Poezi nga libri më i ri i Rrustem Gecit-KثNGA E UJIT

shaban cakolli

Anëtar i ri
Poezi nga libri më i ri “ Këngët e ujit”
)

ART POETIK

Kjo fjalë gjaku o mik
që vjen nga thëllima
është një plagë e jona
nga drita e të sotmes

Njeri,merri rreze diellit
merri edhe pak frymë
që fjala poshtë zemrës
të d a l i më me forcë

O zë i ëmbël i poetit
ti që fjalën shpërndan
si dhuratë të shpirtit
lavdi të qoftë poezia

Kosovë e artit të lartë
Kosovë e artit të artë
Me thërrimet t u a j a
T h u r i këngë për ty
 
REGJISORI

Vëllai im i këngës
Ti që poezinë e lexon
Me ngjyra, me zë
Kjo është jeta jonë

Vëllai im i këngës
Vëllai im i shpirtit
I magjishëm është ai
që e ndien poezinë

Në jetën e përditshme
Janë tëra të sotmet
Janë tëra të nesërmet
Janë tëra të ardhmet

Vëllai im i këngës
Vëllai im i gjakut
Goditi ato qerre
Që fshehin trazira
 
B UJ T ث S I T

Plot pushtues të huaj
Që i ranë këtej pari
Ata ishin edhe”bujtës”
Dhe s´iknin pa luftë

Që nga Troja e lashtë
Kur u shuan pellazgët
U ngrit Iliro-shqipëria
Nga ishte pellazgjia

Plot bujtës të huaj
Nëpër t r o j e t tona
Frigonin v e t ë s i n ë
Për grurin dhe vajzat

Plot pushtues të huaj
Me emrat më vrasës
Prapa lanë varre, dhe
pemë gjaku të prera
 
OHRI

Një stuhi e madhe
Në shpirt më buçet
Fryn e r ë e fortë
Një erë me xhaketë

Bari z ë e dridhet
Qielli shungullon
Një erë me xhaketë
Pluhurin lart e qon

Laureshë e malit
Më thuaj a më donë
Laureshë e malit
Pse nuk e pohon

Mos u skuq o shpirt
Mos u skuq o xhan
Se të dashuruarit
Një dhimbje i mban
 
YJET PREJ UJI

Në këngët me çamëri
Fjalës i bien drithma
Djersë të ftofta kohe
Të rëna të përgjakëta

Në këngët me çamëri
Populli i vogël çam
اdo ditë i bie daulles
Se toka e tij nuk flë

Në këngët me çamëri
Të trojeve të ilirisë
اami tregon Greqinë
Lirinë e tij të shkelur

Në këngët me çamëri
Prej ku nis çamëria
Plot lule gjaknxehta
Me këngë çame çelin
 
Rrustem Geci- Poemë

Gjergj Kastrioti

( p o e m ë )

Në bashkësinë e popujve

nuk ka një njeri të njëjtë

që mund ta thotë zëshëm

emrin e dhéut dhe atdhéut

emrin e kombit të tij

sa trimi ynë Skënderbeu

Në epokën e G j e r g j i t

Shqipëria ishte një tërësi;

e zgjuar me çastet e kohës

dhe e aftë të mbrojë veten

Nën qeverisjen e Gjergjit

u skuqën të gjithë gurët

që atdheun e shqiponjave

askush të mos e lakmoj

Në atë epokë të ndritur

Gjergj Kastrioti, prijsi ynë

bashkoi gjithë shqiptarët

në luftë kundër armikut.



2

---------------------------------

Në takimet e tija në Durrës

në Gjirokastër , e Shkodër

në Shkup e në Kosovë

Gjergji e thërriste popullin

që t´ i përgjigjeshin luftës

proceseve të qytetërimit

Në Thanë , G j e r g j i foli;

“S´di çfarë ju bën të dashur

s´di çfarë ju bën të lumtur

por, nën tehun e shpatave

me shpatë duhet t´luftojmë!”

pra, para se t´ia beh lufta

përpara se të vie armiku

këtu ishte Gjergj Kastrioti

g j a k u ynë i l i r i s ë

Në ç a s t i n më të duhur

në çastin më të vështirë

Gjergji i dha shkëlqim tokës

( dhe theu tëra rrethimet )

që vrisnin h i s t o r i n ë




3

--------------------------------

Në njëzet e katër luftëra

në njëzet e katër beteja

në njëzet e katër fitore

Gjergji ishte trimi ynë

ai që i dha përgjigje kohës

Princa të mirë të Arbrit

mos u ligështoni, mbahuni

Jini në b e t e j a t tuaja

kjo p a s u r i e vetëdijes

më detyron të ju këshilloj;

Shqipërinë ta duani shumë

që liria të jetë, Shqipëri

Princa të zgjuar të Arbrit

lufta është ekuacion , me

të papritura e të panjohura

kjo luftë kundër Turqisë

është luftë për Shqipërinë

luftë për të ardhmen tonë





4

-----------------------------------

Princa me n a m të m i r ë

gjaku i luftës nuk humbet

edhe sikur të na vrasin, edhe

sikur ata të na m u n d i n

farë e huaj këtej s´do të mbijë

Shqipëria është gjak i moçëm

G j a k i shkruar në l i b r a

Gjak i s h k r u a r në këngë

Në këtë vend shumë të pasur

me klimë të butë e me det

Të gjitha parajsat janë këtu

për të lindur e të palindur

një pasuri e bërë nga zoti

të gjithë duhet ta mbrojmë

që shtetin ta bëjmë të fortë

të qëndrueshëm e m o d e r n

Shqipërisë i duhen fitoret

fitoret, dhe asnjë h u m b j e




5

-----------------------------------

Për këtë v e n d e këtë det

që ne e quajmë , Shqipëri

kam një urdhër të zemrës

një urdhër të pafjetur, që më

bën të jem në k ë m b ë

që humbjet të mos i ndjejmë

Shqiptar të të gjitha trojeve

mbajeni njëri tjetrin, duajeni

se i humburi do të paguaj

gjobën e rëndë të pushtimit

Në këtë orë të proceseve

Në këtë orë të h i s t o r i s ë

Shqipëria është atdheu ynë

Adresa e jonë në këtë botë !..



Rrustem Geci- Dortmund
 

Attachments

  • -RRUSTEMI.JPG
    -RRUSTEMI.JPG
    13.3 KB · Shikime: 10
Ne kohen e duhur kjo thirrje e Rustemit, shqiptaret duhet te jene me te bashkuar se kurre. Shqiperine mund ta bejne vetem shqiptaret.
 
Poezi promeriale

Rrustem G e c i - poezi promemoriale






VETثVENDOSJE

Prej këtu fillon populli

betimin e tij për veten

se krimi nuk harrohet

as shtëpitë tona në flakë

as fshatrat e shkretuara

as d h u n i m i i grave

as të rënët e pagjetur

Prej këtu fillon populli

të vërtetën e tij për veten

se gjenocidi s´harrohet

s´harrohet as holokausti

as shpërnguljet e mëdha

as vrasjet dhe burgosjet

as copëtimi trojeve tona

as vuajtjet 1 shekullore

as pushtimi që kërcënon

Prej këtu fillon populli

të jetë vetja , vetvetja

guximi i të gjitha fateve

përbashkimi shqiptarëve

Rrustem Geci - Dortmund
 

Attachments

  • -RRUSTEMI.JPG
    -RRUSTEMI.JPG
    13.3 KB · Shikime: 8

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top