Poezi te ndryshme

VITET QE VIJNE

Kaq u shtuan poshtersite,
Kaq u rriten marrezite,
Kaq na mbyten ligesite,
Sa kam frike se nje dite,

Kur dhe ne te shohim drite,
Kur te hapen krejt kufijte,
Oh, kam frike ate dite,
Ikjen e gjithe njerezise!

Do te lene mall' e gjene;
Do braktisin babe e nene
E s 'do kthejne koken prapa,
Po do ikin me te vrapa

Larg qytetit, larg shtepise,
Larg, me larg prej Shqiperise;
Larg, me larg kesaj se mjeres,
Sikur ikin prej koleres ...


Petraq Kolevica!
 
AUTOBUSET

Autobuset e mengjesit
-Autobuset urbane -
Ngarkojne, shkarkojne ne cdo ane,
Gra, qe cohen ne mengjes
Me te lodhura se ne mbremje.
Gra, qe shtyhen per femijet.
Femije, qe shtypen ne barkun e tyre.
Gra, me zernra te thyera,
Zemra, ku endrrat e vyera
Varen si lecka te shqyera.
Gra, te reja,
Te veja,
Te moshuara,
Gra te munduara,
Te punuara,
Gra, qe jeta u shkon huq,
Fytyra te derrmuara,
Laturisur me te kuq ...
Autobuset e mengjesit
-Autobuset urbane -
Ngarkojne, shkarkojne ne cdo ane
Burra, qe mbartin neper net
Mendime kapites.
Burra, qe mbytin me femet
Mendimet e dites.
Burra, me zemra te gjera,
Zemra, ku ndryhen te tera:
Klithma
Dhe dridhma
Dhe zera.
Burra, me buze te mberthyera,
Me nofulla te shtrenguara.
Burra, me endrra te zhgenjyera,
Me brenga te mbuluara
Ne gjokset si shpella,
Fytyra te parruara,
Me rrudha te thella ...



Petraq Kolevica!
 

DHE PAK PRANVERE


Ta pime nga nje gote vere
Per jeten tone qe shkon nga fundi
Se, dimer vjen e po fryn ere
Dhe jetes sone gjethet ja shkundi

Por esht'e bukur pem'e zhveshur
Keshtu me bore e mbuluar
Tek rri e qete dhe e heshtur
Se pret pranveren e bekuar

Pra mbushna gotat dhe nje here
Sepse kam qejf kur i perplas
Se ka per ne dhe pak pranvere
Prandaj, ta presim buzagaz.

Te kjo pranvere, mbi lendine
Do rrime shtrire si njehere
Dhe do kujtojme dashurine
Ne me te bukuren pranvere

Do rikujtojrne dashurine
Dhe gjithe c'gezirne na pat fale
Ndersa kujtojrne lurnturine
Si flutur shpirti le te dale.

Teksa flatron e bardha flutur
Lart e rne lart, ku yjet rrine
Prej jetes sone te keputur
Do rnbijne lule ne lendine.

N'ate lendine do te rrine
Te rinj te tjere ne pranvere
Dhe do shijojne dashurine
Ashtu si ne te dy njehere.


Petraq Kolevica!
 
E rralla bukuri te ndjek qysh ne te rite
Akoma dhe tani prej teje s`ndahet dot;
Dhe koha qe skaliti fytyren tende drite,
Shkelqimin e freskine ia ruan edhe sot.

Ti fundin e cdo gjeje , pa pasur frike aspak,
Veshtroje dhe pasqyres me mburrje hidhja syte;
Te vetetin fytyra trendafili zambak
Dhe dimri i jetes sate esht` vera jote e dyte.

Po mua pleqeria sa poshte me ka shtene!
E shoh se kesaj bote do t`i le shendene shpejt;
Mezi me levrin gjaku, fuqite po me lene;
Pa zjarr`e dashurise - do t`isha shuar krejt!.


Fransua Mejnar!
 
Doja të të dua

Doja të të dua,sigurisht që doja.

Doja të të shihja, ty, si perëndi.

Edhe pse e dija që shumë po gaboja.

Gabimi im i këndshëm, mban emrin "dashuri"!

Ti ishe një "botë" tjetër e unë aty jetoja.

Aty nuk kishte ligje, kish' veç mirësi.

Kur dilja në anë' tjetër, më thonin që gaboja.

E tek ty kur "hyja" çdo gjë ish' mrekulli!

Ajo "bota" jote nuk kishte përcaktime.

E as fe nuk njihte, as mosh edhe as ngjyrë.

Por ish "ana tjetër", gjithë paragjykime.

Aty ku të gjithë zërat kishin një fytyrë!

Her' këtej e her' andej, tek ti folen e ngrita.

Aty ku valët sillnin plotë ndjenja dashuri.

Aty ku edhe territ nuk i mungonte drita.

