Po ra gjuha, bie shteti!

Love

βeℓℓe â๓e
Paralajmërimi i akademikut Rexhep Qosja: Po ra gjuha, bie shteti

545084_488735527820176_1854120984_n.jpg


Profesor Rexhep Qosja, është shprehur kategorikisht kundër çdo ndërhyrjeje në gjuhën letrare Shqipe. Në një intervistë dhënë për gazetën javore "Java" të Prishtinës, pak kohë më parë, akademiku Qosja thotë se gjuha shqipe, nuk është çështje vetëm e gjuhëtarëve, por e mbarë popullit. "Nuk ka gjuhë letrare atje ku nuk ka shtet, më saktësisht, atje ku nuk ka vetëdije për shtetin, për të përbashkëtën institucionale"-shprehej Qosja.

"Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe dhe krijimi i Gjuhës Letrare shënon shkallën më të lartë në zhvilimin e qytetërimit tonë. Gjuha letrare është e arritura më e çmuar e procesit historik të zhvillimit të vetëdijës të popullit shqiptar, të kulturës, të letërsisë e të gjuhës së tij. Gjuha i bashkon, por gjuha edhe mund t'i ndajë njerëzit. Shteti është fryt i përpjekjeve bashkuese në historinë e një populi. Dhe, gjuha letrare standarde është fryt i përpjekjeve bashkuese në historinë e një populli. Nuk ka gjuhë letrare atje ku nuk ka shtet, më saktësisht, atje ku nuk ka vetëdije për shtetin, për të përbashkëtën institucionale"-shprehej akademiku.

I pyetur se sa janë të përgjegjshëm vetë gjuhëtarët në Kosovë, por edhe shtresa intelektuale në përgjithësi, në njësimin e Gjuhës Letrare Shqipe, si një gjuhë e vetme dhe e standardizuar, Rexhep Qosja shprehej se: "Numri më i madh i gjuhëtarëve dhe klasa intelektuale pothuajse në përgjithësi, me ndonjë përjashtim të rrallë, e përkrahin Gjuhën Letrare Kombëtare si gjuhë e vetme e standardizuar".

Ai thotë se në Kosovë dhe në Shqipërinë shtetërore sot mund të dëgjohen individë që e mohojnë gjuhën e përbashkët dhe predikojnë veçimin dialektor.
"Numri i tyre sot është i vogël, po nesër ndoshta edhe mund të rritet një çikë ky numër. Ata janë të frymëzuar prej qarqesh politike në Prishtinë që përvjedhin idenë sipas së cilës Kosova karshi Shqipërisë duhet të zhvillohet si Austria karshi Gjermanisë dhe harrojnë se Gjermania dhe Austria, megjithatë, kanë një gjuhë letrare, Gjuhën Letrare Gjermane. "Ata janë të frymëzuar, ma merr mendja, njëkohësisht edhe prej qarqesh të huaja politike që tradicionalisht janë përpjekur t'i ngatërrojnë punët e shqiptarëve. Të gjitha, thotë Gëte, janë të vdekshme, vetëm marrëzirat janë të pavdekshme. Përpjekjet për rrënimin e gjuhës letrare mund të bëhen edhe ndonjë ditë, por janë të dështuara sepse janë prapakthime kundërhistorike që do të kishin pasoja shumë të mëdha".

Ndërsa, duke iu përgjigjur pyetjes se a duhet të vendosen ligje në disa sektorë në përdorimin e gjuhës, akademik Qosja shprehej: "përdorimi i gjuhës letrare është i rregulluar jo vetëm me marrëveshje, por edhe me ligje në vendet që kanë gjuhë të standardizuar, në adminstratë, arsim, shëndetësi, ushtri, në instuitucionet e shkencës e kulturës, në media, mund të përdoret vetëm gjuha e standardizuar. Kështu është edhe te ne, por në disa vende rregullimi i çështjeve të gjuhës letrare është çuar edhe më përpara. Në disa vende në ministritë e arsimit e të kulturës e në disa akademi të shkencave bëjnë kujdesin për kulturën e gjuhës në përgjithësi. Këto institucione caktojnë, fjala vjen, se cilat fjalë të huaja mund të përdoren në gjuhën standarde. Në Slloveni, për shembull, ekziston gjyqi i gjuhësisë që dënon shkeljet e normave të gjuhës letrare.
Sipas akademikut të shquar Rexhep Qosja të shkruash në gjuhën letrare, sipas mendimit tim, së pari do të thotë të shkruash si njeri me kërkesa më të larta shpirtërore, kurse të shkruash në dialekt do të thotë të shkruash me kërkesa sado kudo me të rrudhura shpirtërore".

Burimi: shqiptarja.com
 
Titulli: Po ra gjuha, bie shteti!

PS : AI KOMISION qe kerkon te cenoje kushtetuten gjuhesore ka me siguri probleme kritike te aparatit mendor tretes,,,JUSTIFIKIM TJETER SGJENDET
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top