Poezi Humoristike !!

Ghost

Anëtar i Nderuar
MEMEDHEU.

MEMEDHE, QUHET TOKA.
KU ME IKEN PER LESH KOKA.

KU KAM DASHUR MEM E AT.
KU TE GRIJNE FAJDET, PARATE.

KU KAM FIS E KU KAM FARE.
KU S'KA DRITA POR PISHTARE.

KU TE MBYT PLUHURI TALLASHI.
KU KERCET E PRET KALLASHI.

KU KA DIAMANT E AR.
KU S'GJEN UJE PER TU LARE.

KU KA PLEHRA TOGJE -TOGJE.
DHE QINDRA PARTI PER L****.

MEMEDHE, ESHTE NJE COPE TOKE.
QE TE BEN ME DHIMBJE KOKE.

KU PO SHEMBEN KOMBINATE.
DHE HAJDUTET NGRENE PALLATE.

KU BEN LIGJIN KONTRABANDA.
DHE NJE POLITIKAN KA 10 BODYGUARDA.

KU PO SHITEN ME DOLLARE.
VARRET E GJYSHERVE TE PARE.

KU KA RRUGE E TROTUARE.
JO PER NJEREZ PO PER GOMARE.

KU PIPINE E BEN NE BREKE.
SE ME SHUMICE GABI I SHETE.

MEMEDHE, QUHET TOKA.
KU ASNJERI, SHQIP S'KUPTOKA.

KU BEJNE C'MOS SHESIN DHE DHEMBET.
VEC TU IKIN NGA SYTE KEMBET.

KU BEJNE PARADA BUKURIE.
VAJZA TE C'DO KATEGORIE.

KU DHE DJEMTE KONKUROJNE.
''MISS ALBANIAN'' TE FITOJNE.

KU NJE MISS, PRISH VIRGJERINE.
VEC TE BDERROJE NENSHTETESINE.

MEMEDHE, QUHET KY VEND.
QE KA DEPUTETE ME MEND.

QE PERLESHEN E BERTASIN.
DHE SE DINE AS VETE SE C'FLASIN.

KU KA LIGJE EDHE REND.
VEC PER FORME JO ME GJITHEMEND.

KU POLICET JANE TRUTHARE.
DHE S'KANE PATENTE AS PER GOMARE.

KU MBI PRONEN QE ME LA IM AT.
PA LEJE ESHTE NGRITUR NJE PALLAT.

E TANI PUNOJ SI *******AT.
NE PRONAT E NJE GREKU PLAK.

KU PER KUNJ TJETRI TE ZHVESH.
DHE POLICI RRI E QESH.

KU TE TREDHIN DUKE QARE.
SIC TREDHIN GOMERIN ME DARE.

DHE KU TUA DISH PER NDER.
QE TE VENE TRITOL NE DER.

KU RROJ ME GAZ E ME SHPRESE.
QE TE GDHIHEM GJALLE NE MENGJESE.

KU BLIHET BUKA VERESI.
DHE MIJERA FAMILJE PE SHTEPI.

KU NJE VRASES A GOMAR.
KA ME VLERE, SE NJE PUSHTETAR.

KU NGROH VEZE REVOLUCIONI.
ME DIPLLOME PROSTITUCIONI.

KU NE MUAJ MERR 100-MIJE LEKE.
DHE S'BLEN DOT AS NJE PALE BREKE.

MEMEDHE, ESHTE SHQIPERIA.
KU SE PYT NENEN E BIJA.

KU SHUME PREMTIME BEN PARTIA.
DHE VEC SHTOHET VARFERIA.

KU GJITHCKA LIND NGA ASGJEJA.
KU TE MERR SHPIRTIN TVSH-ja.

KU S'TA MBAN TE SHKOSH NE GJYKATE.
SE TE GRIJNE TE BEJNE SALLATE.

KU KRIMINELI QE S'ARRESTOHET.
ME BURG TE PERJETSHEM DENOHET.

DHE AI QE ESHTE NE QELI.
NGA SJELLJA E MIRE, FITON LIRI.

KU TE RJEPIN SI GJEL DETI.
MIRE HAJDUTET, PO DHE SHTETI.

KU DOKTORET JANE KASAPE.
PO S'PATE LEKE TE THERIN PRAPE.

KU NE SPITAL, S'KA NARKOZE.
DHE KUR PJERDHIN, NXJERRIN BLOZE.

