Po sikur vampirizmi te jete inspiruar nga nje semundje reale?

Aki

misfit
Fenomenet e pashpjeguara perhere kane shtyre njerezit te imagjinojne e trillojne ngjarje te pazakonta duke sjellur ne lindjen e miteve dhe legjendave.
Keni pare ndonjehere njerez qe kane lepren? Dikur te lene te patrajtuar (nese nuk trajtohet gjate kohe fillojne te 'vdesin' pjeset e vogla periferike te trupit) do u binte hunda, gishtat... tamam si do dukej nje zombi apo jo? (mos u frikesoni, mund t'ju afroheni se nuk ju hane, madje lepra eshte shume dobet nga infektueshmeria keshtu qe duhet te kaloni shume kohe me nje njeri te semure per t'u infektuar, sidoqofte mos u beni shume shoke)
Por tema jone s'ka te beje me epren edhe pse shume semundje te panjohura ka mundur shume lehte te ngjallin legjenda te ndryshme, doktor Gomez-Alonzo, nje neurolog nga Spanja ka dale me nje teori te re se mbase vampiret jane inspiruar nga rabiesi (terbimi). E tani si e ka bere lidhjen do thoni?
Edhe pse te ne eshte pothuajse ne zhdukje, terbimi eshte nje semundje infektuese nga e cila ne vit vdesin rreth 59000 njerez. Kafshet qe e percjellin virusin nga nje kafshim (ju kujton gje kjo??) jane qente, dhelprat dhe lakuriqet e nates (voila), por lidhja mes virusit dhe vampirizmit nuk eshte bere nga kjo.

1. Vampirizmi ishte 'ne mode' ne vitet 1730-1735 (edhe vete Voltaire ka thene se vetem per ate kane folur). Me 1720-at ne Hungari (nga buron dhe legjenda e vampireve) ka ndodhur nje epidemi e madhe e terbimit.

2. Para se te del kjo moda e barazise per vampiret flitej se me shume jane meshkuj. Edhe terbimi statistikisht i perfshin meshkujt 7 here me shume se femrat.

3. Kafshimi - dmth nese nje vampir te kfashon edhe ti behesh vampir, e njejta ndodh me terbimin. Njerezit qe kane rabies jane shumeagresiv dhe kane tendenca per te kafshuar dhe gjate kafshimit ata e percjellin virusin tek njeriu qe e kafshojne (voila 2)

4. Aversionet - njerezit me terbim jane shume te ndjeshem ndaj nxitjeve (stimuleve te jashtme qe mund te vijne ne befasi), si p.sh. era e forte e hudhres, pasqyrat, drita dhe kur i ze papritmas ata mund te reagojne ashtu qe mbledhin buzet duke nxjerre dhembet jashte, mund te vije deri tek spazmi muskulor i muskujve te fytyres dhe te fitojne nje pamje te cuditshme etj etj

5. Insomnia - po njerezit me terbim nuk mund te flene dhe fillojne te shetisin terma teposhte kshu me thene popullorce (ai shkencetari e ka thene ne menyre me te sofistikuar kete)

6. Hiperseksualizmi - virusi i terbimit zakonisht prek sistemin limbik qe kontrollon ndjenjat dhe sjelljen e njeriut qe mund te sjelle deri tek nxitja e lehte seksuale dhe mund t'i nenshtrohen priapizmit (ereksioni qe mund te zgjase me dite, eshte shume e dhimbshme kjo, ska asgje per t'u gezuar).

7. Gjalleria pas...vdekjes??? Kur njeriu vdes nga terbimi, gjaku ne enet e gjakut tek ata mund te mbetet per nje periudhe te caktuar ne forme te lenget (mos ngjizet), madje indet qe fillojne te zberthehen bejne lirimin e gazrave qe mund te sjellin deri ne nje fryrje te dukshme te trupit dhe goje te mbushur me gjak (imagjinoni te hapni varrin e nje njeriu qe ka vdekur nga terbimi e te gjeni gojen tere gjak ne shekullin e 18, do ju dukej si nje vampir qe posa ka marre dozen e duhur ushqimore).


E kshu, ky shkencetar ka gjetur ngjashmeri por qe po shton se duhen bere studime te metejshme per te vertetuar nje teori te tille. E tani kush do donte ta sponzorizonte nje studim te tille?
 
une jo per vete
 
Pse te ne perdoren dy terma: vampir dhe dhampir? A eshte çeshtje e gjuhes ose? Ne disa fshatra kam degjuar nga me te moshuarit duke thene u qu filani si dhampir.

P.s seriozisht po pyes.
 
Pse te ne perdoren dy terma: vampir dhe dhampir? A eshte çeshtje e gjuhes ose? Ne disa fshatra kam degjuar nga me te moshuarit duke thene u qu filani si dhampir.

P.s seriozisht po pyes.

Kam lexuar njehere per kete ne Wikipedia, ky term ekziston ne Ballkan qe nenkupton krijesa qe kane lindur nga nje vampir dhe nje njeri e ngjajne me shume me njerezit.
 
Axha paqariz e ka sqaru kit mesele shume mire
 
Pse te ne perdoren dy terma: vampir dhe dhampir? A eshte çeshtje e gjuhes ose? Ne disa fshatra kam degjuar nga me te moshuarit duke thene u qu filani si dhampir.

P.s seriozisht po pyes.

Në wiki danez, jepet një sqarim ku mendohet se rrjedh direkt nga gjuha shqipe.
Pra, të pijë me dhëmbë.
Shiko fotografinë 1733577
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top