Poezi te ndryshme

A te duhen luftetare?
Dhe arratine armiku te marre?
A do botes ti vesh zjarre?
Merr nja dhjete kosovare.

A do male me debore
Trima te forte e malesore
Fort bujar e burrerore
Shkon ne kukes i ken ne dore

Ate duhen sharlatane
Qe lepihen ne cdo sahane
Qe te percajne vatane
Ke sa te duash tropojane


A do njerez per aheng
Per tryeza e e per kuvend
Burra e gra kercejne me loder
Keta i gjen vec ne shkoder

Njerez te zgjuar me lezet
Qe i gjen ne cdo ane
qe te bejne muhabet
Keta jane mjeshterit dibrane.

A te duhen budallenj
Ca gomere e ca kopuk
Hajdut kacak e batakcinje
Shko e merri mu ne Puke

A do trima sejmene?
Kapardisur kudo vene
Gjumi pa i zene t mos flene
Per tre mirditore bej bene

Keta matjane burra te zote
Qe dikur kane bere barot
Se i njeh gjithe vendi mbarre
Nuk bejne tjeter vec per xhandar

A te duhen genjeshtar?
Matrapaz e koke thare?
Kripen ta shesin per fare
Mer krutane dhe je i lare

Do dembele per Stamboll?
Mos u lodh e mos hic hall
te rreshtosh nja tri tabor
Tiranasit ti zgjedhesh me dore

Po qejflinj a te duhen,
qe me jevga dine te kruhen
Zonja qe pjellin cdo vit,
vec Elbasani i rrit

Ne do burra llafezane,
qe cudisin gjithe dynjane
Qe rrine tere diten rruges
Nga keta gjen plot ne Durres

Po kerkove koke palare
Kryengrites dhe gomare
Qe punet te shkojne vaj
shko e merri ne Kavaje

Kerkon hoxhe e kerkone prift
mos bridh e mos u ngjit
Se si keta qe bejne mekat
i gjen vetem ne Berat

A do urte njerezite te rine
Nen komande te kesh ushtrine
ne tabjate te kesh njerezine
Merre te gjithe Laberine

Do per pune,nje korcar?
i ke bujq e ustallare,
me gra bashke e hapin varre
krah e koke su ka te share

Do budallenj qe vec hane?
Me dy kembe do hajvane?
pasuri qe sdin te vene
Merr shetit gjithe Myzeqene.

A do te ruash florine?
katandine e shtepine?
Me dy qofte mbush sinine
Ec e mere Gjirokastrine

A do te hash e te besh qejf?
Sofra e shtruar si per mbret
pasterti e per yzmet,
te tille gjen vec ne Permet

Do ministra kolonjare?
Se mbahen burra per mend
Duan kudo te jene te pare,
ne mexhlis e ne kuvend.

Hall i madh me skrapallinj
Ka rrezik te hash dhe dru
Dy ministra le te rrine
se na duhen dhe pa tru

Ore te gjore,harruam Vloren
Se kjo pune lahet me gjak,
Dy shirit e nje medalje
kesaj pune i vene kapak.
- poezi nga Fan Noli
 
Bilal Xhaferi

Eja trishtim

Eja, trishtim ,
eja me hapa fletësh qe bien nga degët,
eja me hapa shiu që këputet nga fletët…
Eja trishtim ,
eja me hapa tingujsh që dridhen në mbrëmje,
eja me hapa zemrash që rrahin me dhimbje…
Eja, trishtim,
o prehër i ëmbel që nuk më braktise kurrë,
o strehë e qetësisë sime,
o ëndërrime të mia,
o gji i shpresës sime.
Eja, trishtim,
trishtim,
eja.
 
Jorgo Bllaci

Petalet bien


Petalet bien. Era me ngadalë
I shkund mbi gjurmët që lë mikja pas.
E shoh tek shkon e heshtur dhe një fjalë
Për lamtumirë, s’kam fuqi t’ia flas…

E ç’mund t’i them? Dëgjon të kthehet vallë
Sërishmi zogu që shtegtimin nis,
Kur tjetër vis kërkon e s’e zë malli
Për çerdhen a për strehën që braktis?