Aty ku edhe hëna, nuk ndillte nostalgji!

Her' këtej e her' andej, një ditë do vinte fundi

Se çdo gjë e bukur nuk mund të zgjas përjetë.

Gjithë ajo vajtje-ardhje, në bindje më lëkundi

E zgjodha "botën" tjetër dhe pse se doja vetë!

Tani kur më sjellë rruga në kufijtë e tua

Përpara portës kyçur, me mall rri e vështroj.

Ndizet prap dëshira mbushur plotë "të dua",

"Më lini ju o njerëz, më lini të gaboj"!

Doja të të dua, sigurisht që doja

Doja dhe të kisha, ty, si perëndi.

Mij'ra herë të tjera, sikur t'a provoja

Të njëjtin gabim të këndshëm, do t'bëja përsëri!




Bledi Ylli
 
MIHAI EMINESKU
(1850-1889)

Glosë (Glossă)

Koha shkon, por edhe vjen,
Gjithçka rri e re, e vjetër;
ا’është mirë a keq, e gjen,
Vraje mendjen veç, patjetër;
Mos ki shpresë e mos u ndruaj,
ا’është valë, do shkojë si valë;
Në çdo ngasje, si i huaj,
Rri i ftohtë dhe pafjalë.

Gjëra plot para na dalin,
E në vesh na vijnë të tjera,
Por vëmendjen dot s’e ndalin,
S’kemi nge, ndaj i merr era.
Pangurrim qëndro mënjanë,
Tek vetveten e rigjen,
Kur me zhurma anembanë
Koha shkon, por edhe vjen.

As akrepi i saj nuk pjerret -
Kjo peshore e mendimit -
Drejt momentit që ze bjerret -
Fli e maskës së galdimit,
Që nga vdekja e saj merr lindje
Edhe zgjat një çast, jo tjetër,
Për atë që e njeh me bindje
Gjithçka rri e re, e vjetër.

Spektator si në teatër
Në kët’ botë përherë ji:
Luan njëri dhe për katër
اirrja maskën gjithsesi;
Dhe në nxjerrtë lot fytyre
Rri në qoshe, veten ndjen,
Të kuptosh nga arti i tyre
ا’është mirë a keq, e gjen.

اka do vijë e çfarë ka shkuar
Janë dy pamje, veç një fletë,
Fillin ka për ta shikuar
Bash në fund kush nxë në jetë;
Gjithë ç’qenë e do të vinë
I shikojm’ me sytë e vjetër
Që t’u njohësh kotësinë
Vraje mendjen veç, patjetër.

Mbetkan pَ të njëjtat mjete
Që trysnojnë çdo gjallesë
Kanë rrjedhur mijra vjete,
Bota njeh gaz e dënesë;
Tjetër maskë, e njëjta pjesë,
Tjetër gojë, të njëjtët truaj,
I zhgënjyer, prerë në besë
Mos shpreso e mos u druaj.

Mos shpreso kur ligësitë
Për ngadhnjim lidhen jo rrallë
Ta kalojnë ndyrësitë
Dhe në qofsh me yll në ballë;
Mos u tremb kur përsëri
Ndërlëvdohen me aq fjalë
Me ta kurrë shok mos ji
ا’është valë, do shkojë si valë.

Me një këngë prej sirene
Bash kjo botë i ngre kurth dritës
Që të ndrrojë aktorët skene
Me karrem të josh drejt pritës;
Atypari qëndro strukur
Veshin fare mos e luaj
Që nga shtegu ku je futur
Në çdo ngasje, si i huaj.

Në qëllofshin, bëj mënjanë,
Në të nëmshin, mos bëj zë;
Se dhe fjalët vlerë s’kanë
U di kutin, çfar’ pret më?
Le të thotë gjithkush ç’të dojë,
Kush të mundë, le të dalë
Që mos lidhesh as me gojë
Rri i ftohtë dhe pafjalë.

Rri i ftohtë dhe pafjalë
Në çdo ngasje, si i huaj,
ا’është valë, kalon si valë,
Mos shpreso dhe mos u druaj,
Vraje mendjen veç, patjetër,
ا’është mirë a keq, e gjen;
Gjithçka rri e re, e vjetër;
Koha shkon, por edhe vjen.
 
Anna AHMATOVA

* * *
Kujtesa për diellin në zemër venitet.
Bari u tha.
Flokëboret e agut në erë vërtiten
Paksa-paksa.

Kanalesh të ngushta uj’ nuk rrjedh më -
akull i prerë.
Këtu asnjëherë nuk ndodh më asgjë, -
o, asnjëherë!

Qiellit shelgjishta hapej e tëra
erashkë shqote.
Ndoshta më mirë qe që s’u bëra
gruaja jote.

Kujtesa për diellin në zemër venitet.
Terrin po kqyri?
Ndoshta!... Brenda një nate beh e avitet
dimri.

