Poezi Per Atdheun Tim

Titulli: Poezi Per Atdheun Tim

Për të shtrejtin Atdhe,do ta shtrengoj,,me të gjith forcën e zemrës,sepse kjo ësht pjesa ime më e fortë!
 
Titulli: Poezi Per Atdheun Tim

Nentor 12...

Permes shekujve shpine krusur
Erdhi Prometeu por vetem per pak
Plaku i Vlores biri i Arberit
Enderr e kombit gatuar me gjak

Qante nga gezimi foshnja e plaku
Tek Valvitej flamuri kuq e zi
Cdo gje e bukur ishte ate dit
As qejt nuk kishin kaq shume poezi...
 
Titulli: Poezi Per Atdheun Tim

Atdheu im eshte nje femije.
Ka moshen time, trupin tim
Shpesh ai vesh rrobat e mia
Dhe une rrobat e tij...
Luajme, ndonjehere grindemi
Me shume na merr malli kur jemi larg
Me vjen turp kur kujtohem
Se ja kam harruar zerin, te qaren
...
Se me ka dale nga mendja fare
Kam harruar ta pyes per shendetin,
Per shkollen, per te panjohurit e shumte
Qe na bashkojne e na ndajne.

Edhe atij i vjen turp; nganjehere me harron
Ka kohe qe s'ka blere lodra te reja, s'ka lexuar
Asnje liber te ri
I humbur pas televizorit duke pare
telenovela, lajme, filma te shpifur...
Atdheu im eshte femije. I qeshur ne pranvere
I ngrysur ne dimer.

Babain e ka pa pune, vellai i rritur
Ka ikur nga shtepia.
Nje moter e ka martuar me larg se Doruntinen...
Ne shkolle vjen ne kembe nga cepi tjeter i qytetit
Me canten e rende mbi shpine.
Atdheu eshte nje djale i heshtur
dhe i bute. Kendon nganjehere.
Me shpesh e sheh duke menduar.
Atdheu mbetet nje femije i mire.
Te dielen i jap rrobat e mia.
Une vesh rrobat e tij te shtunen.
Per dite festash shetisim rrugeve
Dhe sa here dua ta pyes perse nuk flet,
E gjej duke me pare me bisht te syrit
Shuar... vjedhurazi...

Ja shtrengoj doren, e le te heshte, ecim
Dhe floket e pakrehur atij ja kreh era.
Atdheu im eshte nje femije, do rritet
Pa guxuar dot kurre te shohe endrra...
Si te gjithe ata qe jetojne ne periferi
Ne nje toke qe e kane zaptuar rishtaz
Ne nje shtepi te ndertuar pa leje
Ne mes te ares se bukes se dikujt tjeter...

A.B
 
Titulli: Poezi Per Atdheun Tim

"Shqiponja"
Hape krahet, fluturove
thelle neper kaltersi
Udhetove, udhetove,
çerdhen ku do ta besh ti?
Ty asgje s'ta mbushka syrin?
As kjo peme? As ky gur?

Me ne fund, moj trimereshe
bere çerdhe ne flamur.

Mu kujtua kjo vjersha ka qen ne abetare.
 
Titulli: Poezi Per Atdheun Tim

ا'u mbush mali me dëborë,
ا'u mbush deti me pamporë,
Seç u mbush e shkreta Vlorë,
Plot me krushq e me dasmorë:
S'janë krushq edhe dasmorë,
Janë Toskë-e Malësorë,
Janë Toskë-e Malësorë,
Me flamur' të kuq në dorë,
Si dhëndurë me kurorë.