KU KANDIDOJNE EDHE GRATE.
PER NJE POST NE ADMINISRATE.

MILITANT, ISH SEKRETAR.
PER KOLLTUK NE VIJE TE PARE.

KU PER DJATHE, E HAN SAPUNIN.
DHE TE PAFAJSHMIT, I RRASIN HUNIN.

KU JANE RRUGET GROPA-GROPA.
DHE TA LENE MAKINEN PA RROTA.

MEMEDHE, ESHTE DHE MILIONI.
BENCI, VILA E TELEFONI.

FEMRAT, WISKY, REHATIA.
VEC PER ATO QE I KA XHAN PARTIA.

KU KE FRIKE TE ECESH NATEN.
SE PADASHJE, ZEN PUSETEN.

KU KENGETARI VJEDH MUZIKA.
DHE DHJETET POLICI NGA FRIKA.

KU REGJISORI NXJERR NE SKENA.
VAKJZA, NE MBATHJE E SUTJENA.

KU NE MBREMJE THONE MIREMENGJESE.
KU VENDI ESHTE MBUSHUR ME KINEZE.

MEMEDHE, ESHTE DHE VATANI.
KU KULLOT BAGETINE COBANI.

KU NUK MUNGOJNE QEVERITE.
QE NDERROHEN PER C'DO VIT.

KU C'DO SEANCE NE PARLAMENT.
LEHIN DEPUTETET SI QENTE.

KU NJEREZIT, TERHEQIN KARROCA.
KU KA FRIKE TE DALE JASHTE GOCA.

KU POLICI S'KA PISTOLETE.
DHE HAJDURI HEDH SHURREN PERPJETE.

KU NGROHET MILETI NEN DIELL.
SE S'KA ENERGJI PER KALORIFERE.

KU PER TE HYRE NE UNIVERSITET.
S'TE DUHET TRURI, PO PATE LEKE.

KU NE DISKO, PUB E BARE.
NUK SHEH FEMER PA CIGARE.

KU KA BINGO E LOJRA FATI.
INTERNET E DHOME CHATI.

KU USHTRIA NUK TE MBRON.
POR PO QE FEMER, TE PERDHUNON.

KU NE GAZETA, ZOTERON POLITIKA.
DHE USHTRIA LUFTON ME THIKA.

KU NISEN NJEREZIT PER JASHTE SHTETIT.
DHE PERFUNDOJNE NE FUND TE DETIT.

KU NE MATERNITET, LINDIN FEMINE.
DHE NENAT MARRIN ARRATINE.

MEMEDHE PRA, ESHTE GJITHCKAJA.
KUR NUK TE MUNGON PARAJA.

KKA XHAMIJA EDHE EDHE KISHA.
KU NDESHET NANO DHE BERISHA.

KU NE KISHE PREDIKON HOXHA.
DHE TJETRI PO MBYTET NGA BORXHA.

KU IKIN NE SHTEPI PUBLIKE.
DHE PERSONAT NE KARRIKE.

KU S'DEL DOT NE PAZAR.
SE TE SHESIN PER GOMAR.

KU S'TA HEQ KUSH LITARIN PREJ FYTIT.
KU SE MERR VESH I PARI TE DYTIN.

MEMEDHE, ESHTE KY DHE.
KU FEMIJET PA SHKOLLE I LE.

KU MESUESI SHKUMES S'KA.
DHE NXENESIT QESHIN HAHAHA.

KU NE SHKOLLE PERDORET DROGA.
DHE DREJTORIT I NGRIHET RROGA.

KU PER PLEQTE, QE KANE TENSIONIN.
SHTETI IU NDERPRET PENSIONIN.

KU ATIJ QE ESHTE FUKARA.
SHTETI I THOTE: TI RRI MOS HA.

KU VJEDHEN E SHITEN ME LEKE NDIHMAT.
QE KANE ARDHUR PER JETIMAT.

KU TE ZHVESHIN NE MES TE QYTETIT.
PERPARA ZYRES SE DEPUTETIT.

KU NE SHKALLET E PALLATIT TE KULTURES.
TJETRI HEQ BREKET, E IA KEPUT SHURRES.

KU PRESIN BURRAT TEK USHTARI.
QE TE VIJE TI MARRE PRONARI.

KU NENA, PER TE RRITUR FEMINE.
E SHET NDERIN PER 20-MIJE.

KU NUK KA NGA T'IA MBAJE MILETI.
I BIEN KOKES PREJ SIKLETI.

