Poezi te ndryshme

Nuk të kërkoj të më duash…

Nga: Jorgos Samoladhas

Kushdo ti qofsh, sido të jesh,
me mua sonte rri pak, qëndro.
Nuk të kërkoj që të më duash,
një ngushëllim veç më ofro.

Nëse kam fatin të sakatuar,
faj s’më ka bota, as ti, mendoj.
Mua më vdes çdo gjë që dua,
dhe nga e para nis e kërkoj.

Sa vajza njoha në jetën time,
ikën pa shkak, u bënë vegim,
por veç asnjërën nuk kam urryer,
qenka e shkruar në genin tim.

Sido të jesh, qofsh e bekuar,
dy fjalë të ëmbla zukatëm, si bletë,
të më qetohet shpirti i rrënuar
dhe nesër thuamë: mbeç me shëndet!
 
Dritëro Agolli- MJEGULLI I DASHURISË

Kur ikja larg, drejt teje vija
Kur vija afër, ikja larg
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia bëhej çark.

As e kuptoja si të desha
Një mjegull pus, një çmenduri
Si një poet që shkruan vjersha
Dhe ndez një shkrepse, i bën hi

Dhe ndoshta kjo ish dashuria
E çakërdisur kuturu…
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia gjithashtu.
 
PYETA VALET VOGELUSHE

Pyeta valët vogëlushe;
mu si krahët e një gushe
përmbi supe nga një shkumë,
kush më pak e kush më shumë,
venë e vinë e shkojnë e shkasën
dhe përhera për ty flasën.

Valëza, o valëza,
farë e fis me vashëza,
ku e keni shoqen tuaj?
Ruaje zot nga erë e huaj!

Pyeta zoga, pyeta zogj,
pyeta zemrën që m’u dogj,
pyeta lulet nëpër baça,
nëpër baça, që un’ plaça,
muaj e vitra po të pres,
vidi-vidi pëllumbeshë!

Vidi-vidi zogëza,
farë e fis me zojëza,
ku e keni shoqen tuaj?
Një minutë e gjat’ një muaj!

Vidi-vidi pëllumbeshë!
për ty qaj e për ty qeshë,
për ty qesha; gjithë jeta
me gjith’ lule, me gjith’ fleta,
u bë fli për ata sy;
çdo gëzim ta fala ty!

E çdo brengë e mbajta vetë.
Tash afroi e thënë e shkretë,
dhe un’ s’di ku jam, ku vete,
rroj për ty e vdes për vete!

Ali Asllani
 
Ismail Kadare- KRISTAL

Ka kohë që s’shihemi dhe ndjej
Si të harroj un’dalngadal,
Si vdes tek unë kujtimi yt
Si vdesin flokët dhe gjithçka.

Tani kërkoj unë posht’e lart
Një vend ku ty të të lëshoj.
Një strofë a notë a një brilant
Ku të të lë, të puth, të shkoj.

Në s’të pranoftë asnjë varr,
Asnjë mermer a morg-kristal,
Mos duhet vall’ prap’ të të mbart
Gjysmë të vdekur, gjysmë të gjallë ?

Në s’gjetsha hon ku të të hedh
Të gjej një fushë a një lulnajë
Ku butësisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund të të shpërndaj.
 
Kisha shumë vite që kisha vdekur… -
Kisha shumë vite që kisha vdekur
Erdhën plot njerëz dhe në varrim
Sa fjalë të bukura që kishin gjetur
I kishin shkruar mbi varrin tim…
Sa turp më vinte, sa më peshonte
Rrasa e varrit me ato fjalë.
Ndonëse parajsa nuk më pranonte
Ndoshta dhe shpirti s’më kishte dalë…
Sa isha gjallë më ndenjën ftohtë
Nuk e kuptoja çfarë kisha bërë
Doja nga njerëzit një fjalë të ngrohtë
Vetëm më iku, jeta e tërë…
Tani që s’jam, mos u frikësoni!
Se larg prej jush vendin e gjeta.
Rri kuvendoj me Perëndinë
Ai s’paska frikë nga e vërteta!