ا'u zbardhë malet, ç'u zbardhë:
Nga çdo anë seç na ardhë,
Shqipëtarët gunë-bardhë.
Seç na ardhë palë-palë,
Duke rrotulluar male
Kush me këmb' e kush me kalë,
Kush me shpejt, kush më ngadalë:
Kush i lum e kush i gjorë
Kanë zbritur mu në Vlorë,
Mu në Vlorën e lirisë,
N'atë thelb të Shqipërisë


ا'ka që çan rrufeja retë?
Vjen 'Smaili trim me fletë,
Fluturon posi shigjetë.
Thonë, vjen përdrejt në Vlorë,
Me flamur të kuq në dorë,
Me flamurin e lirisë,
N'atë thelb të Shqipërisë:
Thonë, është vet-i-tretë,
Thonë, është vet-i-tetë,
Thonë, vet-i-njëstetetë-
Rrofsh moj Shqipëri përjetë !!
 
Titulli: Poezi Per Atdheun Tim

Me modestinë time më të thellë po e sjell një poezi kushtuar 100 vjetorit të shtetit Shqipëtar:

100 VJET PAVARESI

1.
Rrugë të gjatë ne kaluam
Që nga “Meshari” e “Formula e Pagëzimit”
Përmes luftës, përmes gjakut
Drejt lirisë dhe lulëzimit!


2.
Na shkelën, na ndanë
Na pushtuan e na vranë,
Trathëtinë na futën në mes
Që vëllau, nga vëllau të vdes!


3.
U rropatëm, barkëpangopur
U shkapërderdhëm nëpër botë,
N’Amerikë, n’Australi
Dhe gjithkah nëpër Europë

4.
Na nënçmuan dhe na shanë
Edhe bishtin na e vendosën,
Por shpresën e lirisë që ndizej në ne
Kurrë, dot nuk e fundosën!


5.
Na quajtën të pa ditur
Të pagdhendur dhe torollak,
Por ne ndenjëm gjithënjë ballëhapur
Nuk u ligështuam aspak!


6.
Pas shumë pune me shumë mund
Zjarrin që në ne ndizej bubullimë,
E liruam nga gjokset tona
N’Vlorë shpallëm pavarësinë!

7.
Nga t’ gjitha trojet me gjak shqiptari
U mblodhën burrat në kuvend
Dhe gjithë botës ia kumtuan lajmin
Nga sot e tutje ka Zot ky vend!


8.
Nga 28 Nëntori , 100 vjet më parë
Shqipëria ka një Zot,
Mos provo më Europë plakë
Se vendin e shqipeve s’e shkel më dot!


08 – Nëntor – 2012 / 13:05
F E R I Z A J
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Poezi Per Atdheun Tim

P.S. Desha ta bej me dy ngjyra por nuk ia arrijta dot, nuk di perse...
 
Titulli: Poezi Per Atdheun Tim

Afron ditë e madhe, bij´ të Skënderbeut,
"28 Nëntor", i dhe ngjyrë Atdheut,
Ngjyrose një komb kuq e zi valëvitur,
Në ballkon të Vlorës, pavarsia zbritur!
Alma Papamihali


46211_499264826772940_68693247_n.jpg
 
Titulli: Poezi Per Atdheun Tim

Shqipnia e Lirë

Do t'valvitet m'Kaçanik
M'Kaçanik, po, do t'valvitet
Kuq e zi Flamuri i shqyptarëvet,
Përse toka, shqyp ku flitet,
Ajo vetë asht, puth prej t'Parvet
Trashigim na e kemi pasë:
Mbrendë i huej, jo, ma s'do t'shklasë,
Posë atëherë, kur vjen për mik.
Jo, po: na sod ktu sundojm;
Ktu s'hecë fjala e tjetër kuej;
Gjall Lirin' na nuk e lshojm,
S'njohim mbret as krajl të huej.
Zoti n'qiell e na mbi tokë:
Me gjithkënd vllazën e shokë,
Por se i cilli m'cak të vet.
Prande i huej, n'andërr m'e pa
Se vjen kurr e shklet ndër ne,
Drue se keq kishte me i ra;
Pse shqyptarët kanë ba nji bè
Bè të madhe ata kanë ba:
Për Shqypni në luftë me rra,
Me rra n'luftë me krajl e mbret,
E kur bjen në luftë shqyptari
Lidhë me besë ai ndërmjet veti,
E din hasmi se aty pari
Shungullon toka e gjimon deti:
Se bijn krenat fushës s'mejda