KU KERKON, E S'TE JAPIN PUNE.
PO TE TRAJTOJNE ME DHUNE.

KU POLITIKANET VETEM LLAPIN.
DHE PREMTIME TE KOTA JAPIN.

MEMEDHE, ESHTE FORMULA E PUNES.
KU GJITHKUJT I KA ARDHUR NE MAJE TE HUNES.

MEMEDHE, ESHTE FUKARALLIKU.
QE TE C'DO GJE E BEN HORRLLIKU...


Ps:Jam mese i sigurte qe ne fillim do te qeshni me te madhe,
por mos harroni se keto vargje te tregojne jeten aktuale,
qe behet tani per tani ne MEMEDHE !!!!!
 
Ghost LOL LOL mos me shti me qesh ma shum :D
 
MOJ MARKSISTE-LENINISTE...

Partia jone kreshnike
Gjithe boten e habite
Nise luften, dhe nuk prite
Neper maja te larta hipe.

C'lufte e madhe u zhvillua
Nuk mal mal e perrua
Pa ngritur bunkeret
Dhe lapidaret e tua.

Partia jone me kordhe
Enver Hoxha mban timone
Neper furtuna gjithmone
Shqiperine e beri zonje
Sikur ishte 200 milion...


IKU UJI...

Iku uji, iku uji
Moj e mjera popullsi
Hapni cezmat edhe prisni
Pas dhjete oresh, do te vije.

Kur uji te kete ardhur
Shume shpejt do te shkoje
Mbushni kovat dhe legenet
Qe tju gjenden, per nevoje.

Ate uje qe pini
Ju lutem ziejeni mire
Pasi nje gomar i ngordhur
Eshte hedhur ne Boville.

Rrofte shume, tregu i lire
Qe sjell uje te importuar
Ne ditet qe do te vijne
Do bejme dush, me uje te gazuar...


PLAK SHKER****...

Ne pallatin per karshi
Eshte nje plak *******at
Ne ballkon tere diten rri
Komshijen plake, se le rehat.

Sa here qe del plaka
Ne ballkonin e shtepise
Ia fillon ky plak shker****
Me kenget e dashurise.

Me zerin ne kupe te qiellit
Komshijes plake i kendon
Ashtu si puna e gjelit
Kur pulen e shikon...



POLITIKEN KEMI NE GJAK...

Jemi popull
Me tradita
Rrojme pa uje
Edhe pa drita.

Jemi popull i vogel
Me drejtues te nalte
Nuk bindemi aq lehte
Politiken kemi ne gjak.

Jemi popull
Me emer te madh
E gjithe bota
Ne goje na mban.

Na mban ne goje
E na ka zili
Qe ne kemi
Njeqind parti.

Por te gjithe
Te thone c'te dojne
Ne politiken
S'do ta leshojme.

Shume parti
Jane me te vertete
Si kemi per ndonje hall
Por i kemi per qejf.

Qe te gjitha partite
Rrfshin sa malet
Qe na i qajne
Te gjitha hallet...


NE AUTOBUZ URBAN...

Sa po futesh brenda
Degjon keti zera
Uuuuuu, Buuuuuuu
Uuuuuu, Buuuuuuu.

Kur ja, atje ne fillim
Degjohet nje ze tjeter
Eshte faturina qe bertet
Beni gati, leket dhe abonete.

Pak me tutje nje femi
Qe eshte grindavec
Qan me nje ze te c'jerrur
Ueeeeeeee, Ueeeeeeee.

Pas qarjes se femijes
Degjohet nje tjeter britme
Mooooooooos, moreeeeee
Me vodhen portofolin.

Ai qe bertiti me te madhe
Se i vodhen portofolin
Ishte i shkreti xhaje
Qe sapo kishte marre pensionin.

Nje burre perballe xhajes
Grabitesin, shume mire e pa
Por nga fytyra kercenuese e tij
Me tregu, dot nuk ia mba.

Oooooo shofeeeeeeer
Mbaje autobuzin
Therret xhaja i pilelluar
Mire por hajduti, eshte larguar.
 
Ti hyre ne zemren time
avash avash
ne vend qe te me merrje zemren
me more zorren e trashe
 
FUSHATA ELEKTORALE.

Sot ne kete dite
Eshte hapu fushata
Jane sulur te gjitha partite
Ne fjalime te gjata.