Nga Agim Doçi
 
Une ju kam dashur!
Ndoshta dashuria
Ne shpirtin tim akoma nuk u shua,
Por s'dua qe t'ju kape merzia,
T'ju pikelloj tani jo kurre s'dua.

Ju desha heshtur fare dhe pa shprese,
I munduar nga zilia s'jua thashe,
Ju desha aq sinqerisht dhe me bese,
Sa dhente zoti nje tjeter kaq ju dashte!


PUSHKIN
 
NJERIU DHE KOHA

- U ngrit një re prej pluhuri
E purpurt, e keqe, si unë...
Vërtitet një re e zezë mbi botë,
E zezë si unë;
Leh natën një qen i tërbuar nën portë,
Tërbuar si unë.
Zvarritet një gjarpër nga tokë e vithisur,
Një gjarpër si unë;
Kalojnë në shtigje plot njerëz të krisur,
Të krisur si unë.
Lëkunden në qoshet e rrugëve Rrugaçet,
Lëkunden si unë;
Bërtasin lypsarët si kafshët në guvat,
Në guvat si unë.
Kërcejnë majmunët në pyjet e xhunglat,
Majmunçe dhe unë;
Jeton botë e çmendur me vallet dhe plumbat,
E çmendur si unë.
Tmerrohet njeriu, kur lind mbinjeriu,
Tmerrohem dhe unë;
Kur vdes mbinjeriu, merr zemër fatziu,
Marr zemër dhe unë...
Nëntor, 1995


Dritero Agolli.
 
Bledi Ylli


Dhëmb, të presësh shiun në shkretëtirë
E buzët e thara dhëmbin për një puthje.
Në ato buzë-mbrëmje ku shpirti është i ngrirë
Dhëmb, kur dëshirat me kohën bëhen lutje.
Dhëmb, të heshtësh në pritjen e pafund

Në pritjen e asgjëje mes mallit përvëluar.
Aty ku shpirt-dëshira bëhet tërmet e tund.
Ku dashuron ikona nga koha tjetërsuar!
Dhëmb, të kesh ç’të flasësh e mos të kesh ku
Fjalët rrinë mes dhëmbëve e shtyjnë me rrëmbim.

Atëherë kur ëndrrat marrin sytë e tu
Ashtu si padashur, hyn’ në shpirtin tim.
Dhëmb, cdo hap i yti i hedhur brenda meje
Zemra del nga ritmi e mëndja pak nga pak.
Kujtimi yt i ëmbël me gjakun rrjedh ndër deje

Shumë kohë që prisja ”ujin” e ti vije si flakë!
Dhëmb, kur dashuria rron veç në kujtime
Buzët duan puthje e trupi kërkon duar.
Më pas të gjith’ të tjerat janë veç supozime
E vuan largësinë, kush është i dashuruar!
 
Ne nje dhome me dy dritare dhe kater mure
Ku jetojne s'bashku dy peme dhe dy lule
Ku as rrezet e diellit sic duhet s'depertojne
Por megjithate ato dy lule, cdo dite lulezojne
Gjithe malit per rreth, i japin hijeshi
Drita e bukurise se tyre, ngjall harmoni
Dy peme dhe dy lule, qe jetojne ne hare
Ua kane lakmine atyre, edhe zogjte ne fole


(Pjese nga nje poezi tcilen e kisha pas lan ngjysme, vite me pare)
 
Malli, shpirti, heshtja...

Malli vjen në heshtje e heshtja nuk ka fjalë
Oqean i errët, nga hëna dritësuar.
Shpirti bëhet bregu, mbart të tijat valë
Herë e përkëdhelin...Herë mbulojnë tërbuar!

Malli është si era e tejdukshme ngjyrë
Edhe pse nuk duket, ndjehet gjer në deje.
Shpirti, bëhet trupi e i jep fytyrë
E me thonjtë e heshtjes, kapur rri pas teje.