At GJERGJ FISHTA
 
Titulli: Poezi Per Atdheun Tim


JEMI NJE

Në Vlorë , shqiptarisht ,
janë shtruar sofrat e Lirisë,
E zemrat janë mbushur plotë diell,
dhe ngjyra kuq e zi të dashurisë.
Në Vlorë kanë zbritur shqiponjat,
bijtë e bijat e Dardanisë
dhe gjithë yjet e Lirisë .
Skënderbeu, Nëna Tereze , Avniu, Ismail Qemajli,
Isaja , Ademi,eeee...., sodisin dëshmorët,
duke i buzëqeshur Lirisë
edhe në Vlorë edhe në Krujë edhe në Prizren,
me 28 mijë rreze LIRIE në zemër,
për 100 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë .
Ne kemi një diell mbi kokë,
një tokë Ilire ndër këmbë,
Ne kemi Shqipërinë,
që i themi Atdhe, i themi Nënë .
Vllau im kur u vra,
mes shokësh në male,
Nëna nuk qau,
në vënd të sajë qau Dielli,
edhe Hëna lotoi, deri sa loti ngriu,
deri sa loti shterroi .
-Merre qiftelinë biro ! -më tha nëna,
dhe bjeri , malet le të ushtojnë ,
Seeee,...,
deri sa ka kush përkund djepin,
deri sa ka kush i bie qiftelisë,
deri sa ka kush e thotë fjalën e urtë
rrënzë oxhakut të kullave tona,
dhe deri sa ka kush e rrok pushkën e lirisë,
Askush,...,
nuk mund të na çrrënjos nga kjo tokë ,
sepse është e jona .
Kemi një gjak, një gjuhë, një flamur, një komb dhe
një AtDhe ,..., që na bashkojnë !

Gjergj Driloni


381709_10200175462053129_956995063_n.jpg
 
Titulli: Poezi Per Atdheun Tim

SHEKULLI IM ...MALLI IM.

Kam ecur stineve shekujve me dhembje
Tokes sime te perlotur trembur nga fole shqipeje
Dhe serish kam mbledhur endrrat e mia
Ne cdo pranvere kam puthur malet
Malli im.

Me flamurin e Gjergjit betejave jam rrokullisur
Jam plagosur ne trup
Por kurre s'ta ktheva shpinen
O ATDHE.

Kam bertitur s'di qielli e Zoti
A me ka degjuar?
Kam pasur nje Abetare shkruar
Me shkronja gjaku.

Ti me bere nder me gjoksin tim me plumba
Shekujve rrezuar e ngritur jam
Me femije nder duar e plumba pas shpine
Po ja...
Po vjen nje dite e bukur me diell
Te shtrij trupin tim mbi kete truall Ilirie.

Une...
Zot i foleve te trembura deri dje
Kosove Cameri Iliride Plave Tuz Medvegje
Nje emer ne gjoksin e Nenes te shtrihem.

E kur te vdes me ktheni me sy nga Shqiperia
Te brohoris njehere per se gjalli

O Nena Shqiperi!

Te puth flamurin e gjakut
te bej nje permendore
Me shkronja lirie...te prehem
dhe ne gjoksin e trimit tim
s'eshte mekat as fjala ...
Dashuri.!

Lili Bimi
 
Titulli: Poezi Per Atdheun Tim

nje tjeter poezi e A. Bales per atdheun

Atdheu i dites se merkure...

Atdheu i dites se merkure
Eshte i njejti te enjten,
Te premten, te shtunen, cdo dite
Qe lind e qe vdes
Si nje fryme e humbur ne ngarendje
Mbijetese...

