
Vetëm pak orë nga shpallja e fituesit në zgjedhjet vendore të së dielës, Policia e Shtetit bën bilancin e veprimeve dhe ngjarjeve që u shënuan gjatë dhe pas procesit zgjedhor.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pranon se janë referuar në Prokurori, raste të shitblerjes së votës . Sipas tij, Policia e Shtetit ka qenë korrekte dhe asnjë veprim i saj nuk ka cënuar votën e shtetasve më 25 qërshor.
96 vepra penale me 120 persona të arrestuar, cënuan procesin e votimit më 25 qershor.
Policia e Shtetit bën bilancin e punës, rastet e denoncuara dhe referimet qe ka bërë në Prokurori.
اako deklaroi se në 190 raste gjatë procesit të votimit është kërkuar ndëryrja e policsë ditën e zgjedhjeve, ndërsa për atë të numërimit në 3 raste . Ai tha se në Prokurori janë referuar me dhjetra raste të shitblerjes së votës.
Në lidhje me shkarkimin e 3 shefave të komisariateve si të përfshirë në veprime joligjore, اako ka deklaruar se do të presë hetimet.
Lidhur me situatën në Kavajë, ku është ndërprerë procesi i numërimit të votave, اako ka deklaruar se nuk ka asnjë situatë të jashtëzakonshme. /Blitz.al/