Po vjen Shen Valenitini! Kujdes nga ushqimet qe e “vrasin dashurine”

GLOOM

Catch me if you can...
Ne menyre qe ky Shen Valentin te shkoje mire dhe dashuria mos filloje te shuhet duhet te beni kujdes me disa ushqime.Images.jpg

Na pëlqen qe për Shën Valentin te krijojmë një ambient romantik (qirinj, lule, muzike), tavolina te jete plot, te bëjmë ndonjë dhurate qe atij do i pëlqeje, etj. Kujdes, sidomos nëse keni pak kohe qe keni krijuar një lidhje duhet te shmangni disa ushqime. Ja disa këshilla.

Hot por jo shume!

Nëse ende nuk ia njihni shume mire preferencat kulinare te dashurit tuaj duhet te shmangni përdorimin e shume erëzave. Mbajeni dorën sidomos për ato me pikantet. Sigurisht qe speci ndez me tepër epshin, por ngjyra e kuqe ne fytyrën e partnerit i cili pi pa pushim ujë për t’u qetësuar, nuk është dhe shume sensuale. Përdorni me tepër erëzat si xhenxhefilin, kanellën, shafranin, etj.

Hudhra. Uf, uf!

Hudhra ka plot vlera dhe sigurisht qe ndihmon ne qarkullimin me te shpejte te gjakut. Ajo mund te jete aleate me ju mbrëmjen e 14 shkurtit, por sinqerisht është me mire qe te shmangni. Era mbizotëruese behet shpesh e padurueshme dhe mbytëse!


Luftoni kundër salcave

Ah Italia! Venecia dhe gondolat e saj, Firencja me kopshtet e saj, Roma me burimet, Napoli me gjirin e saj...Kuzhina italiane mund te jete nder me te privilegjuarat për te dashuruarit, por shmangni spaghetti-t a la bolognese (ose ato me salca te tjera). Nëse nuk bëni kujdes makaronat mund te bien dhe t’ua ndotin fustanin apo atij këmishën. Me shume rrezik apo jo...

Lakrat

Lulelakra, lakra e Brukselit, lakra turshi, etj nuk janë shume te mira për t’u konsumuar gjate kësaj dite. Zierja e tej zgjatur si dhe aromat qe ato lëshojnë nuk janë shume afrodiziakë dhe ngrënia shkakton gazra. Nuk është aspak e hijshme apo jo...

Barërat e çmendura

Rigoni, kopra, majdanozi apo gjithë barërat qe përdorim për te zbukuruar dhe për ta shijuar me shume një pjate nuk janë shume te këshillueshme. Shpeshherë ngelen neper dhembe dhe besoj ju ka ndodhur t’iu kenë thënë “Prit se keni diçka tek dhembi!”. Shmangni ato dhe mos kini fare komplekse për te qeshur sa me shume.

ثmbëlsira me karamel

ثmbëlsira pas te ngrënit! Sigurisht ide shume e mire, por kujdes me ndonjë lloj ëmbëlsire apo çokollate me karamele sepse do iu ngjitin dhembet dhe do ndiheni paksa ne siklet. (marre nga Pour elles)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top