Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Po ndërtojmë një shtet për mafien.

Po ndërtojmë një shtet për mafien.

Nga Sadedin اeliku


Ligjvënësit shqiptarë vënë pasuri në emër të padrejtësisë, fshehur pas petkut të imunitetit.
Punonjësit e ekzekutivit, në mënyrë të veçantë ata që administrojnë fonde publike, bëhen të pasur për një ditë, me tenderë e ryshfete.
Për sa i takon sektorit të gjyqësorit, ai është më i dobëti dhe i përfolur. Gjyqtarët kanë legjitimuar pronat e mbivendosura, pronat e huaja, duke mos i dhënë të drejtë pronarit legjitim. Ata s’guxojnë të dënojnë trafikantët ose u japin dënime qesharake.
Të vjen keq që institucioni që e ka për objekt e detyrim të verifikojë zyrtarët e lartë merret me nëpunësit e vegjël.
Nëse do të pranojmë se në kapitalizëm drejtësia vendoset përmes forcës së parasë, atëherë në Shqipëri e ardhmja e vendimmarrjes paraqitet e errët.
Nëse do të pranojmë që “pastrimi i parave” ekziston te ne, atëherë kemi të bëjmë me praninë e botës kriminale.
Institucionet ndërkombëtare, Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, vlerësojnë se jo të gjitha burimet financiare gjenerohen nga puna formale.
Po t’i referohemi deklaratave zyrtare të Departamentit të Shtetit të SHBA, rezulton se në Shqipëri vetëm trafiku i drogës kap shifrën dy miliardë dollarë. Burime të mëdha financiare gjenerojnë dhe trafiku i qenieve, trafiku i armëve, mallrat monopol dhe me akciza të larta, si cigaret, alkoolet, çka do të thotë se krimi i organizuar ka kapur për fyti shtetin.
Statisticienët ndërkombëtarë pohojnë se në Shqipëri ekonomia informale arrin deri në 60% , gjë që tregon qartë pafuqinë dhe efektivitetin e ulët të qeverisë shqiptare.
Gjakmarrja si fenomen shqiptar bën kërdinë dhe drejtësia hesht. Vështirë se gjen vend në botë të ekzistojë ky fenomen. Sa analfabetë prodhon gjakmarrja, fukarallëk e plagë të tjera sociale?
Janë marrë me këtë çështje dhe njerëz nga shoqëria civile, por pa rezultat.
Po si mund të bëhet shteti pa u vendosur ligji në vend? Shkelet ligji, i cili tashmë është bërë sundues, zaptohen trotuare e bëhen lokale mbi pronën publike, transformohen rrugë, ndotet mjedisi, bëhen shtëpi pa leje dhe këmbehen ato me një votë, legalizohen pronat e pronarëve të vërtetë pa u kompensuar, jepet toka për një euro, pra këto e të tjera si këto i quajnë drejtësi të vëna mbi padrejtësinë.
Një rol të veçantë ka dhe duhet të ketë media, që nuk duhet të pajtohet me paligjësitë që nuk mungojnë dhe në këtë fushë. Ajo duhet të denoncojë fuqishëm padrejtësitë që bëhen në emër të drejtësisë.
Ka ardhur koha t’i thërrasim ndërgjegjes dhe ta fillojmë punën nga zbatimi i ligjit. اdo vonesë në këtë drejtim do ta transformojë Shqipërinë në një vend ku ligjin e vërtetë e bën mafia.


Gazeta Tema » Po ndërtojmë një shtet për mafien
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back