Populli eshte ndare ne dysh
Nje pjese per Salen brohorasin
Pjesa tjeter e mbetur
Fatosin, duartrokasin.

Sa mitingje te medha
S'jane pare ndonjehere
Bertet populli i ngrate
Qe s'do te marre gje asnjehere.

Ne mitingun e PD-se
Berisha mban fjalimin
Votoni, deputetet e mi
Qe te luftojme krimin.

Ne mitingun e PS-se
Nano flet porsi gjithmone
Hidhet populli e kot bertet
Dhe asnje fjale nuk kupton.

Po erdha une ne pushtet
S'do te keni mungese te ujit
Eshte premtimi i Saliut
Por si mbushet mendja, askujt.

Une ju premtoj energjine
Thote fatosi, nga ana tjeter
Por qe te gjithe e dine
Se premtimi, eshte genjeshter.

Ne qofte se do te votoni
Per te djathen kete radhe
I thote Saliu popullit
Do te beni palle.

PD-ja ju mori milionat
Thote Fatosi me tej
Votoni per te majten
Po deshet tjua kthej.

Fatosi eshte hajdut
Mos i jepni vota
Thote Salu me ngut
Premtimet e tij jane te kota.

Sali ju sjell 97-n
Po esrdhi ne pushtet
Mos e votoni,thote Fatosi
Po deshet te jetoni te qete.

Pra sejcila parti
Beri premtimet e veta
Dhe gjithkush e di
Qe jane vetem genjeshtra..


NE PARK.

Ne kete buzembremje
Ne nje stol te parkut
Per dashni jane ndezur
Ndjenjat e nje plaku.

Me plaken e tij prane
Ulur ne stol qendrojne
Me nostalgji e mall
Te kaluaren kujtojne.

Ju kujtohen vitet
Kur ishin te ri
Dhe heret e shumta
Qe benin dashuri.

Ndaj kjo nostalgji
Plakut na i ngjalli
Nje te zjarrte dashuri
Porsi ajo, e nje djali.

Mbi trupin e plakes
Duart i leshon
Por per fat te keq
Plaka nuk pranon.

Nuk eshte pune per ne
Thote plaka e rraskapitur
Ne jemi shume te vjeter
Dhe behet gati, per tu ngritur.

Plaku i kap doren
I thote, ku po shkon
Vertet jemi te vjeter
Por gjaku, po na vlon.

Duke i thene keto fjale
E puth ne buze lehte
Duart me ngadale
Mbi gjokse ia mbeshtet.

Mos keshtu, thote plaka
Se lame kokrren e namit
Ketu ne mes te parkut
Ne rreze te akshamit.

Sa per kete pune
Ti mos u merzit fare
Kete pune, thote plaku
E bejne, burra me kollare.

Duart, ia heq nga gjokset
Tek kofshet ia leshon
Plaku i eksituar
Qe veten me se kontrollon.

Plaka e shkrete nuk do
Por c'fare ti beje plakut
Qe i eshte mbushur mendja
Ta beje ne mes te parkut.

Mua po me vjen turp
Thote plaka e zene ngushte
Turpin e kane ngrene me buke
Thote i shkreti plakush...
 
A JU KUJTOHET...

A ju kujtohet, o njerez
Koha e varferise
A ju kujtohen tollonat
Dhe ligjet e urise.

A ju kujtohet e poka
E camcakizit idol
Dhe e vizes qe duhej
Te shkoje ne Konispol.

A ju kujtohet ritmi
I muzikes klandestine
Dhe shetitjet neper pazar
Per te gjetur panine.

A ju kujtohet se ne
Ishim feneri ndricues ne bote
Por driten e tij
Ne se shihnim dot.

A ju kujtohen kerpurdhat
E kultivuara prej betoni
Dhe ritmi i punes
Qe nxirrte aksioni.

Me sigur qe ju kujtohen
Qe te githa keto
Se ju jeni ai brez
Qe jetuar bashke me to...






Une dhe Babi.

Nje dite mua
Babi me gjeti
Paketen me cigare
Te xhepi.

Jo une babi,
Se pi duhanin
Por se zgjati
Kersiti shuplaka
Nga surrati
Une s'durova
Ia futa n'grushta
E fluturova.

Nje dite mua
Babi me gjeti
Letren e dashnores
Te xhepi.

Jo une babi
S'merrem me letra
Por se zgjati
Kersiti shuplaka
Nga surrati
Une s'durova
Ia futa n'grusht
E fluturova...
 