Atdheu i dites se merkure
Do te zgjohet prape neser
Si nje i moshuar ne shtepine e vjeter
Ku miqte kane ri-ikur
Ne harrese...

Atdheu eshte pak me shume
Se torta e festes
Dhe gjithmone me i dhimbshem se heshtja
E gjoksit qe dhemb nga dehja
E lumtur e dites se merkure...
 
Titulli: Poezi Per Atdheun Tim

Nje poezi qe e kam shkruar per 100 vjetorin e pavarsise..

Ne të gjithë jemi krenar ..
Për flamurin ton shqiptar..
Tek valvitet sot i lirë..
Në cdo skaj te Shqipërisë..
Ditëlindjen sot e ka.
Plot 100 vite pavarsi..
Që kur burri floke dëborë
Lart Te ngriti Ty ne Vlore
Ishte bashkë ai me shokë
Kush me pushkë e kush me penë
Fjal e lirisë shqip mori dhenë
Le ta dijë bota tanë
Shqiptari zot n'vatan
Gëzohu ti sot o shqiptar ..
Ky flamur me gjak është larë..
Gjaku trimave atdhetar
Skrahasohet as me ar
Kush guxon të të përshkeli?
Kush guxon të të poshtërojë?
Pasha gjakun që është derdh
Pasha jetën që është dhenë
Ska burr nane me e tjek
Amanetin e t'parve tanë
Gëzuar ditëlindjen e 100nd
Ska më të lumtur se kjo dit
Do ngjyroset kuq e zi
E gjith bota sot për ty
Sot në shqip do të thërras
Anembane le të bucas
Të gjith do kthehemi te ti
Zoti të bekoftë moj e imja Shqipëri!!



J.Sh. Nentor '12
 
Titulli: Poezi Per Atdheun Tim

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Poezi Per Atdheun Tim

n'londer, m'kan coptu - n'berlin, m'kan tradhtu
n'rambuje, m'kan mashtru e n'vjen, m'kan studju
po jom msu me u kesh e fjales huj me ju nenshtru
kur s'di me vendos vet, n'new-york vendoset per mu
spo valon mo flamuri se e kan shti renovim (sepse)
simboli spo pershtatet lypet pelqim n'5% (pse pse!!)
plotsohen kushte puth krimineli me thon po kthehna (pse!!)
zavendsohet shqiponja me ni sorr me dy krena
 
Titulli: Poezi Per Atdheun Tim

…hallall na koft se ishim kon tamon si zojt e shqipes
i forti e mbyt t'dobtin mja mar kafshatën e rritës
asi puth kur u fashit puna ja nisem me qit allti
e pse s'kem gjujt n'shka qysh po gjujm n'vlla, hiq nuk pe di
ty bo be pasha shiptarin, po pasha traditën
po kur na hini hasmi n'konak, pse s'ja qiti priten ?!
po e kape iken, tash fol per naten ditën
jerem trillon si rambo n'teren pa e pas praktiken
kamufllazh o bubat e vogel ku i kini veprat
kur ke puna me rre gjyks pse ikshit si leprat ?!
meriten shum kush e ka n'shipni ose te pishat n'ulqin
sa un n'zvicer qaj raptisha ushtar qind per qind
jo nuk ja vlen kjo pun me shkel mbi mundin e huj
kur sjom qaj puth thom ndergjegja mi thot vetit shuj
e shko thuj gjdokuj puth me rren je ka bon buj
po kur se din vallen e shqipeve, pi vendit mos luj
 
