sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
-
- Anëtarësuar më
- Jul 18, 2008
-
- Mesazhe
- 20,476
-
- Reagimet e mara
- 1,250
-
- Vendndodhja
- Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
Tirane – Policia e kryeqytetit konfirmoi se ka marrë në ruajtje 823 qendra votimi në Qarkun e Tiranës. “Strukturat e Komisariati i Policisë Nr.1, 2, 3, 4, 5, 6 dhe Kavaje në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, në zbatim të detyrimeve ligjore për zhvillimin normal të zgjedhjeve per Kuvendin e Shqiperise, sot ne date 27.06.2009 moren ne ruajtje 823 Qëndra Votimi të shtrira në juridiksionin e tyre”, tha policia. Sipas saj, është organizuar ruajtja e Qendrave të Votimit gjatë natës para ditës së votimit, duke filluar nga momenti kur në QV mbërriten materialet zgjedhore, deri në momentin kur KQV-ja do te filloje veprimet paraprake për çeljen e votimit ne date 28 Qershor 2009. “I gjithë personeli policor i angazhuar me detyra zgjedhore, është i pajisur me dokumentin e posaëem te identifikimit, i cili përmban fotografine, gradën, emrin dhe mbiemrin e punonjësit të policisë, numerin kodik, si dhe Numërin e Qëndrës së Votimit apo KZAZ/VNV-se”, sqaroi me tej policia. Sipas burimeve zyrtare, objektet Zgjedhore ku jane vendosur 16 (gjashtembedhjete) KZAZ-të ne Qarkun e Tiranes, do te vazhdojne te ruhen nga punonjësit e Policisë së Shtetit, prej orës 20.00 deri në orën 08.00 të ditës së nesërme. (Lajmifundit)