* * *

E hënë. Natë. Njëzet e një.
Konturet e qytetit - n'errësi.
Njëfarë harrakati shkroi se
dashuria mbi dhe bën vaki.

Dhe prej përtese a prej mërzie
e besuan të gjithë, dhe kështu jetojnë:
presin takimet, frikë kanë ndarjet
dhe këngë dashurie këndojnë.

Po për të tjerë misteri shfaqet,
ata heshtja i ka bërë gur...
Unë u ndesha me të rastësisht
dhe jam, që atëherë, si e sëmurë
 
Na Jane Mbaruar Fjalet

Na jane mbaruar fjalet.
Buzeqeshja ka mbetur ne mes te udhes.
C'te bejme?
te shkojme a te mos shkojme per nje kafe
ne pallat te Kultures?
Tavoline e zakonshme
tej dritares qyteti vishet ne muzg.
nje gote uje per te dy,
kafja jote mbetur pergjysme,
imja pire me fund.
pergjysme, pergjysme, pergjysme,
fjala,
buzeqeshja,
ledhatimi,
si dy shina paralele perjetesisht te privuara nga ndarja,
perjetesisht nga takimi.
Sa here t'i puthja syte e bukur,
papritur binte briri i kushtrimit.
Kohe e ashper :
Ne qe ishim aq te etur per njeri-tjetrin
te ndare na duhej te vdisnim.

- poezi nga Bardhyl Londo
 
ثndërr


Zemra ime çlodhet ndanë burimit të cemtë*
(Mbuloje me fijet e tua,*
Merimangë e harresës.)*

Uji i pëshpëriste ulët një kantilenë të ëmbël*
(Mbuloje me fijet e tua*
Merimangë e harresës.)*

Zemra ime që u zgjua, pikëllimet e saj ia rrëfeu
(Fshihe mirëbesimin e saj,
Merimangë e heshtjes.)

Ja, zemra ime po rrëshqet në burimin e cemtë
(O duar të bardha, të largëta
Mbajeni ujin e lehtë.)

Dhe, duke kënduar me gaz, uji e tërheq
(O duar të bardha, të largëta,
Uji mbeti i shkretë!)

- Federico Garcيa Lorca
 

Mos me braktis
Me jep doren te shkruaj
Te marre krahe mendimi.
Me jep pulsin e zemres
Mos te ngrij trishtimi
Me jep buzet e tua
Puthjen ta jap une
Eja , nxito hapat
Mos ke humbur udhe ?

Shkretetire e bore , hena farfurin
Vendi anembane , dergjur ne qefin
Dhe meshtenkat qajne, pyjeve pa jete
Kush keshtu ka vdekur ?
Mos valle une vete ?


SERGEI ESENIN

31073192_1910320848978207_2700495388793097980_n.jpg
 
Do jem te kroni


M’kërkoni
Kur s’do të jem mes jush, si rrugëecje e shpresës,
Do jem, te kroni
Ku pinë dashuri, zanat e maleve, me sytë e besës.

N’trollin e lagësht, duke mbjellë, fidane t’lumturisë
Nën suvalen bardhësi, me shikimet e lirisë,
Si shqiponjë mali, e harlisur, n’fluturim të gjithësisë
Për dasmën e tretë, që, i duhet Shqipërisë.

M’kërkoni
Kur ngjyra e gjuhës, t’u thahet, e germat t’u ikin, qiellit,
Do jem, te kroni
I dehur, nga dashuria e zanave, bashkë me rreze t’diellit.

Ps;-S"ja gjeta emrin e autorit.
 
DETIT

Stuhi rebel lamtumire!
Ne cast te ndarjes perseri,
Ti dallget con perpjet i lire
Dhe zjen, shkelqen me krenari.

Si gjeme e britme pikellimi
E shokut qe na le dhe shkon,
Vikama jote dhe bucimi
Ne gji,se fundi,me kumbon.

O vend i shtrenjte i zemres sime
Ne bregun tend plot bukuri
I zhytur thelle ne mendime
Sa shpesh kam bredhur ne vetmi!

Jehona jote bucimtare,
Me mbush plot gezim e jete
Dhe heshtja jote magjistare
Dhe vrulli camarok o det!

Nje varke e bindur peshkatare
Lundron e ruajtur nga ti
Dhe mes tallazit shket krenare;
po ti terbohesh,c’mendesh fare;
Anije mbyt ne thellesi.

..

S’mu dha prej brigjeve shkembore
Te ikja vec njehere, o det,
Te nisja rendjen, dallget prore;
Atje ku ti gjemon, bucet.

Ne c’vis, ne c’vis te kesaj bote
Po shkoj tani ne shtegetim?
O det, nga shkretetira jote
Nje gje me dhemb ne shpirtin tim.

