Uashington - Shkencëtarë të Agjencisë amerikane të Hapësirës, NASA thonë se në pluhurin nga një kometë kanë gjetur një substancë që lë të kuptohet se jeta mund të ekzistojë përtej planetit Tokë.
Studimi u botua këtë javë në revistën "Meteoritics and Planetary Science". Studimi përshkruan se si ekspertë të Nasa-s gjetën amino acid glycine në pluhurin dhe gazin nga një kometë e njohur me emrin Wild2.
Mostrat nga kjo kometë u mblodhën nga sonda e hapësirës Stardust kur ajo u ndodh në rrugën nga ku po kalonte kometa. Një nga astrobiologët e Nasa-s, Karl Pilcher, thotë se ky zbulim forcon argumentin se jeta në hapësirë mund të jetë e zakonëshme dhe jo e rrallë.
Amino acidet njihen si baza të jetës. 20 amino acide që njihen se ekzistojnë mund të kombinohen për të formuar miliona proteina të ndryshme.
*start*