyrë magazinier i barrominave, kazmave dhe lopatave. Dalja në konkluzionin se: ”vlera e këtij objekti kompleks është e barabartë me vlerën e tre hidrocentraleve të marra sëbashku”, është sa intriguese aq edhe groteske. Dhe çudia më e madhe është se për të argumentuar këto vlera të stërmëdha kishin marrë një ish-magazinier. Aty u tha se gjatë 20 viteve në atë objekt kanë humbur jetën 100 vetë. Ne ish-kuadrot që kemi punuar në atë objekt për shumë vite e themi me përgjegjësi të plotë se gjatë asaj kohe kanë rënë në krye të detyrës 5vetë.
Pasqyrimi në atë emision të papërgjegjshëm të të gjitha të dhënave tërësisht të pavërteta,vetëm të trilluara, pa asnjë argument, pa asnjë analizë dhe dhënia e tyre opinionit publik, tregojnë qartë se ato janë të stisura, janë të paprincipta, bëhen me qëllime të caktuara nga grupe interesash korruptive.
Shumë delegacione ushtarake dhe specialistë që e kanë vizituar objektin e Palermos, të Shëngjinit, të Gjadrit dhe mjaft objekte të tjera ushtarake për nevojat e popullsisë dhe kanë shprehur konsideratat më të larta për këto pavarësisht se janë ndërtuar në kohën e sistemit komunist.
Vërtet ne jemi partnerë të NATO-s, por ne sot jemi i vetmi vend në Ballkan që nuk kemi ushtri të armatosur. Ushtria jonë sot nuk disponon as mjete luftarake tokësore, as detare e as ajrore. Po armiqtë tanë shekullor i kanë ushtritë e tyre, i modernizojnë ato çdo ditë armatimin dhe teknikën luftarake. Nëse ne do të presim të na mbrojë NATO, në rast të ndonjë konflikti në Ballkan, ky është një gjykim antikombëtar dhe armiqësor, sepse për mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit duhet të merren të gjitha masat çdo ditë nga vetë ne dhe jo te presim të na mbrojnë të tjerët. Askush në NATO nuk ka thënë që të mos mbrohen kufijtë, apo me marrëveshje të fshehta të falen apo shiten pjesë të territorit. I bëjmë thirrje Qeverisë dhe Kryeministrit ta kthejnë një herë vëmendjen për tju dhënë atyre të gjitha të drejtat që u takojne në bazë të statusit të ushtarakut. Boll më me genjeshtra e mashtrime me ligje e me amendamente që vetë i nxirrni dhe asnjëherë nuk i zbatoni
Shoqata Kombëtare e Ushtarakëve Xhenierë
Kryetari
Aleksandër Mihali
Muzeu? Në hyrje të vendosen emrat tanë
Një studio italiane kërkon ta hapë për publikun këtë vepër të vështirë ushtarake, që asnjë ditë nuk punoi në funksionin për të cilin ishte ndërtuar. Studio “Terranji” pretendon rivitalizimin e tunelit të nëndetëseve në Porto Palermo, nëpërmjet muzet të Luftës së Ftohtë. Tuneli do të kthehet në muze që do të jetë reflektim me anë të dokumenteve që përcjellin ngjarjet e Luftës së Ftohtë. Tre arkitektët, Elisabeta Terranji, Xhefri Shnap dhe Daniele Leda, që kanë punuar në projekte të ngjashme, kanë si synim të shndërrojnë të hapur për vizitorët bazën e nëndetëseve në Porto Palermo.
Vladimir Dudushi është në dijeni të këtij projekti. “Unë them se është i vonuar. Ai është sot një kafaz që s’ka pëllumba. Kur s’ke nëndetëse çfarë do të futësh në të. Ai është lënë në gjendje të mjeruar sot dhe unë, megjithëse e di mirë ndërtimin e tij, kam pikëpyetje të madhe, nëse hapen apo jo portat e objektit. Sepse këto porta kanë një sistem vetëgrasatimi, sa herë që hapen portat. Punon pompa për t’i grasatuar dhe vajisur spinotat e portës? Kjo i ka munguar atij objekti për vite të tëra dhe rregulli ka qenë që ato të hapeshin dhe të mbylleshin periodikisht që të grasatoheshin, sepse janë në prezencë të kripës së detit dhe unë kam dyshim.
Objekti është varrezë po nuk u hap porta dhe nuk hyn e del dot, sepse 1200 tonë portë nuk ke si ta hapësh. Nuk është e vërtet ajo që u tha në emisionin “Opinion” për portën e veriut, që është zënë në gurë, sepse ajo mund të hapet pa problem me polumbarë”-thotë Dudushi.
Për të dhe xhienierët e tjerë ai është një objekt i përmasave të jashtëzakonshme dhe Shoqata Kombëtare e Ushtarakëve Xhenierë të Shqipërisë ka mendimin që në ballë të objektit të vihet në një pllakë metalike ku të jenë të shënuar emrat e të gjithë atyre që ishin punuar aty. “Ai duhet bërë muzeum, por duke e bërë muze të luftës së ftohtë vetëm hyrja në atë objekt tregon madhështinë e objektit. Në kushtet kur ajo nuk përdoret për atë që është bërë, ajo duhet bërë muze që të tregojë madhështinë e vetvetes. Dhe të atyre njerëzve që e bënë atë object”-thotë Dudushi. Ai tregon edhe copëza të trishta historish njerëzore, duke nisur nga ato të shokëve dhe të tijën. “Njerëzit lanë atje jetën, rininë. Ju nuk e dini, por ne kemi patur atje një shef teknike, Hajdar Hoxhën nga Elbasani. Ai erdhi atje në kohën kur i lindi vajza dhe shkonte në Elbasan një herë në muaj. Një ditë nga ditët, kur vajza ishte bërë 3 vjeçe ky vete në shtëpi dhe vajza i thotë të ëmës: ”O mami pse vjen gjithmonë ky xhaxhi te ne?”. Fëmija nuk e njihte për baba dhe është sakrificë e jashtëzakonshme. Unë e gjeta Hajdarin, duke qarë në dhomë dhe më tregoi këtë. Ishte e jashtëzakonshme të jetoje pa familje, pa asgjë, sepse të atilla ishin kushtet. Kur vajta unë fillimisht, sa u ndërtua pallati i parë për dy vite e gjysëm kam jetuar në shtëpinë e një himarioti në një dhomë. Pastaj u ndërtuan pallatet”./Shekulli