Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Portieri i Serbisë: Jemi mprehur për luftë dhe përleshje në ‘Elbasan Arena’

portieri-300x193.jpg
Serbët janë duke e përgatitur me tone lufte ndeshjen e 8 tetorit në Elbasan.

Për ta ndezur situatën ka menduar portiere i Kombëtares serbe, Vladimir Stojkoviç.

Ai thotë për gazetën serbe “Alo”, se futbollistët serbë janë përgatitur për luftë dhe përleshje në Elbasan.

Stojkoviç thotë se Serbia do të përpiqet me të gjitha kushtet, të prishë ëndrrën e shqiptarëve për të marrë pjesë në Euro 2016.

“Ekipi është mprehur për luftë dhe përleshje në ‘Elbasan Arena’, sepse vendasit janë të vetëdijshëm për të metat e lojtarëve të tyre dhe do të përpiqen me çdo mënyrë jo-futbollistike të marrin tre pikët. Ata do të përpiqen të na mundin prapë me dhunë, sepse janë të vetëdijshëm se nuk dinë dhe në terren nuk mund të na mundin. Kam parë ndeshjen e tyre në Danimarkë, janë përplasur me koka, por disi ua shkëputën një pikë. Luftojnë, kanë patriotizëm të shfaqur, por ne duhet t`ju përgjigjemi në mënyrë të ngjashme”, tha Stojkoviç.

“Shqiptarët tashmë e kanë filluar luftën speciale para ndeshjes. Filluan me arrestimin e serbit me dron në kufi (i cili përpiqej të bënte punën e tij dhe punonte për një organizatë turistike në Shqipëri) dhe vazhdoi me provokimet e lojtarit Andi Lila, i cili festoi golin ndaj Olimpiakosit duke e lartësuar Shqipërinë e Madhe. Do të japim gjithçka nga vetja, të kthejmë atë që na është marrë padrejtësisht në Beograd. Me siguri do të ketë edhe ndonjë sajesë në Elbasan, por tani jemi më të përgatitur dhe më me përvojë për shkak të asaj që ndodhi në terrenin tonë. Do të ketë gjithçka. Rrahje, grindje, shpime, goditje, por ne jemi të përgatitur. Kush del më i mençur nga kjo luftë, do të fitojë dhe ndeshjen”, vazhdoi Stojkoviç.

“Nuk do të më çudiste që të lëshojnë dhe dron me flamurin serb e të na akuzojnë se e kemi bërë ne”, thotë ai.

“Të gjithë duam t`ua prishim planet, t’i mundim dhe të mos shkojnë në Kampionatin Europian. Por ata, pas kësaj kanë edhe ndeshje në Armeni. Praktikisht atyre në dy ndeshje ju duhet një pikë, me kusht që Danimarka të mos fitojë me Portugalinë”, e mbyll intervistën e tij Stojkoviç./a.l
 
Titulli: Portieri i Serbisë: Jemi mprehur për luftë dhe përleshje në ‘Elbasan Arena’

edhe hajde shko ne ndeshje po deshe ...
 
Titulli: Portieri i Serbisë: Jemi mprehur për luftë dhe përleshje në ‘Elbasan Arena’

Shkijet e dijne shume mire se sa gjaknxehte jemi ne, prandaj tashme kane filluar me provokimet e tyre. Ata (shkijet) mund te luftojne vetem kur jane ne shumice absolute, perndryshe kane vetem fjale te medha. Po te kishin kualitet nuk do te ishin ne fundin e tabeles.
 
Titulli: Portieri i Serbisë: Jemi mprehur për luftë dhe përleshje në ‘Elbasan Arena’

ceshtja eshte se duhet ne te vetpermbahemi , sepse UEFA e ka bere te qarte qe cdo veprim apo kunderveprim eshte penalizim per ne!
dhe do ishte mekat qe binim pre e ketyre provokimeve
 
Pe: Portieri i Serbisë: Jemi mprehur për luftë dhe përleshje në ‘Elbasan Arena’

Ata edhe do të dëshironin që rrahnim, vetem e vetëm që të diskualifikohemi.
Por, ne duhet të ruajmë gjakftohtësinë, nëse dëshirojmë të shkojmë
më tutje! Shkijet janë të njëjtat Rrugaçë, si gjithmonë: edhe nënën e vet e shesin
për të arrijtur qëllimet e veta!
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back