Poezi te ndryshme

Lauri

Anunnak
shpejt po bën ti përparim
moj soul po del potete
të mungon një prezantim
Tash je gati për koncerte 🤷
 

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Staf në FV.AL
Adm
shpejt po bën ti përparim
moj soul po del potete
të mungon një prezantim
Tash je gati për koncerte 🤷
Une poete jam me kohe
por ju nuk dini gje
jam poete jam artiste
lum ju c'talent kishit per hise!

hahahahahhajahahha

Ik o laur tashi mos me fol
se shkoi ora ne shtepi te shkoj


Klm! :)
 

“E sikur, matanë gardhit, më i gjelbër të jetë bari” poezi nga Ernest Hemingway​


E sikur, matanë gardhit, më i gjelbër të jetë bari
Se atje shi bie, anembanë,
Ku ata që kurrë s’rrijnë dot pa dhënë
Të kursejnë për vete, nuk kanë.

Ku njerëzit që buzëqeshin më shumë,
Nën jastëk pa fund kanë lotuar,
Dhe më trimat që ke njohur ndonjëherë
Frika i ka sakatuar.

Tej gardhit, mbushur me njerëz të vetmuar,
Të vetëm nuk sheh asnjeri,
Atje, ata që për vete nuk kanë strehë,
Të bëjnë të ndihesh në shtëpi.

Mbase bari matanë ngjan më i gjelbër
Sepse e kanë lyer me boj’
Veç mos harro, mik, nga ana tjetër,
Bari yt, më i gjelbër, duket njësoj.
 

Lauri

Anunnak
Nji zâ prej n'fund t'dheut
naltohet drejt qîllit,
prajshëm afrohet
mbas rrezeve t'dîllit.
N'angurrat e andrrës
fryma e flatron,
te nji muranë
nal' e pushon...
N'mes t'dritës së syve
aureola i shndrit,
ndërsa shpirtin e shpirtit
rrin te pragu tuj prit...
(Anonim)
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
SINFONIA E TAKAVE

Ai ishte një regjistrues i marrë,
S’kishte zemër në gjoks,kishte disqe!
Jetonte brenda në një kitarë,
Atje e desh dhe varrin kur të vdiste!
Ia dha vetë ate forme sobalkes se tij,
Se atje do flinte me Bet’hovenin e madh!
Se atje do ish dhe zoti Paganin,
Edhe zoti Shubert,edhe zoti Moxart!
Kush tha se keta ishin te vdekur!?
Ai fliste me ta,qeshte,peshperiste!
Brenda kitares se tij vetem e shoqja,
E urdheruar ishte te mos fliste!
Ai behej xhind kur ajo lante pjatat,
Kur kercitja e tyre i futej neper disqe!
Ai i ulerinte kur ia degjonte takat,
Pale kur padashur,ndonjehere ,teshtinte!
Por erdhi nje dite dhe ajo iku ne qiell,
Kitara krisi,muret e saj u cane.
Telat e saj rane mbi Bet’hovenin,
Mbi Moxart e Shubert,mbi te gjithe rane.
Tani ai ve veshin ,jo per te degjuar tinguj,
Po per t’u cmallur me zhurmen e pjatave!
Bet’hoveni?E c’eshte Bet’hoveni,
Para simfonise se embel te takave!?

Skënder Rusi
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Nina nana, me ëndrra plot,
se po fjete s’do shikosh
kaq mjerim e s’do rënkosh
për ç’po ndodh sot nëpër botë,
paradë armësh e ushtarësh
në këta popuj qytetarësh.
Nina nana, ti nuk ndin,
psherëtimat plot ankim,
të popujve që durojnë
ca të marrë që urdhërojnë;
Që durojnë e masakrohen,
që për racë viktimizohen
dhe për fe martirizohen.
Për një zot që nuk e njohin,
por që interesi e lyp,
për sovranin që i shtyp.
Kjo sërë vrasësish halabakë
që vazhdimisht tokën përgjak
e dinë mirë se ky batak
s’është terren i keq aspak
për çdo ujk e çdo çakall,
çdo xhepist që s’vjedh për hall.
Fli i miri i nënës, o,
sa të mbarojë kjo gjëmë, duro.
Fli bir, se nesër dita
çdo lider do ndajë meritat,
atij që armik i thanë gjer dje
për kokë të tij do të zënë be.
Se janë miq e familjarë
dhe s’bën të jetojnë të ndarë.
Ndaj do kthehen më miqësorë,
të gjithë kapur dorë për dorë.
E t’bashkuar të gjithë tok,
Për ç’kanë bërë pa çarë kokë.
E do bëjnë një diskutim
për punë, paqe e zhvillim,
për këtë popull pa dhëmbë
që s’dimë ç’fat e mban në këmbë.
| Carlo Alberto Salustri |