Titulli: Poezi Per Atdheun Tim

ky kojshija mdjegu mvrau pi shpis m ndjeku
e vllau puth ka pare s'blen vita blen mleko
shkua na djegu e na rindertoj me material t'vetin
se shiptari n'prodhime vendore se she kualitetin
urdhnohet, decentralizohet me kuptu tkeqen vonohet
tani kan me shekuj se pi historis denohet
zgjohet, si feniksi herdokur po i veti kraht ja pren
97 ke provimi po ti notat i blen
se ke perfitu prej ati puth me temel o shkatrru
prej ati puth e kqyr shtremt kur ndihm vjen met kreku
prej ati, puth qiti allti puth ti me pshtu
prej ati puth osht sakrifiku puth botha me tu shliru
se me pas shpirtin e nënë terezës të na osht bo demode
i ka mbet veq emni se tash dollari osht bo model
secili bothen e barkune vet let del ku tdel
se n'dit sotit pesha e kuletes osht çmim nobel
 
Titulli: Poezi Per Atdheun Tim

me kon pastrus n'spital shipeci me fjalë shitet kirurg
bile me krenari hin e ngrit flamurin n'burg
jau bon me dije tjerëve sa i flenë n'zemër shiptaria
"kishe ka ra ty shit drogë me ble armë e mu fitu liria"
qyy qyy ?! athu paska diller patriot me ideal t'shejt ?!
e puth e zhyt ni popull n'emen, dushmanin se len me flejt ?!
ose puth me armikun ka fol veç me gjuhen e plumbave
me zemer t'shqiponjës e jo me paqe t'pllumbave
edhe njo nder tjer puth shkel mbi trupa t'gjakostë
po pse lan mut me shurr o shipec i hekurostë
e ky grupi i unitetit lujn rreth dates banketit
rreth pseudo shtetit send n'dor e i premtojn miletit
secillin muj me radh ka ni vendosje t'statusit
me ose pa veton apo ushtrin e rusit
e presin tu kesh pavarsin e babës bush
kryesore me mujt me honger edhe pse si vet kurrkush
marioneta, pinokio puth premtimet jau tradhton huna
fjalorin lulisht po n'thera ju shihet puna…
 
Titulli: Poezi Per Atdheun Tim

Ah,
male,
male, male
si varre te medhenj
kryengritjesh. Dielli
dhe hena persiper-prinder
pleq qe digjen prej dhimbjes.
Lumenj qe ikin. Dhe une qe iki
me ererat e terbuara te fatit.
Te gjitha fushat e jetes
i kam ne nje copez buke.
Pyll i madh, i erret
eshte mencuria jone: me
kafshe dhe vetetima, plot
gjethe qe bien, me zogjte
qe ngrihen ne qiejet e se ardhmes.
Arrij ne liqene dashurish. Shoh dhe shoh
fytyrat e mia te pafundme neper dallge. Bie
me gjunje dhe pi driten e syve te lire.
Iki perseri. Pa ty s'iki dot. Jam pergjysme.
Nje ishull vetmie. Nje shpelle pret shpirtin
tim. Emrin qe s'e kam thyer
do ta ndez aty si qiri. Kudo
qe te jem (dhe ne dete),
larg, gjurmet i le
ne formen e
hartes
te at-
dheut.


Harta e pergjysmuar e atdheut
(Qafë-Bari, 08.02.1985)​
 
Titulli: Poezi Per Atdheun Tim

DJEMTث E ASFALTIT"

Ata lanë qytetin
dhe iu ngjitën bjeshkës,malit
që Shqipërinë ta shpëtojnë
prej zjarrit,prej djallit.
Ata lanë familjen
për t`shpëtuar një popull
ata lanë shoqërinë
për Shqipërinë.
Ata lanë shkollën
se bankat ndër vite
u çanë e u ndryshkën
braktisën edhe karriget
që i panë pothuajse
çdo herë,të zeza vitet.
Ata lanë këndimin
se nënshtrimit
s`donin ti këndonin.
Ata lanë modelizmin
se bukurinë e tyre
me atë të jashtëtokësorëve
s`donin ta krahasonin.
Ata lanë kitarën
se telat e zi shkabë
të vajtojnë kundërshtuan.
Ata lanë dashurinë
se më shumë se vetën por edhe jetën
e deshën Shqipërinë.