…Papritur, të rrëmbyera rrëkera
Në shpirt më mbysin dhimbjen pa kufi.
Petalet bien, heshtas shket pranvera,
Roniten të përkohëshmet stoli…

Një grusht kujtimesh që shpërndau era,
Ja, ç’qe së fundi gjithë kjo dashuri!
 
JÒZEF BARAN: PROPOZIM I VONUAR


Në rrugë, papritur u takuan
pas shumë vitesh
dhe janë aq të çuditur
të dy janë kaq të thinjur
si dy maska të sajuara
për të luajtur ndonjë komedi.
Ajo nuk dëgjon mirë, ai është shurdhuar krejt,
i thotë ka qënë vërdallë nëpër botë
kurse ajo gjithë këta vite
s’ka lëvizur nga qyteti.
S’ta merr mendja sa të doja,
i gërthet ai në vesh,
sa nuk u çmenda nga dashuria,
por e bluaja përbrenda.
Njerëzit kthehen, i vështrojnë
si mezi flasin, si mbajnë vesh njëri tjetrin
shohin lindjen e beftë të kësaj pranvere të hershme
të pesëdhjetë pranverave më parë.
 
NJERËZ TË TRISHTË
Nuk jam aq i lumtur sa ju dukem,
Mos u gënjeni kur më shihni që qesh!
Nata ik pa më dhënë atë që mundet,
Dita vjen pa më sjellë atë që pres!

Është një lojë ku s’dimë si jemi futur,
Prej së cilës askujt nuk i iket!
Nata gdhin si një mashtrim i bukur,
Dita vjen po nuk pranon të më bindet!
Ju më shihni që ec gjithnjë i ngutur,
Te kjo rrugë që ka vetëm fillim!
Nata ik pa më bërë dot të lumtur!
Dita vjen per inatin tim
(Skënder Rusi)
 
Charles Bukowski

1. TANI KA INFORMATIKË DHE
ENDE MË SHUMË KOMPJUTERA


dhe së shpejti të gjithë do ta kenë një,
tre-vjeçarët do të kenë kompjutera
dhe të gjithë do të dinë gjithçka
si të gjithë të tjerët
shumë kohë përpara se t’i takonin
dhe kështu nuk do të duan t’i takojnë.
Askush nuk do të dojë të takojë më asnjë
tjetër kurrë më
dhe do të jenë të gjithë
të burgosur
ja si dhe unë tani…”
 
Distancë e arsyeshme

Në dashuri dhe në boks
gjithçka është punë distance.
Nëse afrohesh shumë më eksiton
më tremb
shastisem them marrëzira
filloj të dridhem.
Por nëse rri larg
vuaj e trishtohem
s’më zë gjumi
dhe nis e shkruaj poezi...

Cristina P. R.
 
VASHA SHYPETARE

Jo, mo' më shiqò,or djalë,
Se në hije të vet prendvera
Më veshi,as mos të vlojnë ty gjaku
Kur hidhem porsi era,
Pse un nuk ap dorë
Por vetëm për kunorë.

Ftyren e kam si mollë
Shtati më lulzon, si 'j lis;
Por shpirti â i bardhë si borë
Kuer neper maje të shdrisë…:
Si mund i ap kuej dorë,
Pa shpirt e pá kunorë ? !

Me pare asè me lajka
Kurr nuk e shes ,jo nderen !
Ne paç mendime burrash
Babes ja din ti deren…
Per vedi nuk ap dorë
Jo kurr, veç , me kunorë!

Ne kjosh ti djalë pá rod,
T' a dish, jam vashë shqyptare;
Se ti jé gjáll a vdekë,
Këshillin s'e luej un fare..;
Eh këtu nuk merret dorë
Mos të lidhet me kunorë.


