Titulli: kështu duhemi.
Unë të dua ndryshe. Jo si një zambak të hapur, as si trëndafili i çelur gati të të marrë erë.
Të dua në bukurinë e emocioneve ashtu, fshehurazi, si misteret ezoterike në errësirë, si shpirti që fshihet në sekret për të luajtur mes dritës dhe hijes.
Të dua në heshtje, sepse është simbol i harmonisë së përsosur që përfaqëson ekuilibrin trup-mendje-shpirt.
Heshtja është "zëri ynë": ndjenja, guximi, këmbëngulja, durimi.
Ne e duam heshtjen, dhe nuk na shqetëson kur era në pyll shushuritë gjethet e pemëve.
Heshtja na mëson të përdorim shqisat tona, perceptimin e ngjyrave dhe shijet e ndryshme të dashurisë. Për të parë kur në dukje nuk ka asgjë për të parë... për të dëgjuar kur gjithçka duket krejtësisht e qetë..!
Unë të dua si degët e luleve të pa lulëzuara në dimër, që mbajnë të fshehur në trupin e tyre sythet e presin vetëm momentin e duhur për t'u hapur.
Të dua kështu pra, pa e ditur pse, kur, si e qyshë. Sepse nuk di dhe nuk mund të të dua ndryshe.
Në këtë mënyrë, në të cilën nuk jam, e as ti nuk je, por jemi kaq afër saqë dora jote në gjoksin tim është e imja, e sytë e tu mbyllen bashkë me gjumin tim.
Sa herë që takohemi, ne duam për njeri-tjetrin vetëm atë që bën pranvera me lulet. T'i dhurojmë njeri-tjetrit atë bukurinë e lulëzimit, aromën, dhe shijen e nektarit...!
Ne, kështu duhemi.
By Lauri