(Trilussa), 1914
1645950808177.png
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Është parë s’është parë
Vunë ministër një gomar
Gjindja tha: Goxha ministër
Me samar e me kapistër
Ç’iu qep mëzi, ç’iu qep kali…
Eh, gomar, ç’të polli halli!
Dhe kërriçi pret një qoshe
Tok me pelën kuqaloshe…
Por një cep kërkon dhe mushka
Ndryshe zemërohet krushka
Në katund plasi debati:
More, s’ngeli soj veshgjati!
Flet me plak i muhabetit:
Le t’i rrojnë, me nder qytetit!
Se katundi pa gjë s’ngeli
Boll janë: lopa, qeni, gjeli…
| Dritëro Agolli |
 
Taras Shevçenko eshte poeti kombetar i Ukraines!
Taras Shevchenko (1814-1861) llogaritet si njëri ndër poetët më të mëdhenj ukrainas të shekullit 19 dhe një figurë e ndritshme e Ukrainës.

Mendimet e mia


Mendimet e mia gjembore, mendimet e mia gjembore,



Ju ma sillni t’vetmin mjerim!

Pse ju në letër rrini

Rresht pas rreshti me kaq trishtim?…

Pse era nuk ju shpërndan

Nëpër stepa si rerën?

Pse fati i keq nuk ju ka djep

Mbi gjoksin e tij, ta bëni të fjeturën?…

Mendimet e mia, mendimet e mia melankolike

Fëmijët e mi, lastarët e butë!

Ju kam ushqyer, e ju kam rritur—e tash

Çka duhet të bëj me ju?…

Shko në Ukrainë, fëmijë i braktisur pa strehë

Merre udhën për në Ukrainë

Përgjatë rrugicave të pasme si vagabondët.

Por, unë jam i dënuar të rri

Atje do të gjesh një zemër të sinqertë

Dhe fjalë të ëmbla të presin

Atje ndershmëri, të vërtetë të panjollosur

Dhe, ndoshta, nam do të kesh gjetur…

Kështu që mirëpriti ato, mëmëdheu im,

Ukrainë, në shtëpinë tende!

Pranoje çiltërsinë time, pjellë e thjeshtë

Dhe merri për vete!
 

Reldi

Ajo që nuk na vret, na bën më të fortë.
Sikur te te mundesha
boten te ndriçoja ,
mos te shihja lot
ate do te doja .

Sikur edhe shpirtin ;
tim une ta dhuroja ,
s'do me vinte keq
se diçka do ndryshoja .

Ne kete bote te gjithe
s'ka njeri pa halle ,
po dhimbja e shpirtit
ajo eshte me e madhe .

Po jeta eshte e shkurter
dhe çdo njeri e di ,
ndaje lini menjane dhimbjen
dhe jetoni çdo lumturi .
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
MIQTE...

Kot e ke, më tha ndërgjegja,
Njerëzit s’janë përherë miq.
Ti pandeh se ata të duan,
Por në fakt i ke “armiq”!
I them vetes, pse, s’kanë shkak,
S’kam pushtet, as ofiq…
Nuk urrej askënd në jetë,
S’ndaj të mirë dhe të liq!
S’ka të bëjë, ata s’të duan,
Afërmendsh i ke “miq”!
(Dashuri, ti s’fal, thotë Krishti,
Po s’i deshe dhe armiqtë!)
S’është çudi në këtë jetë,
Midis miqsh ka dhe “armiq”.
Helm i egos i ngërthen…
Dhe i bën oh sa të liq!
Mos u lig, mos u mpak,
Thotë vetvetja, je një hiç.
I pavlerë në këtë botë,
Po nuk pate dhe “armiq”!


Timo Flloko
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
ÇMENDURIA
-nga Tjutçevi-
Atje ku kupë e qiellit tretet
Me tokën shpuzë e lemeri,
Atje pa hallet e pa dertet
Jeton e liga çmenduri.
Nën rrezet zjarr me ditë e natë,
Nën rërën prush që përvëlon
Ajo me sytë e saj të xhamtë
Diçka mes reve rri kërkon.
Një herë hidhet sipër tokës,
Mban vesh mes brazdave më bisht,
Një herë gishtin i vë kokës,
Dikujt i flet misteriozisht
Dyshon se ndjen vrapim rrëkeje,
Gjëmim lumenjsh e turbullim
Dhe nanuritje nëpër deje,
Përmbysje toke dhe mbarim!...