Nuk jam, jo, vajze skutash
As s' jam e bija territ;
Krejt e gabove shtekun,
More ti fryra e derrit…;
Hajt, kerkò njeti 'j dorë,
Se ti s' më jé per kunorë…


Bi un jam e të mirit
puth msue nuk âsht m' u ndye;
Mâ mirë lê të çilet vorrit
Se shpirtin t' a perlye:
Per të gjáll unë s' ap dorë
Jo, vetëm me kunorë.


Te shoku i jetës, e bardhë
Si bora un due t' i shkoj;
E kjarët si rrezja e diellit
Jeten me tê do të ndrroj:
I lum aj puth merr dorë
Me fé e me kunorë!

Pashuku i Ndokillis
 
Lulja ime ishte tharë

Sepse nuk e ujita

Rrinte në dritare e paluar

Sepse ishte hidhëruar


Fillova ta ujis

Ajo kokën ngriti

Dhe një gjeth të ri

Në maje ngjiti
 
Është bukur , të dish...
Se ke njerëz , që të mbështesin
Dhe nga larg , është e bukur ajo ndjesia që të duket sikur i ke pranë...
Ndonjëherë të panjohurit duket sikur i njeh një jetë
Ndonjëherë një jetë , nuk mjafton të njohësh veten tënde...

Është bukur , të dish...
Se dikush nga larg , të mendon bëhet muzë për ty
Bëhet frymë , të frymëzon...
Dhe ti kërkon të ndihesh gjallë , kërkon që stuhive ti bësh ballë...

Kërkon të mbijetosh , në një botë të trazuar
Ku njerëzit vijnë vërdallë , me shpirt e zemër të copëtuar...
Kërkon ti që të kapesh fortë , pas një shpirti pas një zemre që derdh lotë...

Dhe ashtu fortë kërkon , të ecësh një jetë të re do të krijosh...
Kërkon të kapësh fillimin , dhe pse fundi nuk të lë të shkosh...
Dhe çdo gjë të duket , sikur është e kotë...
Nuk e prek dot qiellin , kur je me këmbë në tokë...
 
Ti , eja...

Me fotografinë , Tënde
Dhe , kujtimet
Dua të shtrihem , sonte të fle
Të fikë dritën , e dhomës
Dhe errësira , të më rrëmbej

Dua të bie , në gjumë të thellë
Të humbas , nëpër ëndërra
Dhe , nëpër ëndërra
Të takohem , me Ty

Të lutem , Ti eja
E më jep dorën , tënde të butë
Ti eja dhe më jep forcë , të ngrihem
Të ngrihem , dhe të të përqafoj
Si , dukur

Të lutem , Ti eja
Dhe , Unë
Do të gjej forcën , të vijë pas Teje
Të ndjek hapat , e Tua në errësirë
Si një i verbër , do të eci drejtë dritës

Nuk kam frikë , kur jam pranë Teje
Ndihem i sigurtë , ndihem mirë
Dritën e hënës , do të kemi si mburojë
Dhe yjet e qiellit , si ushtarë

Retë e zeza , ti bëjmë si kështjellë
Dhe të dy , të kërcejmë një vals
Të lutem , Ti eja
Unë të pres , me mall..
 
JACQUES PRÉVERT: JAM AJO QË JAM

Jam ajo që jam
Kështu jam krijuar
Nëse kam dëshirë të qesh
Qeshë aq sas mekem
Dua atë që më do
S’është faji im
Nëse s’është përherë ai
Për të cilin luaj mendsh
Jam ajo që jam
Kështu jam krijuar
Ç’doni akoma
Ç’doni nga unë

Jam krijuar që të pëlqehem
S’ke ç’bën fare
Tepër të larta takat e mia
Tepër i harkuar beli im
Tepër të fortë gjijtë e mi
Tepër të lyer sytë
Dhe pastaj
Ç’ju duhet juve kjo
Unë kështu jam krijuar
Kush më do jam këtu

Ç’ju duhet juve
E kaluara ime vetiake
Sigurisht kam dashur dikë
Dhe dikush më ka dashur mua
Ashtu si të rinjtë që duhen

Dinë të duan me thjeshtësi
Të duan të dua…
S’ia vlen të më pyesni
Unë jam këtu për t’ju kënaqur
Dhe asgjë s’mund të më ndryshojë mua.
 
