Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Po vjen Lulin, “Kometa e gjelbër”

Kometën Lulin pra do të kenë mundësi ta shohin te gjithë qytetaret e Kosovës dhe mbarë Universi, kometë e cila disi na ka zënë në një surprizë krejtësisht mahnitëse...


Nga: Avni Jashari & Liridon Kadriu


Ditët në vijim te muajit shkurt do të jen spektakulare për atë që e donë qiellin me yje sepse këto ditë kometa Lulin do të duket edhe pa anën e ndonjë teleskopi apo dylbive.

Tani e njohur edhe me nofkën "komete e gjelbër" për shkak të ngjyrës së gazit që liron, siç edhe duket në këtë foton e bukur të cilën e ka bërë astronomi italian Paolo Candy. Jemi duke folur pra për kometën Lulin e cila u zbulua ne vitin 2007 gjatë një kolaborimi të astronomëve kinez dhe atyre te Tajvanit, që tashmë është duke ju afruar planetit tonë Tokës. "Siosfera" e 24 shkurtit 2009 do të jetë dita kur kometa Lulin do ti afrohet Tokës më se shumti me një largësi prej 60 milion kilometrash. Këtyre ditëve do ta arri një ndriçim të mrekullueshëm me 4a deri në 5a magnitudë dhe kështu që do të na mundësohet ta shikojmë pa anën e teleskopit apo dylbive por vetëm me shikimin e syrit.

Askush nga astronomët dhe astrofizicientët nuk jep një shpjegim përse Lulin është hera e parë që viziton sistemin tonë diellor dhe në njëfarë mënyre askush nuk din edhe si ta trajton një ngjarje te tillë. Pra këtu do të këtë vend edhe për ndonjë surprizë të mundshme. Kjo komet supozohet se përmban sianogjen një gaz që është shumë i shpeshtë po thuaj se ne të gjitha kometat e njohura deri më tani si dhe biatomik të karbonit. Që të dyja këto substanca së bashku me ndriçimin e Diellit japin një shkëlqim të gjelbër kësaj komete. Për ta par tashmë duhet shikuar tek horizonti qiellor në mesi e yjeve plejadë të Peshores.

Kometën Lulin pra do të kenë mundësi ta shohin te gjithë qytetaret e Kosovës dhe mbarë Universi, kometë e cila disi na ka zënë në një surprizë krejtësisht mahnitëse për të mos than të çuditshme, por siç mësohet nga eksperienca në astronomi duhet të ketë gatishmëri për çdo befasi të mundur.



Pamje mahnitëse të kometës "Lulin"






 
Titulli: Po vjen Lulin, “Kometa e gjelbër”

ne qfare kohe do te ndodh kjo ??
 
Titulli: Po vjen Lulin, “Kometa e gjelbër”

Shume interesante
 
Titulli: Po vjen Lulin, “Kometa e gjelbër”

E pashe tek NASA News.Ishte me te vertete e habitshme!DERI NESER!!!
 
Titulli: Po vjen Lulin, “Kometa e gjelbër”

a ndodhi akoma ?? a erdhe kometa se mbeta pa e pare :(
 
Titulli: Po vjen Lulin, “Kometa e gjelbër”

ende serdh kometa e gjelber se duhet me dal me pa
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back