Durim Pruthi
30.03.2012
 
Titulli: Poezi Per Atdheun Tim

Baltës shqiptare

Të dua, baltë shqiptare!
të dua:
egërsisht,
dëshpërimisht
si ujku pyllin
si vala valën,
si balta baltën!

Se gjer mbi gju
jam brenda teje.
Se lerë kam këtu:
si ati,
gjyshi,
stërgjyshi.

Të dua, baltë shqiptare,
se gjer mbi bel
dhe përmbi bel,
jam brenda teje
e s'dal dot -
se s'dua!

Se ti më lidh
e më mban
me mjaltin tënd
dhe me pelinin tënd!

Se vdekur ka,
këtu, tek ty
dhe nëna
dhe ati
dhe gjysh-stërgjyshi!
Të dua baltë shqiptare,
magjistare,
e ëmbël dhe qetësuese
si vetë vdekja!

Se thellë jam,këtu,
brenda teje
gjer mbi gju,
gjer mbi bel
e gjer mbi krye.
Dhe dua fort të dehem,
me afshin tënd
të prehem
(ah, që tani dhe përgjithmonë!)
brenda teje.

Të të pushtoj,
të më pushtosh,
të të shtrëngoj,
të më shtrëngosh
e të më tresësh
si gjysh-stërgjyshët
e si po tret
ah, flokëbardhin
e shtatzhuriturin
babanë!

Të dua baltë shqiptare,
magjistare,
ti, mjaltë e ëmbël,
ti, helm e hidhur!
Të dua:
egërsisht,
dëshpërimisht:

si ujku pyllin,
si vala valën,
si balta baltën!

Shtator, 1943


Mitrush Kuteli, Vepra 5
 
Titulli: Poezi Per Atdheun Tim

Në fillim ishin zogjtë, lumenjt, Ilirët
Hanin ilirisht dhe punonin ilirisht tokën
Lindnin dhe vdisnin lirë, shlirshëm, ilirisht

Pastaj erdhën turrë nga perëndimi
Kërkonin tokë ilire, qiell, ujë ilir
U thanë: i paskeni të artë gurët, bukët, tokën

Pastaj erdhën turrë turrë nga lindja
Kërkonin tokë ilire, qiell, ujë ilir
U thanë: i paskeni këngët dhe kafkat të bukura

Deshën t’i venë në një turmë, deshën
T’u japin balsemin e luleve


Azem Shkreli
 
Re: Poezi Per Atdheun Tim

Djali Shqiptar
Unë jam nji bir shqiptari
e Shqipninë e due.
Kujdes na la i pari
m’e dashtë e m’e nderue.
Se ne atë e kemi nanë,
prandaj s’do lodhem kurr’ tue thanë:
Un’ jam nji bir shqiptari
e Shqipninë e due.
Un’ jam nji bir iliri
e i lirë un’due me mbetë;
për çfardo xhevahiri Shqipnin’ s’e jap përjetë.
.................................................
Un’ kombin kurr s’kam m’e mohue,
gjithmonë, gjithkund ka m’u diftue:
Un’ jam nji bir arbnori,
shqiptar besnik i mirë.
Hil Mosi
 
Titulli: Poezi Per Atdheun Tim

ATDHEU IM

Rri dhe mendohem për Shqipërinë
Sytë e mi me lot janë mbushur
Në kurbet humba rininë.

Malli i tokës, malli i nënës,
Më thërret në gjumë. O bijë!
O nënë! i thërras edhe unë.

Ngrihem me tmerr e endem në të errur
S'jam në vendin tim e trupi më dhëmb.
Kaluan kaq vite që unë po qaj
Në telefon dëgjoj vec vaj.

Mos vallë ska Zot të më ndihmoje
apo vetë Ai më mallkoi?