Malli vjen në heshtje e heshtja vjen me mall
Fjalët s'kanë c'të thonë e fshihen në qetësi.
Një moment i bukur që duket si përrallë
Ku shpirti bëhet flutura e humb në pafundësi!
_____________________________________________

Bledi Ylli

Screenshot_20201025_075824.jpg
 
Dhe një herë

Përsëri e hapa, atë kuti kujtimesh
Humba në mes yjesh në një tjetër botë
Thua të jetë jeta çështje meditimesh ?
Por dhe pa të shkuarën para s'ecim dot!

Për dashurinë, kanë diçka të thonë
Në një farë mënyre çdokush e ka jetuar.
Ndodhi që disa, ta kuptonin vonë
E disa akoma nuk e kanë kuptuar!...

E gjatë kjo natë i zgjatë kujtimet
Dhe trupi ngjanë në mes i prerë.
Një pjesë shtegëton me ëndërrimet
Tjetra pupul, humb në erë !...

U kthye prap kjo natë e zgjatur
Ε gjeti rrugën dhe një herë !

Bledi Ylli.


Screenshot_20201113_183647.jpg
 
Në shtëpinë e të diturve

Unë e di se po të rri më gjatë,
Ju të ditur, do t’ju çmend vërtet,
Do rrëfej një javë e plus një natë
Ëndrra plot e pak realitet.
Ndaj po iki shpejt me dy-tre shokë
Në një pijetore në Vaqar.
Mos u trembni, s’dua t’ju marr kohë,
Se gjë tjetër s’kini se ç’t’ju marr.
Mua koha as më duhet fare,
Mbajeni ta pini me salep,
Unë e kam merakun veç për pare,
Nga këto nuk kini gjë në xhep.
Ndaj po iki shpejt me dy-tre shokë
Në një pijetore në Vaqar,
Si dervish të pi, të bëhem trokë,
Kokën afër gotave ta var…
[Këngët e Buzëqeshjes]
D.Agolli.
 

LULEKUQJA​

Lulekuqja e mjera
Asgjekundi s'ka shtepi
E shkon jeten n'arrati
Ajo s'eshte si te tjera
S'ka stoli!
Fushes, kodres, del vetiu
Veres ngrohet, dimrit ngrin
Vete shkunde, vete mbin
Dhe, kur skuqe, vjen veriu
Dhe e perfshin
Neper kembe gjith' e shkelin,
Vend ne kopshtet ajo s'ka
Dore ndihme kurrre s'pa;
As e mbjellin, as e vjelin
Shkoi u tha…
Po vec ngjyra e saj si zjarri,
Si nje yll qe xixellon
Tere bota e imiton
Eshte shenje per se mbari
Nga shikon
Ajo ngjyre kur ze shfaqet
Mbreti frone shkon e le
Njerez rober fare s'sheh
Vjen e drejta del ne faqet
Si Zot je
Ajo ngjyre nd'ato flete
Eshte shpresa qe tregon
Nje te ardhme q'enderron
Eshte flamuri yne vete
Qe valon
- poezi nga Asdreni
 
