Policia ia bën testin e alkoolit një kali

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
Policia e trafikut në Rumani ka testuar një kalë për alkool pasi që qerrja të cilën ai po tërhiqte ka goditur fatalist një mashkull i cili po rrinte ulur në një ulëse afër rrugës.
f1013064040687m1xq1.jpg


Policët, nga Lelesti në qarkun Gorj të Rumanisë, kanë kërkuar nga veterinari lokal të kryej një test alkooli i cili doli të jetë pozitiv.

Dëshmitarët i kanë thënë policisë se kali “dukej jashtë kontrollit” përkundër përpjekjeve të pareshtura të pronarit për ta bërë një gjë të tillë.

Ion Dragan, 56-vjeçar, i ka thënë policisë se ai sapo kishte blerë kalin dhe ishte rrugës për në shtëpi.

Policët dyshojnë se kalit mund të i është dhënë alkool që të duket më i fuqishëm dhe më i shëndetshëm para se të shitej.

Ion Iliuta, kryesues i autoritetit lokal të veterinarisë, ka thënë se është çuditur kur policia ka kërkuar të përcaktojë koncentrimin e alkoolit në gjakun e kalit.

"Kurrë më parë nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Ndoshta të përcaktojmë se çfarë lloji të gjakut ka po, por që të konstatojmë nëse kafsha është e dehur, kurrë".

Viktima, 86-vjeçari, i cili po rrinte në ulësën jashtë shtëpisë së tij, vdiq nga plagët e marra.

telegrafi
 
ue car spo degjojme megjithese u n i kam dhene pit bullit birre dhe tym hashashi e veretete qe behet tape iken shtrema shtrema gjynah per viktimen qe skishte lidhje fare me kalin
 
Hiq spo besoj :D ku eshte veterinari duke ja bere testin :p
 
u qyqja ca nuk ndodh :D
 
LOL , me kujtoi ate barsaleten, qe e ndalon polici njerin qe po udhetonte me gomar dhe i kerkon patenten, edhe ky i thote, une sdi gje jam pasagjer, pyet shoferin...:D

Nje fakt me shume qe tregon qe njerezit kane rreshkitur..:)
 
Gjynah ai plaku qe paska vdekur...Ky kali duhet derguar ne qender rehabilitimi per alkolistet...:D
 
Raki kumblle kishte pire ky tipi ketu ??? :boss: :gallate:

Ngushellime familjareve te plakut te shkrete!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top