Fiq dhe molle.

Dore per dore
Shkojme ne shkolle
Na jep mami
Fiq e molle

Geshtenja e arra
E nje luge sheqer
Tja dhurojme
Xhaxhit enver..........



Kacurrelses.

Kacurrele moj kacurrele
Me ty kam ra ne dashuri
E di qe ti je gabele
Ndaj po vdes per ty.

Ke floke kacurrela
Edhe sy te zi
Ne breg te lumit ngela
Duke te pritur ty.



Vdekja.

Njeri thote
Do te vdesim heronj
Tjetri thote
Kur te vdes, te me kendojne

Disa te tjere
Nuk duan te vdesin
E disa te mjere
Ate me zor e presin...




Nate me diell.

Ishte nate e erret
Plot me rreze dielli
Bora zbriste poshte
Lehte e lehte, nga qielli.

Ti moj goce e vogel
Dhembet plot me tela
Dhe emrin e bukur
E kishe Sidorela.

Buzet e mija te zjarrta
Une i flijova
Per te paren here
Kur buzet tua i takova.
 
I di te gjitha.

E shoh cdo gje ne praktike
E di qe "i"-ja do pike
E di qe i forti ska frike
E di qe hajduti, me vrap ike.

E di sa here ka rrahur cdo zemer
E di cdo te thote fjala femer
E di qe endrra eshte enderr
E di qe gomari sbehet dhenderr

E di qe bukuria eshte e maskuar
E di jeten, se si eshte e ndertuar...




Cigare.

Pi cigare, paf e puf
Sepse sot une jam me rruf
Une me gripin, do luftoj
Sepse ty te dashuroj.

Ti pi cigare me hashish
E per mua sdo tia dish
Ti me asgje nuk lufton
Sepse mua, sme dashuron...




BINGO.

Nga mengjesi, deri ne mbremje
Ne bingo ne qendrojme
Me seri i blejme biletat
Por vetem humbasim dhe s'fitojme.

Ah kjo bingo e mallkuar
Mikrob na eshte bere
Asnjehere skemi fituar
Por prape, nuk e leme.

Edhe naten ne gjume
Me ze te larte bertasim
Trembim femijet dhe grun
Bingo, kur therrasim.

Ketu nuk je ne Bingo
Por ne krevat
Thone grate e merzitura
Dhe te mbushura me inat.

Neper bingo e lojra fati
I lame te gjitha parate
Nje nga nje kane filluar
Te na ndajne dhe grate.



Truri i Popullit.

Popullit te ngrate
Pi i iken truri
Ngaqe pa drita jemi c'do nate
Dhe ne cezma, mungon uji.

Popullit po i iken truri
Edhe nga papunesia
Nga krimi i organizuar
Dhe nga varferia.

Popullit po i iken truri
Nga buka qe e merr me liste
Nga cmimet shume te larta
Dhe prej ceshtjes se pasigurise.




Gomaret.

Se kam dit kurre une qyqari
C'fare rendesie ka gomari
Se kam dite qe kane mendje te holle
Se kam dite qe jane edhe me shkolle.

Ishin mbledh gomaret ne nje vend
Duke kuvenduar me te lene pa mend
Po thonin: Boll kemi duru
Na kane sha, ne kane shalu.

Kane kujtu se jane te marre
Na kane vu edhe samare
Boll ma na kane thane ush
Dhe s'ka hapur goje kurrkush.

Jane mbledh me marre vendim
Me votu njehere ne parim
E lexuan nanin e pare
Me jua heq emrin gomare.

U vendos e ngriten gishtin
Neni ishte me ju keputur bishtin
Tash e mbrapa, s'do te fjenin jashte
Por ne vila, te tere bashke.

Do te shkojne ne plazh e te shtrihen ne rere
Do te ecin me dy kembe
Filluan zgjedhjet per kryetarin
Thane po zgjedhim me gomarin.

Dule kryetari e zuri vend
Tu krujt koken e tu shit mend
A po shihni o shoket e mi
Me duket vetja si njeri.

Jam me shkolle e me shume mend
Do ta shndris une kete vend
Do te krijij shtet e qeveri
Kush i gjalle, me s'ka me u ni.

Do ti shtroj rruget me zift
Do te shetisni vetem cift
C'fare lezeti me i pare
Mbushur lulishtet me gomare.