……………………………

O lamtumire! Lamtumire!
Ne shpirt do te te kem perjete
Do ta degjoj me plot deshire
Jehonen tende larg, o det!

Ne shkretetira,neper pyje,
Ku rruga po me con tani,
Do marr me vete shkulmen, hijet,
Shkelqimin tend plot bukuri

Pushkini
 
Do jem te kroni


M’kërkoni
Kur s’do të jem mes jush, si rrugëecje e shpresës,
Do jem, te kroni
Ku pinë dashuri, zanat e maleve, me sytë e besës.

N’trollin e lagësht, duke mbjellë, fidane t’lumturisë
Nën suvalen bardhësi, me shikimet e lirisë,
Si shqiponjë mali, e harlisur, n’fluturim të gjithësisë
Për dasmën e tretë, që, i duhet Shqipërisë.

M’kërkoni
Kur ngjyra e gjuhës, t’u thahet, e germat t’u ikin, qiellit,
Do jem, te kroni
I dehur, nga dashuria e zanave, bashkë me rreze t’diellit.

Ps;-S"ja gjeta emrin e autorit.

Ka gjasa Adelina Mamaqi,nqs s'eshte plagjiature nga autorja. :p
 
Kujtime të lumtura


Shikoj qiellin dhe trullosem
Nga kthjelltësia e tij,
Por në shpirtin tim burgosem,
Kështu që nga dendësia e tij vij.


Kujtoj kohën kur nëna m’i
përkëdhelte flokët nën dritën ehënës,
Me duartë e saj të shenjta
Ndërsa unë mbështetesha ne gjirin
e saj të ngrohtë,
Dhe fundosesha në gardhin të
urryer me gjemba.

ثndërroj nën hijen e freskët të blirit
Kur babai më ngushëllonte kur humbja në jetë,
Me fjalët e tij të zgjedhura me zemër,
Për të më kujtuar kujdesin e vërtetë.

Ah, moj jetë!
Si më largove nga shtrati i dashurisë fëmijërore?
Për pangopësinë më flijove,
Dhe për urrejtjen më mësove.

Të falem për mësimin e këtyre rrugëve,
Që shpresoj asnjë t’mos i kalojë
Mbështetur prapa këtyre mureve,
Më lejo e qetë të ardhmen ta shikoj.


Fjolla Hoxha
 
ZثRI I SHIUT

Po ti cili je? pyeta shiun që zbriste ëmbël,
Dhe, çudi të thuhet, m’u përgjigj, e përkthej si vijon:
jam Poema e Tokës, tha zëri i shiut,
përjetë ngrihem e pakuptueshme nga vendi e deti i
padepërtueshëm,
lart drejt qiellit, nga ku, në formë* fluturake
ndryshuar tërësisht, por ende e njëjta,
zbres për të lag toka të thara skeletike,
shpërfaqjet e pafundme të pluhurit të botës,
dhe atë në to, që pa mua do të ish vetëm farë, latente,e palindur;
dhe përherë, ditë e natë, i kthej jetë, vetë origjinës sime,
e bëj të pastër, e qendis;
(Sepse kënga, e dalë nga vendi i saj i lindjes,
pas plotësimit, bredharake,
i intereson asaj ose jo,
kthehet në kohë me dashuri.)

Përktheu: Faslli Haliti

*ERNEST HEMINGUEJ
 
poezi nga
Alma Papamihali

Megjithatë…jetojmë

Një natë pa gjumë,*
lind një ditë të vdekur…*
megjithatë jetojmë*
dhe ditën pa e prekur…



ps. sa e vertete dhe e bukur eshte kjo poezi




Stina E Peste

Nuk rreshte së kërkuari,*
Ndaj stinën e pestë krijove,*
S’u lodhe së ecuri,*
Me hapa heshtjen sfidove.*

Ia zhveshe rrobat vjeshtës,*
Pranvera puthje nisi të pikojë,*
Dimrit i dhe lamtumirën,*
Vera të drithërojë.*

Nuk rreshte së ecuri*
Stinën e pestë krijove,*
Atë të dashurisë,*
Katër të tjerat sfidove.*

Krijove të pestën e vitit,*
Të ndihesha si në përrallë,*
Ndaj stinët kur ndërrohen,*
Të pestën pres me mall.




Mos Harro

Kur të ndjesh hapa të shpeshtë*
që lëkundin tokën vetë,*
mos kujto se hijet vdesin,*
do të vi dhe në s´më pret,*
…se për fjalë dhe për besë*
kohë më parë është mbajtur burri,*
ja që kohët kanë ndryshuar,*
kur qan gruaja, zbutet guri!