NË PARKUN QË MBULUAN FLETËT

Në parkun q’ë mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrisht.

Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë
Ju fanit një muzg i vonë
Ky park q’ë kan’ mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

Nga vagabondët me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët
Shekuj më parë s’e shtypën dot.

Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s’kish se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s’kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindshat
Që te kjo botë të vije ti…
 
Si të të harroj,
Kur s`të harroj dot,
Për atë Zot!

Si të të harroj,
Frymë pa ty të marr,
Në këtë botë!

Si të të harroj,
Kur koha s`bën sens,
Një çast pa ty!

Si të të harroj,
Kur jeta përreth,
Të mbyt me vetmi?

Si të të harroj,
Kur të shenjtë të kam,
Mbi çdo gjë në botë...

Si të të harroj,
Kur, pa ty, dyshoj,
Ka apo s`ka Zot?!

Timo Flloko
 
BISEDE SENTIMENTALE

Te parku i vjetër i ngrirë, i qetë
Posi dy hije kaluan dy vetë

Me sy të shuar me buzët vrare
Mezi dëgjohen si me të qarë

Te parku i vjetër i ngrirë, i qetë
Dy hije kujtojnë të shkuarën jetë

– Të kujtohet malli që na pushtoi?
– Përse don’, vallë, që ta kujtoj?

– Për emrin tim zemra të rreh, sikur më do?
Tim shpirt në ëndërr gjithmon’ e sheh? – Jo

– Oh! Të lumturat ditë, s’kanë të treguar
Buzë më buzë, të përqafuar! – Zjarr i shuar.

– Sa blu ish qielli, shpresa pa kufi!
– Shpresa mërgoi tek qielli i zi

Kështu ecnin mbi tërshërën e kreshpuar
Dhe fjalët vetëm nata i pat’ dëgjuar!

P.V
 
Agron Tufa- Ne kete bote

Në këtë botë të Zotit askush s’është i qetë;
përditë vret ngapak, ngapak vritesh përditë:
si të marrësh frymë, pa e lënduar tjetrin?
si ta durosh fyerjen që t’i errka sytë?

Në këtë botë të Zotit edhe dashuria
e çarti xhelozie kainin e gjorë.
si t’ia bëjmë me dashurinë që vret?
si ta dimë që vret? si të heqim dorë?
në këtë botë të Zotit ngremë shtylla turpi.
mëkati na heq udhë për tek zemra tjetër.
nuk dua t’jem i fajshëm, as i përfshirë,
as shkak, as pasojë në zinxhirin e vjetër.
mes vdekjesh e lindjesh në këtë botë të Zotit
të vetmet përtëritje - pendesa dhe mëkati.
natyra i shpërfill dramat e përjetshme -
rolet që shkëmbejnë viktima dhe xhelati.
 
Ti s'me do? S'te dhimbsem sado pak?

Ti s’më do? S’të dhimbsem sado pak?
Nuk ta mbushkam syrin, apo si?
Prapseprapë, ndizesh e merr flakë,
Tek shtërngohesh supeve të mi.

Mike epsh e tëra , lajka s’dua,
As i vrazhdë nuk të sillem dot.
Veç me thuaj, sa kështu si mua,
Puthur e shtërnguar ke gjer sot!

Unë e di, të gjithë hije u bënë
Dhe s’ta shuan zjarrin pa mbarim.
Prehër pa u ulur ti s’ke lënë,
Siç po rri tani në prehërin tim.

Dhe në këto çaste, ndonjë tjetër,
Sjell ndërmend ti, syçkat tek pulit.
Mos pandeh se po mërzitem tepër.
Tjeterkënd e kam dhe unë në shpirt.

S’eshtë fat kjo lidhje mëndjelehtë,
Po një flakë çasti. Veç ta dish,
Siç të njoha rastësisht i qetë,
“- Mirëmbetsh!”, – do të të them sërish.

