Titulli: Politikë Kryeministri Rama flet për etikën e komunikimit në parlament
Sala fyen dhe shpif per Edi Ramen ne Parlament me fjalor rrugesh.
PO kush eshte ne te vertete skizofren e bipolar?
اfarë është Skizofrenia?
Skizofrenia është një formë e përsëritur dhe shpeshherë kronike e sjelljes anormale që i referohet asaj që shumë prej nesh e quajmë "çmenduri".
Psikiatri zviceran, Eugen Bleueler, ka qenë ai që ka përdorur për herë të parë nocionin "skizofreni", fjalë kjo e cila vjen nga greqishtja dhe do të thotë "shpirt i ndarë".
Skizofrenia është një sëmundje e rëndë mendore që prek rreth 1% të popullsisë së botës. Mendohet që simptomat janë pasojë e një disbalance biokimike në tru. Kërkimet e fundit tregojnë që skizofrenia rezulton nga një defekt i zhvillimit fetal të trurit, pasojat e të cilit shpërthejnë në formën e sëmundjes në adoleshencën e vonë. اrregullimi karakterizohet nga deluzione, haluçinacione, çrregullime të të menduarit dhe komunikimit. Skizofrenia përbën një patologji të trurit e cila ndikon në aftësinë e individit për të dalluar atë çka është reale dhe atë çka jo.
Simptomat karakteristike
Dy (ose më tepër) nga simptomat e mëposhtme, prezente në një pjesë kohe rreth njëmujore (ose edhe me pak) janë të mjaftueshme për të përcaktuar pacientin si skizofren:
Simptomat pozitive përfshijnë:
1 - Mendime dhe fjalime të çrregulluara (si mendimet dhe fjalimet pa lidhje të Salës)
2 - Halucinacione, si dëgjime të zërave apo tingujve (si vegimet, letrat në vrimat e shkëmbinjve në Malin e Dajtit, Bekimi Hyjnor i Salës ... ).
3 -- Deluzionet (deluzionet nga shokët e idealeve; Hajdari, Fevziu, Zhulali ...)
4 - Iluzionet (autostrada Tiranë-Pekin, rekordet tij të notit, Shqipëria e Dyta pas Gjermanisë, shqiptarët janë norvegjezët e Ballkanit, dy gjysmat e tjera të jetës së tij...)
Simptomat negative përfshijnë:
1 - Nevojë për t'u ndier të mbrojtur (200 badigardët që e ruajnë, antiplumbi që nuk e ndan asnjë herë në daljet në publik, zbulimi i shpeshtë i armiqve të vet, ...)
2 - Pamundësi për t'u përqëndruar (gjestikulacionet dhe mimika e fytyrës, hidhet degë më degë pa u përqëndruar tek subjekti i fjalimit, ...)
3 - Humbje e funksioneve normale (...)
Kohëzgjatja
Shenja të vazhdueshme të shqetësimeve duhet të jenë shfaqur gjatë 6 muajve të fundit. Kjo periudhë 6-mujore duhet të përfshijë të paktën një muaj që nga shfaqja e simptomave nga grupi A (faza aktive e simptomave) dhe mund të përfshijë periudha të simptomave, si fazën aktive të keqësimit ose fazën e shfaqjes së simptomave pozitive (d.m.th. përmirësim në funksione të ndryshme).
Këto simptoma mund të jenë të njëjta me sëmundjet e tjera mentale siç janë çrregullimi bipolar dhe çrregullimi skizoafektiv apo mund të jenë rezultat i ndonjë problemi fizik. Psikiatrit dallojnë gjatë diagnozës se skizofrenisë disa prej simptomave pozitive dhe negative.
Shkaqet e Skizofrenisë
Shpeshherë simptoma të ngjashme me skizofreninë ndodhin edhe në patologji të tjera si psh: sëmundja e Huntigtonit, sëmundja Wilson, në epilepsi, encefalite, meningite, në Sklerozën Multiple etj. Diagnoza e skizofrenisë së vërtetë vlerësohet atëhere kur janë përjashtuar këto sëmundje si shkaktare të mundshme të simptomave psikotike.
Gjenet dhe Trashëgimia
Aktiviteti i neurotransmetuesve është i kontrolluar nga gjenet në një shkallë të gjerë. Ka evidenca mjaft të qarta që tregojnë se janë pikërisht këto të fundit të përfshira në patogjenezën e skizofrenisë. Studimet tregojnë që ka rreth 10-15% mundësi që të zhvillohet sëmundja nëse një nga prindërit ose vëllezërit /motrat është diagnostikuar me skizofreni. Nëse të dy prindërit janë skizofrenë, atëhere risku rritet në 40-50%. Për nipërit dhe mbesat e një pacienti me skizofreni risku për të zhvilluar sëmundjen shkon rreth 3 %.
Këshillimi gjenetik ndihmon në llogaritjet e riskut për të afërmit e pacientëve skizofrenë.