Te permalluar si asnjehere
Na vjen keq per njerezit e mjere
Se pa ne, kane mbetur si qyqar
S'marrin shembull me, si gomar.




Kinezcja.

E kam te veshtire
Te te them " te dua"
E kam te veshtire
Ta kuptoj nese me do.

Nuk po te kuptoj
Edhe aq mire
Nese ti me te veretete
Me dashuron me shpirte.

Kur ti me thoje
Se me dashuroje
Une s'te kuptoja
Dhe as ti s'me kuptoje.

Por ti vazhdon te flasesh me mua
Dhe une po ta them pa meshire
Se kjo gjuha Kineze
Eshte vertete shume e veshtire.
 
Muaj mjalti

Pyet gici i bere tere balte
Mama dosen, cudiplote.
-Kur ju ishit ne muajin e mjaltit
Une ku isha ne c'bote ?

-Kur u nisem ate nate
Fjale e doses rrjedh si krua
Ti o shpirte qe me tet ate
Kur u kthyem, qe me mua.




Gjeli

Gjeli eshte i pacipe
Eshte imaoral me vule
Ngeli cip mbi cip
Shetit pule me pule.

Zogjte fytafyt
Zihen pa pushim
S'eshte babai yt
Eshte babai im.



Bukurosh

Marr fjalorindhe e hap
Per te gjetur fjalen "Bukurosh"
Aty flitej per ca du
Qe u lidhkan me nje hu.

E lundroka lehte e lehte
Ne dash poshte, edhe perpjete
Pra u dashka fort ky mjet
Qe shkon lumit gjithe lezet.

Por nje gje, une dot s'po e kap
Na vjen keq, kur na thone " Bukurosh"...




Macja

Nje mace e re
Donte te martohej
Por kishte frike
Se mos gabohej.

Dy macoke
Nga pas i rrinin
Macen e vogel
Ne dore donin ta shtinin.

Njeri i kuq
E tjetri i bardhe
Macen e vogel
S'po e lenin rehat.

Me te bardhin
ajo kishte shkuar
Por kurre ndonjehere
Nuk ishte gezuar.

Macoku i kuq
E donte me te vertete
Por macja se kuptonte
Sepse ishte mendje lehte.

Por macja si perfundim
Qe ta merrni vesh edhe ju
Gjeti nje macok te zi
Me te cilin u martu...




Zemra ime e zemra jote

Zemra ime, eshte tulle
Zemra jote,eshte llac
Dashuria jone
Pallat 15-katsh...
 
Shume te bukura ghost :D
 
Demiri e Nexhi

Demiri, Nexhin e donte shume
por u martuan pa bere zhurme.

Shpejt celebrimin, nje tufe me lule,
muajin e mjaltit, bene ne hyrje

Ditet kalonin, kaluan muaj,
lwzeti doli si burre e grua.

Ne vend te seksit, te dy cdo nate,
mendjen e vrisnin: S'dalin parate

Pa c'pa Demiri, filloi t'levize
vuri ca leke, nxori nje vize

Gjeti nje shok qe kish taksi
-Nexhi po nisem per ne Greqi.

Gruaja qau, u merzit shume,
dhe mes lotesh-E zeza une!

Po c'halle kishin, e dinte mire,
ndaj "udhambare" tha pa deshire

Shpirt, shtoi pastaj, te me premtosh
neper Greqi ku do te shkosh

Dua te mbetesh Demir' i vjeter,
mos me tradhetosh me asnje tjeter!

-Kurre e dashur, mos u merzit,
ta garantoj me qindperqind.

Po edhe koha s'me premton fare,
vizen e kam vec nje vjecare.

Dhe une ketu, ty do te pres.
S'shkoj me te tjere, ta di qe vdes!

S'me hyn ne sy as me i miri
Ja tregoj vendin c'do lloj qafiri!

E dhane premtimin, pastaj u puthen
Pastaj Demiri e mori rrugen...

Ne Greqi, mbriti qe ate nate,
Tek ca te aferm ne Kallamate


Mire s'i erdhi, po nuk e zgjati
Nga Demir, u be Dhimitraqi....

Pak kohe me vone, per ca lefta
Ne nje guzhine gjeti dhulia

Dhulepste shume, gjer ne te gdhire,
Kur s'kishte pune, rrinte vec shtrire...

Gje tjeter s'dinte: pune e shtepi,
Rralle e per mall: nje gote krasi....