Ndonjëherë

Bota të duket e vogël,*
sa mundesh ta mbash në duar,*
ëndrra të duket pa vlerë*
sa mundesh ta shohesh dhe zgjuar,*
dita të duket sekondë*
dhe orëve vlera i´u humb,*
ndonjëherë të pamundurën kërkon,*
por s´mundesh ta gjesh askund.*

Ndonjëherë, te duket bota e vogël,*
me veten ecur brenda saj,*
në duar botën kur mban*
i heshtur, ndihesh pafaj.*
Ndonjëherë, por vetëm ndonjëherë*
arrin të mbash një botë në duar,*
e vërteta fare ndryshe mbetet,*
ti thjesht vetëm ke imagjinuar.
 
Redaktimi i fundit:
KTHIMI Nث VETE

Po kthehem nga sëmundina
E nga ëndrra e çmendur për lirinë
Po kthehem nga mundimtorja
Në këngën e etjes për dashurinë

Po kthehem nga honet e mallkimit
Ku u degdisa –
Nga shkretëtira e shpresës
Nga malet e dendura me (p)lisa

Po kthehem nga udhëkryqe ankthi
Te vetja për të gjetur paqen e shenjtë
Po kthehem nga mjegullat e delirit
Për ta gjetur t’vërtetën e shtrenjtë

Po kthehem nga vërshimet e urrejtjes
Nga erërat rrënuese te kullat e ndejtjes
Po kthehem nga pllajat e thatësisë së mendimit
Nga të gjitha tronditjet e rrënimit

Po kthehem nga kënetat e mëdyshjes
Nga bimësia që lëshoi rrënjë në pabesi
Po kthehem nga tirania nënshtruese
Në truallin e lirisë me disa pakënaqësi

Po kthehem nga netët e zeza të harrimit
Po vij në mëngjeset e bardha të zgjimit

Ragip Sylaj
 
Valë dashurie

O ndjenjë, o mall, e ëmbla valë
Që vjen më puth ngadal’ e shkon.
Ah, të isha gur, t’mos njihja fjalë
Të fliste vetëm një prekja jonë...

Të isha gur që s’vyen aspak
Që asnjë mur mos t’më pranonte
Të tretesha muzgjeve të tua gjak
Një puthja jote t’më thërrmonte.

Në mijëra copa t’më shndërroje
N’korriza rëre q’ndryshojnë vend
Pastaj mes flok’ve t’më trazoje
Në çdo qelizë të trupit tënd.

O ndjenjë, o mall, e ëmbla ime,
O muzg magjie i mbrëmjes’vonë!
ا’po luajm’ kështu, lojë dashurie!?
Unë bregu, ti vala që vjen e shkon!

| Leonard Seiti |
 
Te uroj Victor hugo


Pikë së pari, të uroj dashuri. Dhe duke dashur, uroj të të duan. Por nëse kjo nuk ndodh, atëherë tregohu i shkathët për të harruar. Dhe pasi të kesh harruar, uroj të mos pendohesh.
Uroj vërtetë që kjo mos të të ndodhë, por nëse ndodh dhe ti harron, shpresoj të mos zhytesh në dëshpërim.
Të uroj të kesh shumë miq. Edhe nëse ata janë të këqinj ose të parëndësishëm. Uroj të kesh miq të guximshëm dhe të vërtetë. Dhe uroj që një prej tyre të jetë më i besueshmi.
Por sepse jeta është në këtë mënyrë që është, të uroj armiq. As shumë, por as pak. Një numër i ndërmjetëm, që të të bëjë të pyesësh veten për të vërtetat dhe siguritë e tua. Dhe le të jetë mes tyre njëri që do jetë i drejtë, që të mos ndihesh kurrë i sigurtë në idetë e tua.
Uroj të jesh i dobishëm, por jo i pazëvendësueshëm. Dhe në momentet e tua më të këqija, kur të mos kesh asgjë, ajo dobishmëri të të mbajë në këmbë.
Në proporcion me të, të uroj të jesh tolerant. Jo me ata që bëjnë gabime të vogla, sepse kjo është shumë e thjeshtë, por me ata që bëjnë gabime të mëdha, të cilat nuk mund të zhbëhen. Përdore mirë tolerancën tënde që të bëhesh shembull për të tjerët.
Uroj që kur të jesh i ri, të mos rritesh shpejt. Dhe atëherë kur të jesh rritur, mos këmbëngul të jesh sërish i vogël. Dhe kur të plakesh, mos u dëshpëro. Sepse çdo moshë ka kënaqësitë dhe dhembjet e veta, dhe ne kemi nevojë për të dyja këto në jetë.
Gjithashtu, uroj të jesh i mërzitur, të paktën një ditë. Kështu në atë ditë do kuptosh se të qeshësh çdo ditë është mirë, të qeshësh shpesh është e mërzitshme dhe të qeshësh vazhdimisht është çmenduri.
Uroj që të zbulosh me shumë shpejtësi nga ajo që thashë më sipër, se në botë ka njerëz të palumtur, të depresionuar dhe të patrajtuar mirë.
Të uroj të përkëdhelësh një qen, të ushqesh një zog e të dëgjosh cicërimën e tij, që dëgjohet në mënyrë triumfuese çdo mëngjes. Sepse në këtë mënyrë, do ndihesh mirë, pa arsye.
Dhe pastaj, uroj të ujisësh një farë, sado e vogël qoftë ajo. Dhe të jesh dëshmitar i rritjes së saj, që të shohësh se sa jetë jeton një pemë.
Të uroj gjithashtu, të kesh parل, sepse duhet të jemi praktikë. Dhe të paktën, një herë në vit, t’i vendosësh përpara teje e të thuash “Këto janë të miat.”. Kështu, do kuptohet se kush zotëron kë.
Uroj që asnjë nga të dashurit e tu të mos vdesë. Por nëse disa prej tyre vdesin, uroj të qash pa pendesë dhe pa u ndjerë në faj për fjalët që kurrë nuk ua the apo gjërat që kurrë nuk i bëre për ta.
Së fundmi, nëse je mashkull, të uroj një femër të mirë përkrah, e nëse je femër, të uroj një mashkull të mirë. Dhe ta doni njëri – tjetrin nesër, dhe ditën pas të nesërmes. Dhe kur të dy të jeni të lodhur e të buzëqeshur, uroj të keni sërish dashuri për t’ja nisur ditës tjetër nga e para.
Nëse të ndodhin të gjitha këto, atëherë nuk të uroj asgjë më tepër se kaq