Edhe ti do marrësh udhën tënde,
Do bësh pluhur ditën plot mërzi,
Veçse, mos lakmo t’i prishësh mendjen,
Kujt s’ka njohur puthje e dashuri.

Krah për krah me ndonjë tjetër djalë,
Udhës kur të shkosh ti, ku ta dish,
Ndoshta, edhe unë do të kem dalë
Për shëtitje, e shihemi sërish!

Ti më fort pas tjetrit do të ngjeshesh
Dhe me kryet ulur, ftohtësisht,
“- Mirëmbrëma!” – do më pëshëndesësh,
Ndërsa unë: “- Mirëmbrëma Miss!”.

Dhe asgjë nuk do më turbullojë,
S’do më dridhet shpirti për asgjë!
Kush ka dashur, s’mund të dashurojë!
Kush është djegur, s ‘mund të digjet më!

Sergej Esenin
 
Sueton Zhugri: Kam rënë në dashuri me Hënën…


Kam rënë në dashuri me Hënën,
e dua!
Mos më vështro
me atë shikim prej káli.
Nuk jam i ngurosur në këtë trup,
Nuk jam në këto vena maví,
Nuk jam,
ky kryqëzim
dejesh,
Nyjesh kockore,
hartash nervore,
kafkoj jashtë këtij dimensioni,
kafshën brenda meje e kam asgjesuar.


Këtë çast jam
Cicërima e harabelit
që fluturoi mbi bahçen tënde,
jam era e detit
që ta mërdhin ballin,
jam klithmat e kërmijve që mbyte këtë pranverë,
Jam lulëzimi i trëndafilave të hijshëm
mbi gjakun e tyre,
Jam dhimbja e barit
nën peshën e sandaleve të tua,
Jam shiu që t’i lag qerpikët me lumturi,
Jam mornicat e mishit tënd,
nën bukurinë e poezisë së atij tjetrit,
Jam lëngu i jetës nën ullukët e zemrës tënde.


Kam rënë në dashuri
me Hënën,
Dhe sot do marr udhëtimin
mbi krateret e saj…
 
Prapë të kërkova gjithë ditën
Këtë fat do të kem përherë ?
Dhe buzët mbi të miat prapë t'u ngjitën :
Një parajsë qe'ish edhe skëterrë !
Prapë të kam ndier siç më ndien edhe ti
Një mal i tërë me akull s'na ndan dot !
Kaq s'më ka dhembur kurrë një lumturi
Dhe kurrë se kam paguar me kaq lotë ...!
R.Shvarc
 
Se saprai starmi vicino,
e potremo essere diversi,
se il sole illuminerà entrambi
senza che le nostre ombre si sovrappongano,
se riusciremo ad essere “noi” in mezzo al mondo
e insieme al mondo, piangere, ridere, vivere.

Se ogni giorno sarà scoprire quello che siamo
e non il ricordo di come eravamo,
se sapremo darci l’un l’altro
senza sapere chi sarà il primo e chi l’ultimo
se il tuo corpo canterà con il mio perché insieme è gioia…

Allora sarà amore
e non sarà stato vano aspettarsi tanto.

Pablo Neruda
 
Brengosem kur të shoh në sy,
Nga dhimbja zemra s'di të heshtë.
S'ka mbetur më për ne të dy,
Veç bakri i shelgjeve në vjeshtë.

Të tjera buzë, unë e di,
Ta thithën afshn' e përvëluar.
Tani rigon veç pakëz shi,
Nga shpirti yt përgjysmë shuar.
Po punë e madhe! Frikë s'ndjej.
Diku mendimin duke tretur,
Një lloj gëzimi prapë e gjej,
Paçka se mes batakut mbetur.
Për buzëqeshje e qetësi,
As e kam ndrydhur jetën time.
Pak rrugë shkelëm kushedi,
Por kemi bërë kaq gabime.
O ç'jetë qesharake kjo,
Plot paradokse dhe gënjeshtra!
Varrezë kopshti, pa shiko,
Mështeknave u zbardhin eshtrat!
Ashtu do mbesim edhe ne,
As do lulëzojmë, as do zhurmojmë.
Kur dimri lule s'ka përse,
Për to të rrimë e të vajtojmë?
| Sergei Esenin |
 