D.Agolli.
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Mali dhe lumi...
Në vendin tim gjendet një mal.
Në vendin tim gjendet një lumë.
Eja me mua,
Nata ngjitet përmbi mal.
Uria zbret poshtë në lumë.
Eja me mua,
Cilët janë atë që vuajnë?
Unë nuk i njoh, por janë njerzit e mi.
Eja me mua,
Unë nuk e di, por ata me thirrën
Dhe më thonë: “Ne vuajmë.”
Eja me mua,
Dhe ata më thonë: “Njerezit e tu
Njerzit e tu të pafat,
Midis malit dhe lumit
Me uri dhe pikëllim,
Ata nuk duan të ndeshen vetë,
Ata po të presin ty, mik.”
Oh ti, njëri që e dua,
I vockli, kokrra e kuqe
E grurit,
Ndeshja do të jetë e ashpër,
Jeta do të jetë e ashpër,
Por ti do të vish me mua...
Neruda
1653565205848.png
 

AnaVie

Invisible
NJË MIK TË NDERSHËM.

Një mik të ndershëm dhe një gotë,
Gjë tjetër ç'të kërkoj?!
Gjithë hallet që ka zuska botë,
Me mjegull t'i mbuloj..

Gëzimi rrugës na ndjek hapin,
Veç lumturia hesht....
Ajo na fshihet dhe s'e kapim,
Mbi të s'kemi pushtet!!

ROBERT BERNS.
 

Marakli^Krapit

Antarë i Respektuar
T’kam sha sa mujta
E kurr nuk dita mu ngi
T’kam sha me t’par e t’mram
Por prap diçka mungote
T’kam sha
Por ti nuk nijshe
T’kam nam
Por namt nuk t’xeshin
T’kam fy
Por ti ishe i pa ftyr
E prap nisa me t’sha prej fillimit
E ti prap ma zi bashe
E kshtu nisi nji poezi
Un shaj e ti ban se s’ni
Der kur erdhi nji ditë e fillova mu msu
Fillova me t’dasht
Fillova me ba tifo per ty
Bile edhe me shokë jam prish per ty
Me vlla nuk flas per hater tan
Mar shtet mutit
 

AnaVie

Invisible
" Lamtumirë
Lamtumirë
- Ne rregull
- Ne rregull
- pra nuk do dëgjohemi më me njëri-tjetrin?
- jo
- Po sikur të takohemi në rrugë? - le të ndryshojmë rrugën
- Po sikur të jetë një rrugë e mbyllur?
- atëherë themi lamtumirë
- dhe si do themi lamtumirë
- me një puthje
- ndalo?
- Ne rregull
- Ne rregull!
- dhe nëse sëmurem a do të doje ta dije?
- E sigurt!
- por a nuk mund të gëgjohemi ashtu siç tham?
- ma shkruaj
- ah, do t'i shkruajmë njëri-tjetrit?
- vetëm nëse jemi në prag të vdekjes
- Ne rregull
- Ne rregull
- atëherë tani po shkoj
- Jo, prit!
- me trego
- Po sikur të ndodhë diçka e bukurë
- sa e bukur
- e bukur e bukur
- Do të doja ta dija
- Të shkruaj?
- më telefono
- pra, mund të flasim në telefon? - vetëm nëse ndodh diçka e bukur - po aq e bukur sa??
Apo fitoni një çmim Nobel?
- Ne rregull -
- E di dhe nuk do të fitosh kurrë një çmim Nobel
- pra, mund të të telefonoj edhe nëse është ditë pranvere dhe është me diell?
- po
- ok lamtumirë atëherë"
20 MINUTA MË VONË "
- Alo?
-Alo është një ditë me diell dhe është një ditë e bukur
thjesht doja ta thoja
faleminderit,
gjithsesi do të kaloj nga ty nesër pasdite
- Pse?
- ne rast se bie shi dhe nuk mund te me telefonosh...

B2F981B6-ED4B-4AFC-928D-F8124AC01E74.jpeg

E huazuar
 

AnaVie

Invisible
Zemra e një gruaje është një mekanizëm kompleks,
i pandjeshëm ndaj arsyetimit të vrazhdë të mashkullit aventurier. Nëse vërtet dëshironi të zotëroni një grua,
Duhet të mësosh të mendosh si ajo.
Çdo gjë tjetër, guaska e butë që të bën të humbasësh mendjen,
vjen si pasojë.