Sa letra janë harxhuar
sa mall në to kam pasqyruar.

Atdheu im unë s'jam menduar
se jetën time si kam për ta çuar,

Ta jap fjalën Atdheu im
Që do të vij si pulëbardha në agim..
 
Titulli: Poezi Per Atdheun Tim

I dashur Atdhe i bekuar
U bënë vite pa të vizituar
E ndoshta ti me kohë më ke harruar
Por unë, nuk kalon ditë pa te kujtuar

Atë ditë që rrugën e kurbetit mora
Fjalën "lamtumirë" nuk munda ta shqiptoja

E thashë një mirupafshim të mbështjellë me lot
Do të shihemi në të ardhurin mot
Kaluan minuta, orë, ditë, javë, muaj e vite
Por për atë ditë unë jam ende në pritje....
 
Titulli: Poezi Per Atdheun Tim

SA Tث DUA O SHQIPثRI

Sa të dua, o Shqipëri,
sa mall ndiej e sa dëshirë,
për ty gaz e dashuri
mu në zemër më ka mbirë

Se për mua, o Atdhe,
je një lule aq e vyer,
sa nuk gjendet përmbi dhe
shpirtin tim për të ushqyer...

♦♦♦♦♦


ATJE


Atje ku vajzat dalin nuset
fustan-bardha me të bukurat në botë,
atje ku djemtë janë më xhentilet
dhe më karismatikët në botë,

Atje ku themi “Mirëdita” dhe “Lamtumire”,
ku fjalët “Unë dhe Ti”
marrin më shumë kuptim
Atje ku më ka dalë shpirti
dhe më nxirret sadopak malli,
atje në perlën e bukur, të bardhë
të lëmuar të Europës,
atje ku udhëton për ditë truri im,
atje ku ndodhet zemra ime
edhe në këto çaste.

Atje ku të gjeta edhe ty
që të dhashë zemrën,
në Tiranën me qerpikë moderne
dhe buzë-freskët,
atje ku do të vazhdoj gjithmonë
të flas Shqipen e bukur,

Atje ku humori i "Portokallisë"
na bën të presim të Hënën e një jave të re,
atje ku do të hedhim themelet e një rinie
edhe më të bukur, më inteligjente,
si pemët e një kopeshti
të bekuar e të lulëzuar.

Atje ku Timo Flloko do të vazhdojë
të shkruaj vargje abstrakte me tepër kuptim,
atje ku uji nga burimet e Tepelenës
do të më shijojë deri në palcë,
atje ku çdo yll ka dritë të papërsëritshme,
atje dhe vetëm atje në Shqipëri!!!
 
Titulli: Poezi Per Atdheun Tim

Kam mall për ty atdhe....

një grusht dhe ne gjirin tim
e me floket te mi te mbroj nga harresa...


Kam mallë për ty toke e bekuar..
ku linde rrite mbajte nën supe një peshë të madhe
"popullin tim "

Kam mall për bukën ku më ka shijuar
thatë e ngrohtë e bërë me dorë nga nëna ime
e shoqëruar me lotë

Kam mall për ty,aty ku lumenjtë rridhin
e unë rendja pas tyre kur isha fëmijë
dhe pyesja veten.....ku shkon ky lumë ?

Kisha dëgjuar atë herë për detin,
dhe kur e pashë mu duk kaq i madh kaq i pafund
kam mallë për ty atdhe....

Të heshtura dy kokat e shqiponjës, përse dy kokë?
Përse katër sy?
Mos vallë gjakun tënd gëlltit e vjell nëpër shekuj?
Dy sy për të rrojtur, katër për të vdekur
Perendim e lindje,
re të përskuqura në tokë e në qiell gjaku yt i tretur
Përse flatrat e tua dhimbje e ballkanit
Zog me dy kokëm ajrin e ke shkelur
Dy sy për të rrojturm katër për të vdekur.

♦♦♦
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top