Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Poezi te librit "Sinfonia e takave" nga S.Rusi




Në shah

Po bie mbremja qete-qete
me shokun tim po luaj shah
vertet ketu ka edhe mbreter
por ne i komandojme ata

E treta radhe qe fitorja
vec mua po me buzeqesh
ky shoku im pi vec cigare
nje shuan e nje tjeter ndez

Kur ja tek xhami afer deres
kaq befasisht u shfaqe ti
dhe na veshtrove duke qeshur
po kujt i qeshe nuk e di!

Sa kohe ndenje prane nesh
aq here un u zura mat
tani e kisha une radhen
ti pi cigaret me inat.

Nje mije loje te bej tani
un do ti humb nje e nga nje
sa kohe qe ende nuk e di
per mua erdhe a per te!

Nje mije mbreter shoku im
le te mi zere mua mat
mjafton qe ti te me kuptosh
se ardhja jote u be shkak!
 
ا’trishtim

ا’trishtim,të jetosh në një qytet-brengë,
Ku shumë gjëra ecin për mbrapsht!
Vajzat e bukura rrinë fshehur nga djemtë,
Të shëmtuarat shëtisin në bulevard(!)

ا’trishim në këtë qytet që më deh,
Me erën e qelbur të vodkës!
Ku vetja herë-herë më duket,
Si Esenini rrugëve të Moskës!

ا’trishtim,në këtë qytet të çmendur,
Që më ngjan me një spital të madh!
Njerëzve ju mungojnë veç bizhamat me vija,
Dhe numurat në shpinë apo në krah!

ا’trishtim në këtë qytet që flet përçart,
Që as në gjumë nuk e heq paruken!
Dua t’ia marr nga koka e t’ia flak,
Por edhe ai s’më le,edhe unë nuk mundem!

ا’trishtim,në këtë qytet të pushtuar nga vdekja,
Që po më vdes edhe mua pak nga pak!
Më vjen të rrëmbej shpirtin e të zhdukem,
Sa më larg prej tij,sa më larg!…
 
Tepër vonë ....

Ti ke një moshë me time bijë,
Me babin tënd, unë, moshatar.
Kush të dha urdhër të më duash
Me hirin tim të ndezësh zjarr?!

Ata thëngjij që ishin shuar
Ti si guxon me dorë i prek?!
Kush të dha urdhër të më ndezësh
Pa patur frikë se unë të djeg?!

Ke ardhur vonë. Tepër vonë.
Kur dimri krejt më ka pushtuar,
Kur vdekja firmën më kërkon
Ndoshta në ferr për të më çuar!

Ti gjysma-hënë je kur zhvishesh
Dhe gjysma tjetër-perëndi!
Me çdo të puthur m’i ul vitet,
Më kthen në moshën që ke ti!

Me këto gjysma, unë poeti,
Mund të ndërtoj tjetër planet.
Në djall pastaj të shkojnë vitet,
Dhe moshat le të shkojnë në dreq!

Po prapëseprapë një frikë ndjej,
Po mora zjarr, si mund ta fik?
Prandaj dhe po vonoj të zgjohem,
Them ndoshta ik.
Them ndoshta ik...
 
Ti bëre faj

Jam un ajo molla ku ti
me vajzen tende gdhije netet
qe mos ju shihte asnjeri
un gjer perdhe i shtrija deget

Dhe qe t;ju dukej me e bukur
c;do gje qe thoshit ju te dy
un gjer ne maj i mbaja lulet
dhe ftoja shume zogj aty!

Dhe di c'do fjale qe u tha
dhe di sa here ajo u skuq
me dhjetra nete fjalen "mall"
degjova prane fjales"puth"

Ne dasmen tuaj s'erdha dot
ku shkuleshin gjith ato rrenje
ne vendin tim dergova kokrrat
qe te kenaqeshit te tere

Por mora vesh era me tha
qe pas nje viti ju u ndate
si bore prilli me ra ku lajm
ne syth i futa lulet prape

To shkele rende permbi te
qe ish e paster si kristal
per floket e arte te nje tjetre
ti bere faj, ti bere faj!

Ti bere faj te them un
te thone deget qe te gjitha
ti bere faj te thone zogjte
te thone mijra cicerima

Ti bere faj te thone supet
te thone floket e asaj
te thoen buzet qe ti puthe
TI BERE FAJ, TI BERE FAJ.
 
Pa dashje

Pa dashje kam plagosur një grua!
(S’e dija që më desh aq marrëzisht!)
Ajo ishte një yll,nga qielli larguar,
E zbritur në tokë rastësisht!


Pa dashje,kam fyer një grua!
E putha në faqe në një natë pa drita!
Pastaj dhe në ballë një puthje të dytë,
Ia shtypa pak hundën me gisht,edhe ika!


Pa dashje , kam vrarë një grua!
(Eh,gratë u vrakërkan kaq shpejt!)
Ajo iku në qiell,prej nga ish larguar,
Të vuante zhgënjimin e vet!
 
Kryqëzimi


Te lutem hiqe kemishen vishnje te buzeve
Qe te te ndjej kur te te puth!

Kush kryqezohet me poetin
O behet Krisht,
O behet shkrumb!

Te lutem hiqe najlonin roze te nates,
Qe mes nesh mos kete asgje pa shpirt!

Kush kryqezohet me poetin
O behet shkrumb,
O behet Krisht!

Te lutem, erdhi casti te shuash qirinjte.
U ndezen zemrat. Mjaft tani!

Kush kryqezohet me poetin,
O behet Krisht,
O behet hi!!!
 
Eklipsin pres

Unë me ty,si toka me diellin,
Të vij rrotull vazhdimisht,vazhdimisht!
Por asnjëherë s’të jam afruar sadopak,
As jam larguar sadopak,natyrisht!


Astronomia ka ligjin e vet,
Që unë e përfill me aq sa mund!
Të të afrohem më shumë
Kam frikë se më djeg,
Të të largohem-kam frikë se më humb!


E ja,kështu,vetëm rrotull të vij,
Po s’jam i marrë që rri e pres më kot!
E di që një ditë ,ti do të kesh eklips,
E atëhere,nuk do më djegësh dot!


Unë me ty,si toka me diellin,
Të vij rrotull vazhdimisht,vazhdimisht!
Por asnjëherë s’të jam afruar sadopak,
As jam larguar sadopak,natyrisht!


Astronomia ka ligjin e vet,
Që unë e përfill me aq sa mund!
Të të afrohem më shumë
Kam frikë se më djeg,
Të të largohem-kam frikë se më humb!


E ja,kështu,vetëm rrotull të vij,
Po s’jam i marrë që rri e pres më kot!
E di që një ditë ,ti do të kesh eklips,
E atëhere,nuk do më djegësh dot!
 
Te bukura poezite.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back