PSE ?!_ Sterjo Spasse

Ç'është jeta për ty? - e pyeta.
-Flluska sapuni, - m'u përgjigj.
-Po vdekja?
-Shpërblimi i jetës!
-Ç'është bota?
-Një pikë helm në hapësirë!
-Ç'është me e kuptuar në Botë?
-Vdekja?
-Cila është kafsha më e egër?
-Njeriu!
-Po më e butë?
-Ajo që s'ka lindur!
-Cili njeri ju duket më i poshtër?
-Ai që ndryshon veten me një emër të huaj dhe ai që punon aq mizorisht sa që nuk kujton as vdekjen!
-Ç'është budallallëku?
-Të duash një gjë që s'e ke dhe të kujtosh se je ai që s'je!
-Po puna më e mençme?
-Te gëzosh të tanishmen!
-Ç'është më e afërme?
-Vdekja!
-Po më e largët?
-Zemra ime me tënden dhe fillimi e fundi i hiçit.
-Çfarë është e pavdekur?
-Hapësira!
-Çfarë është më e bukur?
-Fantazia!
-Po më e shëmtuar?
-Sëmundja!
-Më e hidhur?
-Jeta!
-Më e ëmbël?
-Hiçi!
-Ç'gjë e është më e madhe?
-Libri i Botës!
-Po më e rëndë?
-Fjala!
-Më e pamundur? - Këtu u mendua pak, sikur donte të çlodhej. më shikoi një copë herë në fytyrë si me habi e pastaj duke m'i shtrënguar të dy duart, më tha me butësi:
-Edhe në të pyetur duhet mjeshtëri! Çfarë pyetët tani?
-Çfarë gjë ju duket tani dhe do t'ju dukej mbas disa mijë vjetëve - sikur të jetonit - si e pamundur?
-Të ndryshosh veten dhe formën, dmth jam unë të bëhem ti, dhe jam njeri dhe të bëhem pëllumb!
-Kur shpërblehet njeriu?
-Kur e kujton veten të lumtur!
-Çfarë gjë ju duket më e mërzitur?
-Çdo send është më i mërzitur se njeri tjetër!
-Çfarë gjë ju duket më e vështirë?
-Të jesh njeri!
-Po më e lehtë?
-Të krijosh krijesë njerëzore!
-Cili është ngushëllimi i të pasurit?
-Pesha e qeses!
-Po i të vobektit?
-E ardhmja!
-Nuk ju kuptoj, - i thashë për së dyti.
-Vdekja! -mu përgjigj serioz
-Po ç'përmban jeta e njeriut?
-Vetëm dyshime!
 
  • Puç
Reactions: D.
.
Mbasdite dhetori

Arratija e vjeshtës hedh zaret e mrame
e fati jem paracaktohet prej tekave t’kuqlueme të gjethnajës.
Shtërngata shpërlan dyzimin e vitrinës me manekinë cullakë
teksa qyteti përmbytet prej stërpiklave të kryqëzueme ndër rrotat e nji biçiklete.
Si dhetorin tjetër
silueta jeme pas dritares asht po ajo,
e pazoja me ba zapt vjeshtën.
Ka ndryshue veç hovi i frymës
që hukatë xhamat
ku shkruj me gisht dëshirat pagojce...
.
... e huazuar...
 
.
ME NJERËZ HALLET NUK I NDAJ

Mësova njerëzit t'i mbaj largë
Shumë largë prej halleve të mia
Të mos iu jap motiv për fjalë
Le t'i dimë unë dhe Perëndia.

Dhe sikur zgjidhje në mos pastë
Mbi shpinën time do t'i mbaj
Viteve mbledhur në një trastë
Me njerëz hallet nuk i ndaj.

Nuk ka më sofër bujarie
Ku mund të shtrohet halli yt
Nuk të lënë fije krenarie
Kanë për t'i mbyllur të dy sytë.

Mësova njerëzit t'i mbaj largë
E hallit tim t'i dal për zot
Të mos iu jap motiv për fjalë
Njerëz të besës nuk ka më sot.
.
.......... e huazuar ..................
 
Fillesë

Orë pas ore, s’bëhet dita,

Është dhimbje për dhimbje:

Koha nuk rrudhoset dot,

Nuk harxhohet kot:

Deti thotë det,

Toka thotë tokë:

Njeriu pret.

E vetëm

Kambana e tij

Atje mes të tjerave

Ruan në zbrazësinë e vet,

Qetësinë e patrazuar,

Që do t’i jepet kur të ngrejë ai

Të metaltën gjuhën e tij valë mbi valë.

Nga shumë gjëra që pata,

Në gjunjë duke ecur anë e mbanë

Këtu, lakuriq,

S’kam veç mesditën e rëndë

Të detit, e një kambanë.