eshte sh me i bukur ne italisht perkthimi se ne shqip nese dini ndonhe perkthim me te bukur mumd ta sillni...
nderkoh po e sjell edhe ne italisht per kush di italisht.


Ti auguro!!


Ti auguro in primo luogo di amare
e che, amando, tu sia riamato.
E se non è cosى, che sia breve il ricordo,
e finito il ricordo che tu non conservi rancore.
Ti auguro che non sia cosى,
ma se cosى fosse
 che tu sappia vivere senza disperazione.

Ti auguro di avere amici
e che, anche se non fossero assennati o responsabili, ti siano fedeli e leali, e che almeno ce ne sia uno di cui ciecamente fidarti.
E, poiché cosى è la vita, ti auguro di avere dei nemici.
Né troppi né troppo pochi, ma il numero giusto per farti dubitare ogni tanto delle tue certezze, e che tra di loro vi sia almeno uno nel giusto affinché tu non ti senta eccessivamente sicuro di te.

Ti auguro di essere utile
ma non indispensabile,
e che nei momenti bui,
quando non ti resta più nulla,
questo tuo essere utile ti sia sufficiente
per farti restare in piedi.

Ti auguro di essere tollerante,
non verso chi commette piccoli errori,
cosa troppo facile, ma verso coloro
che sbagliano spesso e in modo irrimediabile,
e che dimostrando la tua tolleranza
tu sia di esempio ad altri.

Ti auguro da giovane
di non maturare troppo rapidamente,
da maturo di non accanirti per ringiovanire
e da vecchio di non cadere nella disperazione.
Poiché ogni età ha il suo piacere
e il suo dolore, e dobbiamo lasciare
che entrambi scorrano dentro di noi.

Ti auguro anche di essere triste.
Non tutto l’anno, ma un giorno soltanto.
E che in questo giorno tu scopra
che ridere ogni tanto è bene,
ridere spesso è sciocco
e ridere sempre è malsano.

Ti auguro di scoprire,
subito, prima di tutto
e nonostante tutto, che esistono
e ti circondano persone oppresse
e trattate con ingiustizia, e persone infelici.

Ti auguro di accarezzare un gatto,
gettare delle briciole a un passero e ascoltare un cardellino
che innalza trionfante il suo canto mattutino,
perché ti farà sentire bene
cosى, senza altro motivo.

Ti auguro di piantare un seme,
per piccolo che sia, e di accompagnarlo
durante la sua crescita,
per scoprire di quante vite
è fatto un albero.

Ti auguro di avere denaro,
perché bisogna essere pratici,
e che una volta all’anno
ti metta davanti ad esso e ti dica:
“E’ mio”,
solo perché sia chiaro chi dei due è il padrone.

Ti auguro che nessuno
dei tuoi difetti muoia,
ma se qualcuno muore
che tu possa piangerlo
senza lamentarti
e senza sentirti in colpa.

Ti auguro infine che, uomo,
tu abbia una donna buona e che, donna,
tu abbia un uomo buono,
oggi e il giorno dopo, e che
esausti e sorridenti
parliate d’amore per ricominciare.
Se avrai tutte queste cose,
non ho più nulla da augurarti.
 
ا’jetë?!

Ta përplas fytyrën jeta,
I flak ca rrugëve pa çati,
Veç se disa me vila kapërdisur,
Ah, se jeta të bën dhe dredhi!

