Po të panë duke qeshur në Shqipëri të marrin për budalla, ose për të huaj

MrCool

Old School.
Po lexoja neper portale te ndryshme dhe me beri pershtypje ky shkrim nga Anisa Bega te Gazeta Shqiptare.

Nuk mendoj se e ka keq, ja vlen ta lexoni



Ja ku erdha sërish me një tjetër shkrim marrë nga realiteti ku jetojmë, sipas këndvështrimit tim. Kam vite që kam dashur ta shpreh këtë fenomen që ndodh në vendin tonë, ku ende kemi komplekse për të shprehur veten tonë ashtu siç jemi, pa e vrarë mendjen: Po bota çfarë do thotë?!
lg.php


lg.php
Duke qenë se jemi një vend që ka kaluar disa tranzicione, sigurisht që pasojat janë të ndryshme dhe reflektohen edhe në sjelljen e njerëzve.
Dua të ndalem te një problematikë që e kam vënë re: Ne nuk përshëndesim dhe as i buzëqeshim njëri-tjetrit në vendet që mund të kalojmë rastësisht si psh: ashensor, dyqan, lokal, etj. Ndërkohë jashtë shtetit kjo është një ndër gjërat më kryesore që tregon secili edukatën e vet dhe përcjell energji pozitive edhe te një person që nuk e njeh. Pra, negativiteti na vjen sa dalim nga shtëpia, edhe nëse kemi një punë të mirë, ose një jetë ( në dukje të lumtur). Lind pyetja: Kaq shumë tangërllik dhe të rëndësishëm na duket vetja?!

Një mbrëmjë një miku im, në një lokal në Tiranë pa dashje, rrëzoi çantën e një vajze dhe direkt me mirësjellje i kërkoi falje. Eh, ta shikonit reagimin e asaj gjithë nerva duke i thënë: Ku i ke sytë? Një mllef të madh kishte ajo vajzë!

Kam vënë re se edhe kur dalim për qejf, nuk na qesh buza, por rrimë seriozë me duar në xhepa dhe qëndrimin të ngrirë. Ndërkohë nëse përshëndet dhe socializohesh mendojnë se je i/e huaj, i/e përdalë, ose nuk je mirë nga trutë e kokës. E keni vënë re si themi për të huajt? Ah sa rehat janë këta, por harrojmë të mendojmë se edhe ne mund të jemi rehat si ata! Në thellësi do donim shumë të bënim si ata, por komplekset e shumta nuk na lejojnë të dalim nga fllucka jonë e paragjykimeve.

Në Shqipëri edhe vetullat shumica i kanë të ngrysura sa dalin nga shtëpia, ku i krijohen si një vizë në mes të ballit.

Më tha dikush me shaka: Lamë nam sa po qeshim, nuk lejohet në Shqipëri me qesh kaq shumë, se do mendojnë i paska ikur mendja këtyre, ose janë të dehur. Ndërkohë nuk çohet ndërmend fakti, se mund të qeshësh, se je i lumtur.

Hajde gëzuar të gjithëve, le të mos ankohemi për një moment, por të festojmë dhe të mendojmë se në Shqipëri mund të jemi edhe të lumtur.


gsh.al
 
I

Iva1

“Cfare do thote bota” tek ne ne perceptohet si fjale magjike dhe mesohet ,edukohet dhe imponohet nga prinderit tane duke menduar qe kjo eshte nje menyre edukuese per te qene shembull (zot).E aprovoj ne cdo rresht autoren sepse dhe une vete kam qene nje nga ato vetullgrusurat,ku cdo veprim me dukej anomali.Isha edukuar ne menyre te tille,sish faji im.Por pas sh e sh kritikash dhe autokritikash mundohem ta kontrolloj kete mase serioziteti se sme ka faj bota te shoh turickat dhe vetullushkat e mia gjithe inat a ku di une cpercjellim.
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Adm
E cja ka fut kot ky gjithologu letershkrus.
E para miresjellja eshte ceshtje edukate
E dyta e qeshura nuk klasifikohet si simbol i cmendurise.
Ne Tirane jetoj po keto qe shkruan ky boti si kam hasur....
 