Siga-siga, afroi viti
Nje dite erdhen ca shoke sto spiti

Eja me ne, Demir, mor burre
U be nje vit, ti s'ke dale kurre

Rezistoi pak, por s'kish c'te bente
I kishte shoke, ja mbushen mendjen.

Dolen se bashku, te gjithe parea
E moren rrugen nga kafeneja.

Goxha e madhe ishte taverna,
Te ngrene, te pire, kishte dhe femra....

Vera Dhimitrit faqet ja skuqi
Dhe zemren peshe ja coi buzuqi

Mesin e nates kur e lane pas
Nj'alamet femre shkoi e ju qas

Dukej se largu qe ishte zuske
Nje shok ne vesh: E njoh, eshte ruske.

Po te pelqen, mundesh t'i thuash
Jepi leftane, beji c'te duash

Ai nuk priti dy here t'i thone
E mori rusken, zuri nje dhome....

Drejt tek krevati shkuan pa fjale
Edhe u zhveshen dale-ngadale

Perpjete Demirit i hidhej zemra,
Kishte nje vit, s'dinte c'ish femra

U shtri ajo, ai po siper...
Po ate cast i'u erren syte

Por si rrufe kur kthjellet eshte qielli
Perpara syve i doli Nexhi

Ne krevat ishte, rrobat sa i hoqi
Me sa ze kishte, bertiti: OXI

Ruskes i tha te vishte breket
Perimeni ligo: s'kam c't'i bej jinekes


C'ta zgjas me shume, kaq istoria......
Nje jave me vone, stin Albania

Xhepin me pare, nje thes me placka
Gruaja e priste, kish dale perjashta

Pasi u puthen, u pane, u cmallen
Pa qejf Demiri, e mori fjalen

Fill e per pe, ndonse i lodhur
Tregoi me rusken, c'i kishte ndodhur

Qyqja, Demir! I zi, c'me thua,
Te paska ngjare njsoj si mua....

Po shyqyr Zotit, ke qene me fat
Munde te ikje, se ke qene larte....

Dhe mua me erdhen prape mend ne koke....
Po s'mund te ikja.....se isha...poshte
%
 
"Kandari"

Grua, po prishet "kandari"
Nuk eshte me ai i pari
Qe qendronte dite e nate
Gati si barut i thate
Qe punonte Dimer e Vere
Pa u lodhur asnjehere
Qe ishte i lehte si flete
Qe mbante kryet perpjete
Qe turrej si trimi ne balle
Qe kapte zocken te gjalle
Tani s'e di c'ka pesuar
Here-here rri menduar
Kur ben ftohte e acar shume
Struket e bie ne gjume...
 
O shpirt

O shpirt o yll
o kafsha me e bukur ne pyll

O yll, o diell
kur te shoh me vjen per te vjell





GURBETI

o gurbet o gurbet
si na prishe ti ket jet
qka na bane mor gurbet
me kto viza na tranove krejt

qyre djali don mu feju
me nje vajz me vizen C
qyre vajza qka po thot
ti mor djal qe po me don mu
a e din se ty nanen edhe baben
ne shtepi un sta du

ndaq ti me mu mu feju
ndaju nga prindit e tu
se valla un smuj mi duru
ndaq ti me ardh ne gurbet
keto kushte un ti qes

edhe nja du me ta than
qe kur te vje ne gurbet
mos mendo qe bahesh mret
shkon ti pun te renda me punu
se pare duhet me fitu
duhet me fitu shum para
se mu me duhen per me dal
te shtunen ti punon un me shok e shoqe
ne muzik shkoj





Prej Hotmailit Kur Ti Leshova Syt



Prej Hotmailit Kur Ti Leshova Syt
Kur Te Pash Paswordin Ne Fyt
Thash U Myt Kuku Per Mu
Shpejt Windowsin E Kam Startu

Ja Po Qeli Mesengjerin Me Shum Deshir
Per Me Gjet Nje Qike Te Mire
Kam Vendos Edhe Pike
U Njoftova Me Nje Qike

Tung I Thash Qka Po Ban
Une Jam Baca Shaban
Tung Me Tha Me Dashuri
Une Jam Dada Selvi

Une E Vese Per Dashuri
Kam Deshir Me I Pas Pes Femi
Ajo Me Tha O Babalok, Largohu
Se Ta Futa Blok

Ok I Thash Nuk Te Lus
Po Ta Futi Ni Virus
Nuk Eshte Gajle Tha Per Mu
Kam Adres Edhe Ne Yahoo
 
Redaktimi i fundit:
Kryetar Suxhuku

Syrgjyn gjallë e syrgjyn vdekur,
ne po hajmë suxhuk të pjekur.