Zërin e tyre që të vuaj më dhanë ato

E paralajmërimin që të ndaloj.

Në gjithë botën ndodh kjo:

Në hapësirë vazhdon.

E deti jeton.

Kambanat janë aty.

– Pablo Neruda
 

NË FRESKINË E NJË VJESHTE TË BUKUR​

Në freskinë e një vjeshte është bukur,
të dridhet shpirti si gjethe mbi mollë –
dhe të shohësh parmendën e diellit
si çan sipërfaqen e lumit, ujin kaltror.

Është bukur të shkulësh nga trupi
Gozhdën e nxehtë të një kënge
dhe me fustan të bardhë festiv
të presësh trokitje në derën tënde.

Unë mësoj me zemër, mësoj, të ruaj
në sytë e mi lulen e egër të qershisë
Vetëm vetpërmbajtja ndjenjat ngroh
Kur një krisje e hollë gjoksin e gris.

Në heshtje kumbon kambanorja e yjeve,
Për mëngjesin çdo gjethe është një qiri.
S’do lejoj të futet në dhomën time askënd
s’kam ndërmend t’i hap derën kujt assesi.
- poezi nga Sergej Esenin
 

PA TITULL 1​

Ti s’më do? S’të dhimbsem sado pakëz?
Nuk ta mbushkam syrin apo si?
prapseprap ti ndizesh e merr flakë
tek shtrëngohesh supeve të mi

Mike, epsh e tëra, lajka s’dua
As i vrazhdët nuk të sillem dot
Veç më thuaj: sa kështu si mua
puthur e shtrënguar ke gjer sot?

Unë e di, të gjithë hije u bënë
Dhe s’ta shuan zjarrin pa mbarim
Prehër pa ulur ti s’ke lënë
Si po rri tani në prehërin tim

Nëse këto çaste ndonjë tjetër
Sjell ndërmend ti, syçkat kur pulit
Mos pandeh se po mërzitem tepër
Tjetër kend dhe unë kam në shpirt

S’është fat kjo lidhje mendjelehtë
po një flakë çasti veç, ta dish
Si të njoha rastësisht i qetë
“Mirëmbetësh” do të them sërish

Edhe ti do marrësh udhën tënde
Do bësh pluhur ditët plot mërzi
Veçse mos lakmo t’i marrësh mendjën
Kujt s’ka njohur puthje e dashuri

krahë për krahë me ndonjë tjetër djalë
Udhës kur të shkosh ti, ku ta dish?
Mbase dhe unë do kem dalë
Për shëtitje, e shihemi sërish

Ti më fort pas tjetrit do të ngjitesh
Dhe me kryet ulur ftotësisht
“Mirëmbrëma ” do më pëshpëritësh
Kurse unë “mirëmbrëma, Miss”

Dhe asgjë nuk do më trubullojë
S’do më dridhet shpirti për asgjë
Kush ka dashur s’mund të dashurojë
Kush u dogj një herë, s’digjet më…
- poezi nga Sergej Esenin
 

DUKE ARDHUR KETU​

Ne kemi bërë e provuar çfarë kemi dashur
Ne kemi hedhur përtej ëndrat
Duke preferuar në vend të tyre industrinë e rrëndë
Të njëri-tjetrit,
dhe i kemi dhënë mirseardhjen depresionit
dhe thirrjeve të rrënojave
zakonin e pamundur për t’u thyer.

Dhe tashmë ne jemi këtu
Tryeza është gati dhe nuk mundemi të hamë.
Mishi qëndron në liqenin e bardhë të pjatës së tij
Shishja e verës është në pritje.

