Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Politika e zbeh festën e qindvjetorit

f.1127093822956_m.gif


Qytetarët e Kosovës kanë nisur të festojnë shumë ditë para përvjetorit të 100 të pavarësisë së Shqipërisë. Ata në mënyra të ndryshme kanë filluar ta festojnë këtë përvjetor madje qytetarët e thjesht janë duke e përjetuar në nivel krejtësisht tjetër nga politika. Aktivitetet për nder të shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, kanë filluar dy javë më parë, me akademi, përkujtime, përurime dhe aktivitete të ndryshme.
Mirëpo, një aktivitet mjaftë atraktiv, është edhe udhëtimi i një grup prej 300 kalorësish, të cilët me veshje kombëtare janë nisur në udhëtim për në Vlorën, nga Kulla e Jasharëve në Prekaz. Po ashtu, Klubi i çiklistëve të Prishtinës është nisur ditë më parë me biçikleta për në Vlorë, për të mbërritur atje të mërkurën më 28 nëntor. Pos akademive kushtuar kësaj feste e përurimeve të ndryshme vlen të përmendet nisja e katër qytetarëve të Lugunçës së Preshevës në këmbë për në Vlorë. Ndërkaq, të hënën mbrëma një akademi solemne ka mbajtur edhe i pari i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi.

Në këtë manifestim kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, rikujtoj gjeneratat e tëra të rëna për lirinë dhe pavarësinë e shqiptarë, që nga periudhat e hershme. “Kryetari i parë i Qeverisë shqiptare, Ismail Qemali dhe arkitekt i pavarësisë, Hasan Prishtina, janë figurat kryesore të kombit. Nuk ishte dëshirë e jona të jetojmë në dy shtete. Shumë më mirë do të jetonim në një shtet të vetëm brenda familjes evropiane”, tha kryeministri Thaçi, duke përmendur edhe heronjë dhe dëshmorët e kombit në periudha të ndryshme, shkruan "Zëri".

“...Populli shqiptar ka vuajtur nën sundime të huaja. Ai ka bindjen se e meriton të radhitet ndër kombet e Perëndimit, të cilët ai shpreson se do ta ndihmojnë këtë tokë, që nuk kërkon veçse të begatet. Sot, kur nderojmë themeluesin e shtetit shqiptar, nuk kemi si të mos rikapitulojmë fatin historik të trojeve që mbetën jashtë Shqipërisë londineze”, ka thënë numri një i qeverisë së Kosovës. Sipas tij, nuk ka epitet politik më kundërthënës dhe negativ se shprehja Shqipëri londineze.

“Njëqindvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë shqiptarët e presin me dinjitete dhe krenari. Bazë e këtij dinjiteti është fakti se Kosova dhe Shqipëria festojnë të dyja në pozicionin dinjitoz historik të ngadhënjimtarit”, ka thënë Thaçi.

Në këtë përvjetor të njëqind të Pavarësisë, në Ditën e Festës së Flamurit, Thaçi ka shprehur bindjen e plotë dhe besimin e pathyeshëm se Shqipëria dhe Kosova e shekullit 21 do të jenë shtete evropiane. Ndërkaq, simboli i rezistencës, Adem Demaçi, se shqiptarët vazhdimisht ishin të robëruar që nga perandoria e Osmani e deri tek ish-Jugosllavia e së fundi edhe nga Serbia.

“Por, ne vazhduam rezistencën tonë pa u ndalur kurrë, prandaj kjo rezistencë vazhdon dhe sot. Duhet të jemi sërish të bashkuar për të kaluar edhe këto sfida që i kemi përpara”, tha Demaçi.

Analisti Avni Zogiani, ndërkaq mendon se kjo festë po festohet ndoshta më mirë se sa është pritur. “Unë kam pasur frikë që kjo festë do të jetë vetëm në duart e politikës... deri tani kam përshtypjen se ka pasur një manifestim disi si paralel të njerëzve, shqiptarëve, pavarësisht nga qeveritë e politika”, ka thënë Zogiani. Ai ka thënë se njerëzit janë duke e përjetuar këtë në një nivel tërësisht tjetër nga ajo që ka shpresuar politika në Kosovë e Shqipëri.

“Njerëzit janë duke iu rikthyer historisë secili në mënyrën e vet me gjithë mllefin që kanë me politikën aktuale”, ka thënë Zogiani. Se ky përvjetor po festohet në mënyra të ndryshme tregon fakti se aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje organizuan të hënën një aksion simbolik në Merdar. Aksioni kishte si qëllim vendosjen e flamurit kombëtar dhe një tabele ku shënohej “Mirë se vini në Republikën e Shqipërisë”.

Ndonëse as këtu ata nuk kaluan mirë sepse është Policia e Kosovës që çdo herë gjendët afër tyre duke intervenuar në mënyrën e vet për t’i penguar aktivistët. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back