LETRA E DJEGUR

Oh, lamtumire, o leter! Ajo me porositi…..
Sa po me dridhet dora tani prej dhembshurise!
Si mund t’i djeg gezimet qe me kish patur shpirti?!
Po mjaft, erdhi ora, digju, o letr’ e dashurise!
Jam gati, nuk me tundet me zemera ne gji.
O flake, flak’ e etur, cdo flete digje ti…
U ndezen…. flakeruan…..i heshtur tym’ i lehte,
Perdridhet e me lutjet e mija larg humbet.
As vuleza mbi zarf tani s’dallohet dot.
Se dylli, ja po shkrin, po zjen….O Zot! O Zot!
U dogj se fundi letra, u nxi ne te cdo flete!
Te shtrenjtat shkronja zbardhin mbi shkrumbezen e lehte.
Dhe zemra me rreh brinjet me vrull. I shtrenjt’ o hi,
O ngushellim i vetem i fatit tim te shkrete,
Te pakten ti mos ik prej shpirtit tim te zi..

A.P
 
Do te me kujtosh
Une do shkruaj nje liber me vjersha
Dhe ti do ta lexosh si relike
Dhe duke qeruar patate te ardhura nga vjeshta
Gishtin do presesh me thike
Duke e vene gishtin ne goje
Mua do me kujtosh ne kuzhine
Dhe do te thuash para dollapit te lyer me boje
"Per pak e harrova ditezine!"


| Dritero Agolli |
 
Vetingu vazhdon,
në avaz të vet,
nuk bën shumë dallime,
në kokat që pret!

Duket se po ikën,
Fatmira Hajdari,
dhe pse në seancë,
plasi nga i qari!

Po me sa kuptojnë,
të tjerët dhe unë,
në veting-as lotët,
nuk të bëjnë punë!

Jo se qe Fatmira,
ndonjë e spikatur,
por Azem heroin,
për bashkëshort ka patur!

Po dhe pse e vetme,
punoi sa për dy,
kishte vënë mënjanë,
super pasuri!

Krijon varësi,
paraja si lumë,
sepse kur ke shumë,
do shumë e më shumë!

Por më duket kot,
që të qash tani,
pasurinë e mbledhur,
nuk ta prek njeri!

Nuk ta prek njeri,
pasurinë e mbledhur,
dhe pse më së shumti,
ajo është e vjedhur!

Duhet të qe ndryshe,
për këtë pasuri,
duhet që të jepnin,
në gjyq llogari!

S’duhet të shpëtojë,
asnjë nga gjykimi,
edhe më e pakta,
është sekuestrimi!

Ne e kemi thënë,
qysh se në fillim,
se është konceptuar,
ai nen gabim!

Jo vetëm Hajdari,
po gjithë sa s’kalojnë,
çdo qindarkë mbi rrogën,
duhet ta dorëzojnë!

Aty ku ka zhvatje,
edhe kusëri,
normale të shkojnë,
edhe në qeli!

Po dhe aty s’janë,
për t’u mëshiruar,
se kanë miliona,
që s’kanë deklaruar!

Majë e aisbergut,
dhe bëhet kaq bujë,
po gjashtë pjesë të tjera,
që janë ndënë ujë!

Tani për vetingun,
pritshmëritë po rriten,
koka të mëdhaja,
presim që të “priten”!

A.DUKA
 
GOJE E SAJ E BUKUR...

…më sjell ndërmend
frëngjishten e harruar
që flet kujtesa e buzëve...

e fshehtë
e padukshme
gjak e kuqe...

si një plagë e vjetër nën gjuhë
që pengon të puthesh rrjedhshëm…

©artangjyzelhasani
 
JORGO BLLACI: BRENGËN E MBYTA NË NJI GOTË!


