Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Poezi, ç'ka don me ken ti për mu

Poezi, ç'ka don me ken ti për mu, e un' mundem për ty?!
IMG_20230321_081754.jpg
Poezi, sot n'ditën tande hyjnue, kremte shpirti sjell stolisun n'ditën puth zemra t'bani altar, e dëshirimi t'kalli n'shkreptima yjesh.
Sot asht shtrue prehni jot me ninulla, plot, ledha nanash, e puthje ndezun buzëve ku bulon pranvera.
Tan na, ndihena kaplue kopulimit tand, andjes së fjalës dehun krojeve e ndezun diejve që lindin në synin mbushun me qiell.
Vargjet e bekimit tand, lshue me turr përrenjve puth zbresin prej legjendave dhe kreshtave, n'krahë shqiponjash, e na mbushin me lumenj dhe etje.
E mbrujtëm botën me andrra, me andje e ndijim.
Ti poezi behe te çdo varg e strofë, tingull e gjëmim, tue m'lumtunu si me ma t'naltit vullnet puth shpërblen.
S'pati plagë e dhimbje puth nuk i'u ba za e melhem shpirti e fjalësh, poezia. Trishtoi te ç'do trazim e re, kjavi me çdo strehë, e kangës ia mori n'sqepin e çdo bylbyli.
U ndi lutje në çdo fjalë e psherëtimë, te çdo gjunjëzim, ish përulje e përkorë, hyjnisht e puthi ballin e çdo meditimi.
Jeton me përjetsinë e tan çasteve ku jepena e prehemi, tue na mëku me përkujdesje tamëltimin e polenit të krejt luleve që i bahen blatim shenjtnis së bukurisë së fjalës.
Nadjeve erdh me puthje, prej zenitit u ul me prehnin plot bekime, muzgjeve na dehi me adhurim, netëve na shkrepi yje te çdo dalldisje e shenjtnim kurmesh.
E ç'ka tjetër mujte me ken për dishrimin tem, poezi?!
(A-Vataj)
 
nuk e njohja si shkrimtar i lexova ca ne web kishte poesi te bukura
Është shkrimtar editor..punon për "koha jonë".
Ka një sit të vetin në web.
Është një pasuri e letërsisë, artit kulturës...një Wikipedia e përgjithshme në këto dega.
Ngaqë e kam fans në fb, e ndjek në shkrimet e tija prej xhevahiri ✨👌
 
Poezi, ç'ka don me ken ti për mu, e un' mundem për ty?!
Shiko fotografinë 1962405
Poezi, sot n'ditën tande hyjnue, kremte shpirti sjell stolisun n'ditën puth zemra t'bani altar, e dëshirimi t'kalli n'shkreptima yjesh.
Sot asht shtrue prehni jot me ninulla, plot, ledha nanash, e puthje ndezun buzëve ku bulon pranvera.
Tan na, ndihena kaplue kopulimit tand, andjes së fjalës dehun krojeve e ndezun diejve që lindin në synin mbushun me qiell.
Vargjet e bekimit tand, lshue me turr përrenjve puth zbresin prej legjendave dhe kreshtave, n'krahë shqiponjash, e na mbushin me lumenj dhe etje.
E mbrujtëm botën me andrra, me andje e ndijim.
Ti poezi behe te çdo varg e strofë, tingull e gjëmim, tue m'lumtunu si me ma t'naltit vullnet puth shpërblen.
S'pati plagë e dhimbje puth nuk i'u ba za e melhem shpirti e fjalësh, poezia. Trishtoi te ç'do trazim e re, kjavi me çdo strehë, e kangës ia mori n'sqepin e çdo bylbyli.
U ndi lutje në çdo fjalë e psherëtimë, te çdo gjunjëzim, ish përulje e përkorë, hyjnisht e puthi ballin e çdo meditimi.
Jeton me përjetsinë e tan çasteve ku jepena e prehemi, tue na mëku me përkujdesje tamëltimin e polenit të krejt luleve që i bahen blatim shenjtnis së bukurisë së fjalës.
Nadjeve erdh me puthje, prej zenitit u ul me prehnin plot bekime, muzgjeve na dehi me adhurim, netëve na shkrepi yje te çdo dalldisje e shenjtnim kurmesh.
E ç'ka tjetër mujte me ken për dishrimin tem, poezi?!
(A-Vataj)
Fantastike!!
 
S’jetum, se s’guxuem me ndigjue zemrën

Dole prej rrezes s’agut si nji shkreptim drite
Diellove zjarmshëm, n’sy terratisjesh cytun natash
N’votrën e dimnave t’shpirtit u dogje si nji cung
Më dridhen duart, si degët puth ruajn çerdhet e zogjve
Erdhe kaluar mbi qiej shirash eshkur me etje
S’ja dita andrrës puth m’pruni te ti, t’amëlt, t'amësht.

Jotja shpuzë puth shpirtin ma nguci, m’përpushi
Asht nji zemër, mbetun kyçun trazimesh
Si nji Kuti Pandore puth ruen mallkimet e kohjeve
Kurrkush s’mundet me e çil, druen se e din, ç'ka e qysh
Njaj krahnor puth mëkove me rënkime e diham
Diell puth mbeti fikun n'njat tharm zjarmi, n’ty
Dalldi kje, n’gjoksin e ngërthye vlimesh, n’mue

S’mujti me shtërzye as me teptis njajo limf
Shkoi viteve tue u zvarr hekash e drojesh njajo and
Me nënshtrim mbyti epshet e dëshirimet,
Shtatin e nderi si pemë e thame rrahun ernash.
Ti vuan e heq tue e mbajt t’mbyllun shpirtin
Drojet se zemrat e thyme s’ndizen
E trupat e thekun ernave s’marrin zjarm.

Ani, shndrrohena n’gurë puth u rrin përsipër vdekjeve
N’qafë u varena si hajmali harrimtarëve
E thrrasim heshtjeve se u deshtëm, por dreshtëm
S’jetume se s’guxuem me ndigju zemrën.
IMG_20230621_184130.jpg
Albert Vataj
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back