SHBA - Prapaskena të nxehta turbullojnë sërish jetën e Lindsay Lohan. Një aktor pornoje, i quajtur Alex Torres, ka zbuluar se ka kryer marrëdhënie seksuale me aktoren 25-vjeçare.
Por nëse këtu s’ka asgjë të veçantë, gjërat bëhen paksa më të bujshme kur mësohet se Lohan ka paguar për të pasur marrëdhënie seksuale. Për më tepër, nata e pasionit është konsumuar në shtëpinë e aktores, aty ku ishte duke fjetur edhe i ati, Michael.
Mirëpo Alex Torres, i njohur me emrin e artit ثoodo, kur është pyetur nëse Lohan senior ishte në dijeni për atë që kishte ndodhur, ka kthyer përgjigje: “Pyeteni vetë atë nëse di diçka mbi atë natë që unë kalova me të bijën, teksa ai flinte një kat më lart...”.
Ndërsa për sa i takon pagesës së bërë, aktori i filmave ka treguar: “Disa prej njerëzve të famshëm të Hollyëood më paguajnë shuma të majme dollarësh, për t’i kënaqur. E njëjta gjë ndodhi edhe me Lindsay Lohan, nuk po tallem!”.
Ndërkohë, pas këtyre deklaratave, përfaqësuesi i aktores nuk ka mohuar, por as nuk ka pohuar gjë, teksa është mjaftuar të thotë: “Nuk e ndiej të nevojshme t’u përgjigjem disa fjalëve të shprehura nga një pornostar”.
(er.nu/koha/BalkanWeb)