Duke ardhur këtu
si për borxh :
asgjë nuk është grabitur
asgjë nuk është premtuar.
Ne nuk kemi zemër ose falje hyjnore
Jo vend për të ikur
Jo arsye për të qëndruar.
- poezi nga Mark Strand
 
nc_ohc=IN60cwzzjJwAX9ndnHF&_nc_ht=scontent.fath3-3.jpg
 

Attachments

  • nc_ohc=IN60cwzzjJwAX9ndnHF&_nc_ht=scontent.fath3-3.jpg
    nc_ohc=IN60cwzzjJwAX9ndnHF&_nc_ht=scontent.fath3-3.jpg
    69.3 KB · Shikime: 0
  • nc_ohc=IN60cwzzjJwAX9ndnHF&_nc_ht=scontent.fath3-3.jpg
    nc_ohc=IN60cwzzjJwAX9ndnHF&_nc_ht=scontent.fath3-3.jpg
    69.3 KB · Shikime: 0
Ndonjëherë s’ke kohë as të vësh re.
Në pak sekonda ndodh gjithçka.
Gjërat ndryshojnë.
Mbetesh gjallë. Vdes.
Bota vazhdon, ecën.
Të brishtë jemi, si fije letre.
Jetojmë në zgrip të përqindjeve, me kohë të kufizuar.
Dhe kjo është e mira dhe e keqja e kësaj,
i thonë “faktori kohë”.
Dhe nuk ke ç’bën.
Mund të shkosh e të rrish në majë të malit,
të rrish atje duke përsëritur dhjetëra vite dhe të mos
ndryshosh asgjë.
Mund të ndryshosh vetveten në një farë mënyre,
por edhe kjo mund të dalë për keq.
Ndoshta shumë e vrasim mendjen.
Ndjeni më shumë, mendoni më pak.
~??? ??????? ????????
 
Mos duaj gjysëm të dashuruarit
Mos argëto gjysëm shokët
Mos u kënaq me vepra të gjysëm talentëve
Mos e jeto një gjysëm jete
Dhe mos vdiç një gjysëm vdekje
Nëse e zgjedh heshtjen, atëherë hesht
Kur flet, fol derisa ta përfundosh
Mos e hesht vetën për të treguar diçka
Dhe mos fol për të heshtur
Nëse pranon, atëherë shprehe troç
Mos e fsheh
Nëse refuzon atëherë qartësoje mirë
Se një refuzim i paqartë nuk është pos një pranim i dobët
Mos prano gjysëm zgjidhje
Mos beso në gjysëm të vërteta
Mos ëndërro gjysëm ëndrra
Mos fantazo gjysëm shpresa
Gjysëm pirja nuk do ta shuaj etjen
Gjysëm ngrënja nuk do të ngopë
Gjysëm rruga nuk do të dërgoj askund
Gjysëm idea nuk do jep rezultate
Gjysma tjetër e jotja nuk është ajo që do
Je ti në një kohë tjetër prapë në të njejtën hapsirë
Je ti kur nuk je
Gjysëm jete është një jetë që se ke jetuar
Një fjalë që nuk e ke thënë
Një buzëqeshje që e ke shtyer
Një dashuri që nuk e ke pasur
Një miqësi që nuk e ke njohur
Të mbërrish e mos të arrish
Të punosh e të mos kryej punë
Të marrësh pjesë që të mungosh
Çfarë të bën të huaj për ta të afron te vetja
Dhe ata huajsohen te ti
Gjysma është një moment i thjeshtë i paaftësisë
Por ti je i aftë sepse nuk je gjysëm qënie
Ti je një tërësi që ekziston për të jetuar një jetë jo gjysëm jete

Khalil Gibran

4d612ee3176c858ed60c2d24727e7c1c.jpg
 
“Ka një mrrekulli të vdekjes”
Ka një mrrekulli të vdekjes, të saktë
si ligjet kur trupat tanë do të shpërbëhen
në elemente të natyrës,
ndoshta do të takohemi si ujëra nëntokësore,
si humus e kripëra te rrënjët e një bime,
që ajo të lulëzojë e të hapi petale
e të mahnitë gjithçka me bukurinë anonime.
Do të na lulëzojë eshtrat...
Ajme! Po shpirtrat vallë?
Si krijesa ajri do të enden nëpër re,
përherë të dy ndarë dhe asnjëherë një!

