Analistët e kompanisë ComScore kanë publikuar të dhënat për vizitueshmërinë e faqes Twitter.com për muajin qershor. Shifrat e dhëna tregojnë për pothuajse rritje të pabesueshme të popullaritetit të këtij shërbimi.
Gjatë qershorit të këtij viti numri i vizitorëve të Twitter është rritur për shtatë milionë shtesë dhe është ndalur në shifrën mujore prej 44.5 milionë vizitave unike të faqes. Kjo shifër nënkupton se numri i vizitorëve është rritur për 19 për qind krahasuar me të dhënat nga muaji maj dhe rritje prej 1.460 për qind krahasuar me muajin qershor të vitit 2008.
Në të njëjtën kohë, sipas të dhënave të ComScore, 'vetëm' 20 milionë përdorues të Twitter kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që do të thotë se 55 për qind e përdoruesve në Twitter.com kanë ardhur nga pjesa tjetër e botës.
Shifra e vërtetë e këtij shërbimi për mikro-blogje definitivisht është më e madhe se vet numri i përdoruesve të faqes sepse, sipas disa vlerësimeve, mbi gjysma e përdoruesve në llogaritë e tyre në Twitter qasen nëpërmes ndonjërës prej aplikacioneve të punuara për këtë qëllim.
*telegrafi*