Ca dremisin qosheve në ndonjë cep
Zgjohen në t’ftohtë, ngrirë n’acar
Me barkun bosh nga mbrëmja n’mëngjes
Por zemërplot’ ata ngrihen prapë.

Pastaj, ka ca që mes luksit zgjohen,
Parfumuar bredhin rrugëve çdo herë,
Kollarisur, stiluar deri n’detaje,
Po ç’bëjnë?! Veç vjellin vrer!

| Seji Stafa |
 

ا’KثRKOJ Tث GJEJ…




ا’kërkoj në pyll me hap të zbehtë,

Tek rrjedh gëmushës një burim?

Hazdisur zogjtë ia thonë lehtë

Për mallin tënd, për mallin tim.



Bëj t’ia dëgjoj gjethet kories

Se ç’thonë ato buzëblerta.

Thashë ia gjeja gjurmën hijes,

Që le ti e pas unë mbeta.



Te brinja e mallit për matanë

Të pashë si ikje si një shterg.

Të pret ky mall pa fund, pa anë,

Se më vjen prapë nga ai shteg.



Nuk di pse zemra më mbërdhi,

A thua, kot rri duke pritur?

Dëgjoj korijen që gërrhin

Mbi mallin tënd duke dremitur.



ا’kërkoj në pyll me hap të zbehtë,

Me këtë mall që po më çmend?

Hazdisur zogjtë ia thonë lehtë

Për mallin tim, për mallin tënd.


Pano Taci!
 
I SHUSHATUR

Pano Taci!



I shushatur rashë të flë,

Më shushati syri i zi.

Ai sy ëndërr m’u bë.

ثndrra kongji mbi gji.



I shushatur rashë të flë,

Shushatur nga fëmëra.

ا’ma solli në gjumë atë,

Të më marrë flakë zëmëra.



I shushatur rashë të flë,

Nga ajo që më shushati.

Zgjata dorën që ta zë

Aty te shtarti…

Oh, unë i ngrati,

U ngrita e s’gjeta gjë!
 
SONETI I VJESHTES

I dashuri im i çuditshëm, ç’meritë kam për ty në k’të jetë”
Sytë e tu të qartë si kristal, sikur më shohin e më thonë:
-Bëmë të magjepsem e hesht! Zemra ime që ti po ngacmon,
Përveç ndjesisë së një kafshe antike plot sinqeritet.

Në duart e tua e përkundur dhe e ftuar në të ëmblin gjumë,
Nga sekreti i saj i skëterrshëm, asgjë s’ka për të treguar,
As legjendën tënde të zezë, në gërma zjarri s’ka për ta shkruar,
Oh, se unë pasionin e urrej e shpirti më dhëmb aq shumë!

Le të duhemi ëmbëlsisht. Dashuria, një rojtare e drobitur,
Në mes të errësirës, në pusi, tendos harkun e saj fatal.
Po unë ia njoh mirë veglat e të vjetrit arsenal.

Krimin, tmerrin dhe marrëzinë! – O margaritë e nemitur!
Pse, njësoj si unë, një diell vjeshtak nuk je vallë ti,
Margarita ime e akullt, e imja e panjollosura bardhësi


(Sh.Bodler)
 
MALL...

C’ma prek keshtu zemren?
C’me ben qe te ziej?
C’me shtyn te largohem
Prej dhomes pertej?
Po ndrit cip’ e reve
Rreth shkembit ajte!
Atje do te vete,
Atje n’ate dhe!

Ja, korbat ne ere
Flatrojne me gaz;
Perzihem mes tyre,
Mes tufes humbas
Dhe malit e murit
I vijme perqark;
Ajo eshte atje poshte,
Ajo eshte atje larg

Ajo vjen e endet,
Une ik, fluturoj,
Ne pyllin e dendur
Si zog po kendoj
Dhe e ndal ajo hapin
E qesh e pergjon:
“Ai kendon embel,
Per mua kendon”

Po i lan perendimi
Kodrinat me ar;
Sodit bukuroshja
Me shpirt mendimtar
Dhe shkon buze lumit
Mbi bar e stoli
Dha hapat i zhduken
Ne terrin e zi

Sakaq une shfaqem
Si yll shkelqimtar
“Kaq afer, kaq larg,
C’ndricon posi zjarr?”
Ti fort e mahnitur
Shkelqimin e pe;
Por mua te lumtur
Nder kembe me ke.