I

Iva1

E cja ka fut kot ky gjithologu letershkrus.
E para miresjellja eshte ceshtje edukate
E dyta e qeshura nuk klasifikohet si simbol i cmendurise.
Ne Tirane jetoj po keto qe shkruan ky boti si kam hasur....
Ndoshta je me fat qe si ke ndesh se shumica ashtu jane,te shohin shtrember nese qesh dhe ne Tr te jesh e sigurt qe po e po
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Adm
Ne Tirane jam ..di une ca te qeshme bo ti qe te shofin ashtu
Mu me thone -qesh ne i cik ..jepi gaz se mezi ma merr te shkreten lol
 
I

Iva1

Ne Tirane jam ..di une ca te qeshme bo ti qe te shofin ashtu
Mu me thone -qesh ne i cik ..jepi gaz se mezi ma merr te shkreten lol
Ska lidhje se cte qeshur bej une.Eshte fenomen qe ndodh.Jo vetem por sh sjellje ne pergjithesi.Ne se kemi kulturen te te buzeqeshim apo te percjellim pozitivitet dhe kete gje ma ka vertetuar me shume pjesa me e mire e pushuesve qe a ndesh per shume vite.Dhe shumica njerez te ngritur dhe tiranas....
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Adm
Jo jo smund ti fusesh te gjithe ne nje thes.
Ekziston si fenomen por jo kaq te perhapur sa e ben ti.
Indiferencen e shoh me shume si atribut i jetes vitale qe eshte sot.
Njerez qe gjithe kohen jane ne vrap.....
Por ska lidhje me nivelet e njerezve, jo kaq diskriminuese
 
I

Iva1

E shoh si pjese te kultures kete pjese.Nuk e paragjykoj se do paragjykoja veten time dikur.....
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Adm
As te kultures smund ta shohesh iva, kur nje nga virtytet tona te trumbetuara ka qene mikpritja....dikur e te huajt gjenin vatren plot!
Por ndoshta sot jemi ndikuar nga "civilizimi boteror"!
 
I

Iva1

Njoh cdo vlere qe ne mbartim.Vertete e shoh si pjese te kultures.Pa dashur,pa fjale ne menyre te pandergjegjshme prinderit tane na kane imponuar qe te jemi serioza sepse ashtu tregojme vlera.Jo dhembet jashte se late nam-eshte shprehja me e ndeshur nga brezat e prinderve tane.Kete gje e kam vene re jo vetem tek ne por te shume njerez te vendeve te lindjes.Ka nje ndryshim te theksuar midis atyre te perendimit.Te pakten nga eksperiencat qe une kam ne jete,duke me lidh puna me turistet mumd ti etiketoj ata qe ne qendrim ne ate cka me percjellin pa filluar te flasin.Nuk i pergjithesoj absolutisht,por eshte fenomen qe e ndesh perdite.
Ndoshta ne po rritemi ne nje kohe tjeter dhe sna kaplon kjo ide,por nuk e shmangim dot e te themi nuk ndodh perderisa jemi ne nderthyrje njerezish e brezash perdite.
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Eh medet e qeshura ime ben e te tjeret per te qeshur.
Aq shume qesh saqe fillojne e pyesin se cfare malli pij:p:p
Budallenjte si ne u zgjasin jeten:p:D.
 

Desa

Felix - Culpa
Nëse je i/e qeshur nga natyra = budalla.
Nëse je i/e ngrysur =? Psikopat vendas? 🤦🏼‍♀️
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
:)) bota te gjykon kur qesh,te gjykon kur qane!
Bota eshte kaotike,buzeqeshja dhe e qeshura jane lulet e shpirtit tend!
Gjithesesi autorja me siper ka prek nje element te c'do shoqeria sociale,ne apo jashte shqiperie ekziston.
Te jesh nje qenie e lire ,pike se pari presupozohet mos te te kushtezojne mendimet apo gjykimet e te panjohurve!
Pike se dyti lirshmeria sjell pasurimin e shpirtit me dashuri dhe thjeshtesi.
Pike se treti keto dy vetit me siper,nuk jane te thjeshta per ti pervetsuar.
Eshte forme jetese,qe trashigohet,kultivohet,mesohet adoptohet etj etj.
 

ReNdEx

Interist Forever
V.I.P
PEr nje gje kabte drejt autoria ne fjal ,ajo rrudha ne ball mua me behet dhe kur qesh dhe kur rri serioz ...Kam vendos ta bej operacion mos te duket....
 
Top