| Moikom Zeqo |
 
Shqiperise - Pablo Neruda

S’kam qenë asnjëherë në Shqipëri,
ne tokën e ashpër, plot dashuri,
peisazheve bjeshkatare me barinj trima.
S’kam qenë, po ja
që sot kam shpresë
të vij
ashtu si festat apo dasmat popullore,
për të pare i etur diellin e madh
që praron fuqishëm muskujt viganë
të vargmaleve të saj epikë!
Si zambaku i ri dhe i freskët
që shpërthen mes shkrepave
shpërthen nga gjiri i saj kultura,
arti, librat, ndërsa përpara bujkut
e punëtorit ngrihet nderimi i epokës,
përmendorja e dashurisë
e virtuti lulëzon
viset e lashta!
O Shqipëri e vogël, por sa e fortë!
E vendosur e patundur e fjalëmbël.
Tingulli i kitarës tënde
është i gjallë e i çeliktë
e vjen e i shtohet me dinjitet melodive
të historisë,
këngës së epokës që s’ka të heshtur!
Është një zë malesh,
ndërtimesh të pafundme e të bardha,
kjo është kënga e njerëzve dhe bjeshkëve
e zogjve të pranverës dhe drurëve të mollëve
plot lule të porsaçelura
e erërave e valëve të detit.
Qëndresa, pamposhtmëria dhe lulet e tua Shqipëri
janë dhurata që po i sjell
vetë ndërtimit të jetës së re mbi botë.
 

Wistawa szymborska
"Le tre parole più strane"

Quando pronuncio la parola futuro,
la prima sillaba già va nel passato.
Quando pronuncio la parola silenzio,
lo distruggo.

Quando pronuncio la parola niente,
creo qualche cosa che non entra in alcun nulla.
 
Nëna dhe djali.
Na ish një nënë dhe kish një djalë,
Një djalë të lig, veç për të këqija.
Të gjithë uronin të vdiste sa më parë,
Dhe nëna e tij, mbushej me thinja.
E luste të birin të kthente udhë,
Se dita ikën o bir, e s'të fal, kurrë.
Se nuk është nënë aq e urtë, o shpirt,
Dhe nuk është nënë, o zemër që të fal.
E fliste, i fliste, por ishte e kotë,
I biri e tallte, e lante me turp.
Dhe nëna vendosi të ngulte një gozhdë,
Për çdo prapësi të djalit, në mur.
Dhe nëna thinjej dhe muri mbushej,
Dhe ajo kërrusej me ditë e orë.
Një ditë i harroi i biri huqet,
Tek pa me tmerr murin me gozhdë.
I ra në gjunjë nënës e qau,
Kam qenë i marrë, o nënë më fal.
Të gjitha thinjat me lotë ia lau,
Dhe i rëndonte çdo thinjë sa një mal.
E mira nënë kokën i puthi.
Mjaft qave bir, tani u rrite.
T'i duash ti njerëzit dhe unë gozhdët,
Do t'i shkul pas çdo të mire.
Të mirat djalin zemrën ia mbushnin,
Askush s'e njihte më atë.
Çdo mbrëmje shihte murin,
Dhe numëronte gozhdët në të.
Vjen një ditë, kur nëna e mplakur,
Nga muri shkuli gozhdën e fundit.
Por djali s'ndihej ende i kënaqur,
Në mur qenë vrimat, si vrima plumbi.
O nënë tha djali, s'do jem i qetë,
Pa zhdukur murit vrimat e zeza.
O bir tha nëna, kjo s'ndodh në jetë,
Çdo vrimë të murit m'a ka dhënë zemra.
Ti qofsh i mirë dhe qofsh me nder,
Dhe lehtë ne balle djalin e puthi.
Por plaga s'ikën kurrë nga trupi,
Dhe s'bëhet kurrë i bukur turpi.
| Teodor Keko |
Pikturë nga Adolphe Jourdan

60469305_2729887970386573_7129806283007328256_n.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top