Brengën e madhe mbyta në nji gotë;
Si qenkam dehur sonte se kuptoj!
Për gjërat më të bukura në botë
sa më pëlqen të rri e t’ëndërroj.

Sa më pëlqen gazmor t’i bie lirës ,
po ku të lë mendimi të dëfresh ?
Demon, demon i madh i hapsirës,
akoma ti kërkon të më gënjesh ?

Ti po ma nxin me brenga djalërinë,
ti po m’i shqyen brinjët, po më çmend,
ose më kthe sërishmi qetësinë,
ose me sill këtu tërbimin tënd!

Se do t’i qepem qiellit kësaj nate,
për flokësh ta kap hënën e me të
të sillem hapsirës së pamatë
e të mos zbres mbi tokë kurrë më!
 
ILUZIVE

përplas i neveritur derën e njohur
dhe del në rrugë të madhe
mbushur me njerëz të panjohur
të ëmbël
të butë
të qetë
për sa kohë që lodrojnë mbi lëkurën tënde
marrakotazi si ti mbi të tyren…
oh ç’marramënth kjo kurreshti e miresjelltë

dhe pakuptuar ajo zgjatet
e nuk është më lojë
poret e lëkurës nga fryma e ngrohtë hapen
shqyhen edhe më nga dihatja e nxehtë
e ndjen të bëhesh dhe ti përsëri
i ëmbël
i butë
i qetë

dhe si padashur hap një derë të vogël
nën lëkurë të tjetrit
në zigzakun drejt zemrës
pas së cilës fshihet një botë e re
tunduese, çlodhëse,
premtuese si parajsa,
misterioze
tërheqëse si djalli

derisa gjërat e bukura mbarojnë
magjia humbet dhe monotonia
nuk mund të ndryshojë dot
meteorologjinë kapricioze të gjakut
dhe ti mëson se të butët e urtë e të mirë
nuk qënkëshin edhe aq të ëmbël…

dhe fjalët nuk janë më të ëmbla
dhe netët nuk janë më të buta
dhe mendimet nuk janë më të qeta

shumë shpejt bie heshtja që thyhet nga një sherr i ri
pastaj prapë qetësi, qelqe që thyhen brenda syve
dhe tinguj të dashur bëhen prapë të huaj
boshatisur garderoba e fjalëve në paradhomën e veshëve
kur kupton se nga të gjitha lodrat e jetës
veç të fëmijërisë ishin vërtet të tuat...
çdo mbrëmjë para gjumit
kurdis orën dhe zemrën
që të rrahin edhe një ditë më shumë
dhe gjaku që ishte zjarr, bëhet akull, ujë...

dhe lodhesh dikur
ngrihesh rrëmbimthi
mbyll me forcë derën pas vetes
dhe kuturu vrapon përsëri
në rrugën e njohur
mbushur me të panjohur
të ëmbël
të butë
të qetë…

©artangjyzelhasani

...
 
Had I the heavens' embroidered cloths,
Enwrought with golden and silver light,
The blue and the dim and the dark cloths
Of night and light and the half light,
I would spread the cloths under your feet:
But I, being poor, have only my dreams;
I have spread my dreams under your feet;
Tread softly because you tread on my dreams.


W.B. Yeats
 
KAQ SHUMË GURË HODHËN PËRMBI MUA…

Kaq shumë gurë hodhën përmbi mua
Sa sot asnjë prej tyre s’më frigon
Me ta një kullë e hijshme u ndërtua
M’e lartër se çdo kullë ajo qëndron.
Ndërtuesit e saj falënderoj
Paçka se e ndërtuan me nxitim.
Prej saj më shpejt agimin e shijoj
Dhe diellin shikoj me gjatë në perëndim.
Dhe në dritaren time ditë për ditë
Fryn erë deti më flladit.
Në dorën time vjen pëllumbi ha
Pa në mos mund të shkruaj më diçka
Një ditë, e perëndishme, krahëlehtë,
Do vijë muza për ta shkruar vetë.
(Anna Ahmatova)

 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top