GETE
 
.Doja ta urrej...
Duhej te gjeja arsye per te urryer,
si fillim mungesa e tij, oret behen vapor i mbytur,
syte kthehen ne lum i rrembyshem,
cfare mund te gjeja tjeter per ta urryer,
ah ,kembet...
kembet ishin si peme e thare qe kercet tek thyhet,
duart si te vuaje nga pakinsoni....
Sa arsye per te urryer ate, kur zemra gati sa nuk cante kraharorin nga dhembja,
dhe sa here kerkoja ta urrej ,aq here kthehesha ne te njejten piknisje...
Syte e tij kur me veshtrojne deri ne pangopesi,tek me drejton nga vehtja.
Buzet qe peshperijn,shpirt, shpirt,shpirt,
e une ndihem e humbur ne te.
Krahet kur i hap te me pushtoj,gjoksi i tij si mal ku mbeshtetesh ,ndersa dukesh gogel,
Aroma e tij,
aroma e tij qe kalon dhe madheshtin e oqeanit si parfum.
Zot ,me te dhe minuti behet shekull, sa keq qe dhe shekulli duket cast....
Dua ta urrej, kete cmenduri dashuri dhe sa here perpiqem te urrej, aq here ndodhem ne te njejtin stacion per tu nisur, me nje dashuri te shumzuar triplisht...
Dua te urrej ate,
kur ta shoh,
cuditerisht nuk e shoh perball, por ne mua...
perfundoj te urrej, kete dreq mungese te tij....
 
Ti meriti un amore che ti voglia
spettinata,
per tutte le ragioni che ti fanno
alzare in fretta,
per i demoni che non ti
lasciano dormire.

Ti meriti un amore che ti faccia
sentire sicura,
in grado di mangiarsi il mondo
quando cammina accanto a te,
che senta che i tuoi abbracci sono
perfetti per la sua pelle.

Ti meriti un amore che voglia ballare
con te,
che trovi il paradiso ogni volta che
guarda nei tuoi occhi,
che non si annoi mai di leggere le
tue espressioni.

Ti meriti un amore che ti ascolti
quando canti,
che ti appoggi quando fai la ridicola,
che rispetti il tuo essere libera,
che ti accompagni nel tuo volo,
che non abbia paura di cadere.

Ti meriti un amore che ti spazzi via le
bugie
che ti porti il sogno,
il caffè
e la poesia.

Frida Kahlo
 
Nese me harron,
ateherë
te dish nje gje.

E di si eshte:
kur veshtroj
henen e kristalte, degezen e kuqe
te vjeshtes kermill ne dritaren time,
ne se prane zjarrit
prek
hirin e shperbere
a trupin gervishtes te drurit,
gjithcka me sjell tek ti,
sikur gjithcka qe ekziston:
aromat, drita, metalet,
te ishin barka nisur drejt ishujve
te tu qe me presin.

Por,
nese pak nga pak s'do me duash me,
pak e nga pak s`do te te dua as une.
nese papritur
me harron,
mos me kerko me,
sepse do te kem harruar menjehere.
Po tu duk e gjate dhe e marre
valvitja e flamujve te jetes sime,
dhe vendos te me harrosh
ne bregun e zemres
ku kam rrenjet,
dije se ate dite,
ate ore,
do t`i ngre krahet
e rrenjet e mia
do kerkojne tjeter toke.

Por
nese cdo dite,
cdo ore,
ti ndjen se je perjetesisht e imja
me embelsi te paprekshme,
nese cdo dite
nje lule cel ne buzet e tua per te me kerkuar,
ah, e dashura ime, ah, e imja,
ne shpirtin tim asgje nuk shuhet, as harrohet,
dashuria ime ushqehet nga e jotja dashuri, e dashur,
dhe sa te jesh gjalle do e kesh ne krahet e tu,
shtrenguar fort nga imja.
 
Llora

-I-
Llora
Prape mu kujtove, Llora.
Dashurine tone te shkuar
Prape ripertyp
Si demi qe ripertyp barin e livadheve te larget
Naten
Ne grazhdin e rrethuar nga bora.
Po ripertyp
Ate asfalt e zhavorr te zi kerrcites,
Borite dhe katroret mizeri te taksive,
Tabelat e kafeve plot drite,
Afishe, stacjone metroshe
Ku me ty brodha
Nofullat e zemres
Me dhembin
Llora.

-II-
Tani shiu godet me shkelma xhamave.
Atje qielli si negativi i zi i nje shkretetire.
Llora,
Me ka marre malli,
Mall boje hiri.
Tani nata si nje mbulese vigane
qendisur me drita aneve
Karrfosur me paralele dhe meridiane
Nga lindja ne perendim,
Na mbulon e shqetesuar.
Ne shtrihemi nen te,
Si ne ethe zbulohemi
Te ndare,
Te larget,
Te vetmuar.
Pati nete
I qullur nga stuhia jote
Heshtja prane teje dhe pasjonit te marre
Mberthyer mbi krahet dhe kembet e tua
Si mbi nje kryq te madh
Te bardhe.
Ne fillim e mora kaq lehte.
Madje s'thosha as fjalen "dashuri".
S'e dija se dhjete vjet me i ri se Krishti
Do te kryqezohesha mbi ty
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top