(Nga "Hija e erës" nga Carlos Ruiz Zafon)
 

AnaVie

Invisible
Më mungon vetja.
Kur humbas brenda fjalëve të kota.
Kur futem në kokën e të tjerëve
që të mund të kap arsyet.
Kur dua të kënaq nga frika e një refuzimi.
Kur them një “po” me dhëmbët shtrënguar,
kur me gjithë frymën do doja të ulërija “jo”.
Më mungon vetja kur harxhoj kohën time.
Kur humbas pas ëndrrave të të tjerëve
dhe lë pas dore të miat.
Kur mbaj mëri.
Më mungon vetja kur vij vërdallë situatave
dhe nuk përballem me problemin.
Më mungon vetja kur nuk dëgjoj frymëmarrjen time,
kur hesht intuitën time,
kur nuk buzëqesh,
kur nuk e pranoj veten,
kur lejoj të tjerët të vendosin për mua.
Më mungon vetja kur harroj kush jam,
dhe çfarë dua për veten,
kur bëhem skllave e zakoneve dhe e kompromiseve.
Më mungon vetja.
Dhe atëherë kthehem të kapem përdore.
Dhe rifilloj të jetoj.

- Margherita Roncone
336EF35A-9AEB-4E8A-AD64-1F4D77DBF729.jpeg
 

Çobani

Antarë i Respektuar
Çoban une jam,
Dele🐑 e dhi🐐 shume kam.
S'kam leke e dathnore,
Por kam mish dele e dhie per thertore.
Ehh keshtu e ka jeta,
Ca rrena e ca tverteta.😝

Çobani😅
 

AnaVie

Invisible
Çoban une jam,
Dele🐑 e dhi🐐 shume kam.
S'kam leke e dathnore,
Por kam mish dele e dhie per thertore.
Ehh keshtu e ka jeta,
Ca rrena e ca tverteta.😝

Çobani😅
Ti Coban te them te drejten
me dike me ngjan
Qe e kam xhan
Nese del kjo qe po them .
Do te bej kafen cdo mengjes
Ndac hamerikone ndac exprès
🤣🤣
Kujdes delet dhe dhite
Te uroj cdo te mire 😝
 

Çobani

Antarë i Respektuar
Ti Coban te them te drejten
me dike me ngjan
Qe e kam xhan
Nese del kjo qe po them .
Do te bej kafen cdo mengjes
Ndac hamerikone ndac exprès
🤣🤣
Kujdes delet dhe dhite
Te uroj cdo te mire 😝
Mbase kjo eshte e vertete,
Delet e dhite i kam merak vete.
Mduket fati po m'buzqesh,
Do pi kafe çdo mengjes,
Shpresoj te jete me dashuri,
Se zakonisht ju femrat tbeni magji.😝🤣🤣
 

AnaVie

Invisible
Sonte,sonte...,me mungove shume,
Sic me mungove dhe mbreme e parmbreme,
Neser e ndjej qe do me mungosh pafund,
E me shume pasneser do jesh-nje plage qe vec dhemb...

E huazuar
 

Çobani

Antarë i Respektuar
Sonte,sonte...,me mungove shume,
Sic me mungove dhe mbreme e parmbreme,
Neser e ndjej qe do me mungosh pafund,
E me shume pasneser do jesh-nje plage qe vec dhemb...

E huazuar
E qe tkam munguar
O lule trendafili,
Dhent me kan pengur,
Se i kish mbaru terfili.
Nese te premtoj,
Qe msaba do tkujtoj.
Kafe e mengjesit ne shtrat do ta dergoj.🤣🤣🤣
Çobani.
 

AnaVie

Invisible
E qe tkam munguar
O lule trendafili,
Dhent me kan pengur,
Se i kish mbaru terfili.
Nese te premtoj,
Qe msaba do tkujtoj.
Kafe e mengjesit ne shtrat do ta dergoj.🤣🤣🤣
Çobani.
E dija qe do e kuptoja
Mallin qe kam per ty
Dhente e kan fajin
Qe ne mes na kan hy
Ne ara te près me tashuri
Ti kafen un perqafimin duke te par ne sy😜😝
Anavie.

44FAC518-120D-4234-8BE4-4C5765C96E8C.jpeg
 
Top