Po Te Mos ishte Greqia & Italia Si Do Ishte Shqiperia ???????????????

Pe: Po Te Mos ishte Greqia & Italia Si Do Ishte Shqiperia ???????????????

Po te mos ishte Greqia dhe Italia do te ishte nje shte X e Y....ka gjithmone nje motiv per te arritur dicka.....ka gjithmone nje arsye per te kontaktuar dike...ne mos filani eshte fisteku pa gjithmone "dikush" e "dicka" ! Po te mos ishte Gjermania si do te ishte Greqia?? Po te mos ishin Usa si do te ishte Italia??
 
Pe: Po Te Mos ishte Greqia & Italia Si Do Ishte Shqiperia ???????????????

Po mos ishin keto dy shtete do ishim Monako i Ballkanit mos thene ndonje shtet me i pasur ......
 
Pe: Po Te Mos ishte Greqia & Italia Si Do Ishte Shqiperia ???????????????

Kjo është një temë shumë e gjërë dhe detyrimisht që edhe trajtimi duhet të jetë i tillë . Janë të dy anët e medaljes, sikur.......... Të mirat pak a shumë të gjithë i dimë dhe shpesh i përmendim , por askush nuk morri mundimin të tregojë për të këqijat . Emigrimi në mënyrën si ndodhi në Shqipëri dhe që u pranua nga dy shtetet e lart përmendura bëri të mundur që me forcën punëtore Shqiptare të ketë abuzime të mëdha . Emigrimi i organizuar do të ishte diçka tjetër . Dikush tregon se si u hapën dyertë edhe se si ne bëmë gjëra të këqija . Mirë po e marrim për të qënë pasi gjithsesi ka një dozë realiteti . Pse nuk na thoni sa djem të rrinj janë akoma të zhdukur të varrosur në oborrin apo tokën e ndonjë katundari Grek të cilët pasi kishin 1-2 vite punë pa u paguar u vranë dhe u zhdukën ? Greqia e pësoi atë që pësoi pasi me ''hapjen e kufijve'' pranoi në brendësi të saj shumë lloj njerëzish. Deri në këtë pikë kushdo që mban një pjesë të lëndës gri në kokë kupton që interesi është reciprok tek vëndet pritëse dhe tek ata të cilët shkojnë për të mos thënë që tek vëndet pritëse ky interes është më i lartë . Të flasim se si do të ishim ne ......... Siguirsht që do të kishte më shumë njerëz që vuanin por dihet që konkurenca rrit cilësinë . Në Shqipëri me ikjen në masë të forcës punëtore iku edhe nevoja për të qënë i mirë në atë ç'ka bën . Qytete që gjithsej kanë 2 hidraulikë të cilët duhet ti ndjekësh kafeneve nëse të prishet çezma apo diçka tjetër . Sigurisht është një shëmbull banal por që tregon realitetin tonë. Konkurenca është baza e zhvillimit në ç'do fushë dhe me emigrimin masiv ''për faj të këtyre vendeve'' humbi edhe konkurenca , për pasojë edhe zhvillimi . Nëse nuk do të ishin këto dy vënde dhe emigrimi do të ishte i kontrolluar me siguri që ne si vënd apo si individë do të ishim më të zhvilluar pasi shumë thjesht do të ''hante'' ai që e meritonte jo kushdo që kish një gojë . Shpatullat e një vendi janë ato që mbajnë edhe ''kokën'' prandaj do ishte një krahasim i pavënd ky i shpatullave .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top