Poli i Veriut zhvendoset per 64 kilometra

Kresha

A pretty face can never trick me
ثshtë e mundur që anomalitë magnetike, po qe se shumohen, ta pengojnë punën e satelitëve, fluturimin e aeroplanëve, komplet sistemin GPS, e madje edhe vetë jetën në tokë, të shumë llojeve të kafshëve, të cilat lëvizin dhe orientohen sipas “kompaseve të brendshme”.



Gjatë vitit të kaluar, Poli magnetik i Veriut lëvizi për 64 kilometra, që është një lëvizje rekorde, ngase ai praktikisht “iku” nga Kanadaja në Siberi, duke u shkaktuar kështu shkencëtarëve edhe një kokëdhembje më tepër.

Polet magnetike dhe fusha magnetike e Tokës lëvizin vazhdimisht, por një lëvizje kaq e madhe nuk është shënuar asnjëherë, që nga koha kur kanë filluar përcjelljet e saj, madje as gjatë 200 viteve të fundit, sa po zgjatin këto ngjarje ekstreme dhe të paparashikueshme në këtë fushë.

Lëvizja e fushës magnetike të Tokës, gjithsesi se varet nga ngjarjet që ndodhin në bërthamën e saj, megjithëse këto ndryshime nuk është aq lehtë që të vërehen, e aq më pak që të sqarohen.

Por, një gjë është e qartë: poli verior (magnetik) që nga viti 1800 e deri në vitin 1900 lëvizte diku rreth 15 kilometra për çdo vit, pastaj filloi që të shpejtonte gradualisht, derisa nuk arriti në 55 kilometra në vit, dhe në këtë mënyrë erdhi deri te rekordi që u shënua vitin e kaluar.

Njëkohësisht me anomalitë e tjera të fushës është shënuar edhe një dobësim i konsiderueshëm i fushës magnetike të Tokës.

Sipas raportit të publikuar në revistën “GeoScience”, e të cilin e raportoi Radioja Evropa e Lirë, shkencëtarët danezë, nga Qendra për Hulumtime të Gjithësisë, erdhën në përfundim se për këtë gjë fajin e kanë lëvizjet në pjesën lëvizëse të bërthamës së Tokës. Ata besojnë se e gjithë kjo shënon fillimin e rrotullimit të fushës magnetike së prapthi. Kjo do të thotë se magnetizimi i polit verior (magnetik) do të kalonte në polin jugor gjeografik, dhe anasjelltas.

“Variacionet në fushën magnetike janë plotësisht të paparashikueshme, dhe në disa pjesë të Tokës tejet të dukshme”, përfundojnë shkencëtarët danezë.

Për shembull, në vitin 2003 këto ndryshime ishin të dukshme në Australi, e në vitin 2004 ato u shfaqën në Afrikën e Jugut. Muajve të fundit, ndërkaq, u vërejt edhe një “gropë” e hapur mbi Brazil, nën të cilën fusha magnetike është dukshëm më e dobët. Të gjitha këto dukuri do të mund të nënkuptonin fillimin e një ndryshimi të fushës magnetike të Tokës për 360 shkallë.

Natyrisht, ky ndryshim i fushës magnetike të Tokës nuk do të thotë edhe fundin e botës, por në pyetje është një proces normal nëpër të cilin planeti ynë ka kaluar më shumë se disa dhjetëra herë. Për më tepër, gjatë historisë së Tokës, polet magnetike kanë ndërruar pozitën e tyre gjatë çdo 600 000 viteve, kështu që ndërrimi i tashëm mund të thuhet se është vonuar – sepse nga ndërrimi i fundit kanë kaluar 750 000 vjet.

Megjithatë, askush nuk e di se sa do të zgjasë ky proces, e as se cilat do të jenë saktësisht pasojat e tij. Sepse, po qe se ndërrimi zgjat disa qindra ose disa mijëra vjet, atëherë dobësimi i magnetizimit përcjellës të Tokës mund të ketë pasoja të mëdha, ngase ai më nuk na mbron nga rrezatimi kozmik ose diellor.

Gjithashtu, është e mundur që anomalitë magnetike, po qe se shumohen, ta pengojnë punën e satelitëve, fluturimin e aeroplanëve, komplet sistemin GPS, e madje edhe vetë jetën në tokë, të shumë llojeve të kafshëve, të cilat lëvizin dhe orientohen sipas “kompaseve të brendshme”.

Veriu magnetik, pra vendi nga kthehen të gjitha gjilpërat e busullave, ndodhet afër, por jo saktësisht vendit që gjeografikisht pohohet të jetë Poli i Veriut. Momentalisht, veriu magnetik ka lëvizur dhe ai tani ndodhet diku në brigjet e ishullit Elsmer.

Marinarët e shfrytëzuan kompasin me shekuj veriun për të naviguar nëpër det, megjithëse ai është zëvendësuar me të madhe nga sistemi GPS, edhe pse kompaset edhe më tej mbeten mjet që shfrytëzohet gjatë orientimit nënujor ose mbiujor. (express)
 
Back
Top