Me bagëti e me bujqësi
krejt n’suxhuk i kemi shti.

Ku e lam e ku na mbeti
Pa suxhuk po kris qameti

Vaj vatani e mjer mileti,
edhe komshive I ka hy lezeti.

Do të shkrihem e venitem,
për një copë po shkaravitem.

Kem lidhe besën me kroatin,
për suxhuk e kem lidhë fatin.

N ilem të madhe ka ra shpija,
për sa kila, t’bëhet porosia?

Ti Fatmir O faqe bardhë,
morre namë O atdhetarë.

Nuk të harron kur shoqnia,
midis gjumi t’përmend fëmija.

Për suxhuk ti s’kurseve gje,
s’të harron komuna me.

O te djeks O të pa djeks,
ke suxhuk për çdo oreks.

Era e tij po na trullon,
edhe atdheun po na kujton.

Jemi ç’mendur ashiqare,
O nuk lodhem për Abetare

Kush po lodhet për atdhe e shqip,
veç suxhuku t’jet me krip.

Jemi popull me tradita,
me suxhuk, O u kalita.

Vetëm ai na bashkon,
lezeti i tij na afron

Atdhetarë a po ndëgjoni,
kryetar SUXHUKUN ta votoni.

Vetëm ky na bashkon,
lezeti i tij na afron.

Syrgjyn gjallë e syrgjyn vdekur,
nuk jetohet pa suxhuk të pjekur……








Te dashures nga nje matematikan


Ty po te drejtohem,vajze moj syzeze
me do a sme do,kjo eshte hipoteze

Pamja jote e embel,posi teoreme
kur te shoh perpara,sikur zgjidh probleme

Ti je elegante si ekuacion
mesi yt i holle posi ypsilon

Supet delikate,pika infenksioni
qafa si cilinder,koka si trung koni


hunda si segment,posi reze drite
veshet simetrike balli si orbite

Buzet si elips,mjekra si kupole
syte si dy vatra,vetull parabole

Cmi ke ndare aq bukur floket si spirale
oj tu thafte dora si me simetrale

reze rezatojne syt e tu te qeta
njeri reze alfa,tjetri reze beta

per ty psheretimat qe dalin rethore
hapen vale-vale si rathe bashkqendrore

une e ti nje thyese lidhur ne nje bosht
ti numerusi siper,une emerusi poshte

po ste bera jeten diell si pranvera
cvite me jane taksur mi shumezofte zerua

dashurise per ty mos ti shuhet vapa
cdo fjale qe te thuash do ta fus ne kllapa

dhe oh si do ritet me hapa ritmike
sot fuqi katrore mot fuqi kubike

bukuria jote bukuri limit
mi perndau mende gjer ne infinit.

me trete formule,me shkrive te gjalle
si nje copez akull ne plus njeqind shkalle

folme shpirti im,shpirt ne maximum'
se pa ty skam gjume as ne minimum
__________________
 
Muhabet i ngatëruar

Doli nusja nga materniteti
u gëzua gjith mileti
më uroi dhe spitali
thanë:të të rrojë djali

U mblodh fisi,u tërbuan
në ajër me çifte qëlluan
me dolli na iku dita
se kështu e do tradita
Iknin vitet me ngadalë
mburresha,isha me djalë
u rrit vajti 18 vjet
dhe më iku në kurbet
Atje larg në emigracion
vete bën operacion
i ndron veglat idioti
ato që ia fali zoti
Ca i heq,e ca i shton
mbushet plot me silikon
vjen këthehet si zonjushe
të gjith i thërisnin "Lepurushe"
U sëmurëm kur e pamë
që të gjith pa ndjenja ramë
qan i gjyshi,kërkon të vdesë
kishte nip,u bë me mbesë
Eh! si vajti muhabeti
s'dihet si vete kësmeti
doli lloj i ngatëruar
si fidani i shartuar
Qan e jëma me oiiii
thotë nuk ka mundësi
e çuditur shpjegon vjera
që ka pasur gjëra të tjera
Prandaj s'duhet hapur fjalë
kur lind vajzë ose djalë
edhe çiftja qan me lot
se i iku saçma kot
lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top