Plot glamur në “Kosova International Fashion Week 2014”

Tuana

Nada é por acaso!
20140427095535808600.jpg



Plot glamur në “Kosova International Fashion Week 2014”
Publikuar: 2014-04-27 09:48:06
“White Sposa”, “Menakon”, kreatorja Linda Metaj-Tafa, dhe brendi “BKR”, me kreatore, Blerina Kllokoqi Rugova kanë prezantuar modelet e tyre të fundit në kuadër të “Kosova International Fashion Week 2014”, që po organizohet për herë të gjashtë nga Gecjan Fashion Group
Suzana Berisha
Fotografitë: Ridvan Slivova
Glamur, trende, kreacione, mrekulli. Të gjitha këto ishin bërë bashkë mbrëmjen e së shtunës në “Kosova International Fashion week 2014” që po organizohet për herë të gjashtë nga Gecjan Fashion Group. Eveniment ky më i madhi në vend sa i përket botës së modës, kësaj bote plotë shkëlqim, plotë glamur ka mbledhur bashkë jo vetëm kreatorët më të mirë në vend por ka tejkaluar edhe kufijtë shtetëror për të sjell kreatorë dhe kreacione që janë të kërkuara në mbarë botën. Këtë ngjarje madhore kosovaret dhe të gjithë ata që e duan të bukurën dhe fjalën e fundit të modës, do të kenë mundësi që ta përcjellin edhe të dielën në Swiss Diamond Hotel.

20140427095238270.jpg

White Sposa


20140427095318387.jpg

Menakon
Për të vazhduar hijeshinë e kësaj mbrëmje, në sfilatën e dytë u paraqit shtëpia e modës nga Gjilani “Menakon”. Brend ky mjaft i njohur dhe i kërkuar në vend. Ku gjithë secila mund të gjejë vetën, mund të gjejë pikërisht atë që kërkon. Ngjyra, stili dhe veçantia ishin elemente këto që prezantonin kreacionet e shtëpisë së modës “Menakon”.

21 koleksionet e saj i prezantoi për herë të parë edhe Linda Metaj – Tafa në “Kosova Internatonal Fashion Week 2014”, fustane të punuar me mjaft shije dhe përkushtim, me një përkushtim të madh që të lënin shijen e modës dhe trendeve botërore. Metaj për këtë eveniment u shpreh të jetë shumë e lumtur që ishte pjesë e ngjarjes më të madhe të modës në vend. Ajo tha se për koleksionet e saj që u prezantuan frymëzim kishte stinën e pranverës.

20140427095047505.jpg

BKR

Nuk thonë kot që ëmbëlsira ngel për fund. Edhe në natën e parë të javës së modës në vend ndodhi e njëjta. Brendi BKR qw tashmë po synon edhe tregun evropian me kreatore, Blerina Kllokoqi-Rugova prezantoi kreacionet e saja, kreacione të veçanta që di t’i dizajnoj vetëm BKR. Si çdo herë tjetër edhe në kreacionet e prezantuara në këtë eveniment nuk mungoi mëndafshi i cili ishte i kombinuar me mjaft shije dhe me shumë shpirte, ngjyra që do t’i rrinin për mrekulli secilës femër e në këtë mënyrë do ta bënin të ndihej një damë e vërtet. Blerina Kllokoqi Rugova për KultPlus tha se kjo që u prezantua sonte nuk është as një përqind e asaj që brendi i saj do të prezantoj në qershor të këtij viti.

“Kam pasur nderin që të punoj me Ilir Gecin, kjo është vazhdimësi e bashkëpunimeve. Ai ka marr përsipër të gjitha obligimet dhe nuk e kam pasur shumë të vështirë kësaj here, është kënaqësi kur punohet me një staf të tillë. Koleksioni që u prezantua më herët nuk është koleksion unik, është koleksion që riprodhohet, këto fustane mund ti ketë kush të dojë, edhe çmimet janë tëvolitshëm. Ky koleksion nuk shitet në Kosovë, është koleksion që është punuar enkas për Zvicër, që me 17 maj do ta hapim filialen tonë atje” tha Kllokoqi-Rugova.
20140427095153183.jpg




=

20140427094942336.jpg

Ilir Geci
Organizatori i gjithë kësaj ngjarje të madhe që ofron mjaft zgjedhje dhe mjaft shkëlqim në botën e modës, Ilir Geci premtoi që ngjarja e tillë do të jetë e përvitshme.
“Java e modës e ka bërë publikun për vete dhe i falënderoj të gjithë pjesëmarrësit që kanë ardhur për t’i parë koleksionet që po prezantohen. Ky është viti i gjashtë dhe nuk ka qenë aspak e lehtë por me bashkëpunim të stafit të mrekullueshëm që kemi dhe bashkëpunëtorët e shumtë që i kemi ia kemi dal që gjithçka të jetë në mënyrën më të mirë të mundshme. Sigurisht që java e modës do të vazhdoj edhe për shumë vite të tjera, ne jemi adresa më e saktë që kreatorët do të mund t’i prezantojnë kreacionet e tyre”, tha Geci.
Për argëtimin e të pranishmëve mbrëmjen e parë të “Kosova International Fashion Week 2014”, u përkujdes këngëtari me zërin e tij të ëmbël Hekuran Krasniqi.
“Kosova International Fashion Week 2014”, do të vazhdoj edhe të dielën, duke filluar nga ora 18:00, në ambientin e Swiss Diamond Hotel në Prishtinë. Natën e dytë do të prezantohen koleksione tjera nga nata e parë. Vlen të theksohet që të gjitha koleksionet e prezantuara janë në shitje, mund të blihen edhe nga të pranishmit por edhe nga të interesuarit e tjerë./KultPlus/

 
Pe: Plot glamur në “Kosova International Fashion Week 2014”

Gecjan Fashion Group prezantoi kreacionet e Blerina Kllokoqit Rugovës.



20140427143551233.jpg


20140427143635283.jpg

20140427143642616.jpg

20140427143651557.jpg

20140427143702459.jpg

20140427143724525.jpg

20140427143732722.jpg

20140427143744969.jpg

20140427143755440.jpg

20140427143804129.jpg

20140427143815477.jpg

20140427143826339.jpg
 
Pe: Plot glamur në “Kosova International Fashion Week 2014”

BRK
20140427143840313.jpg

20140427143853636.jpg

20140427143913429.jpg

20140427143922339.jpg

20140427143933882.jpg

20140427143942242.jpg

20140427143952190.jpg

20140427144008698.jpg

20140427144028660.jpg

20140427144059655.jpg

20140427144114563.jpg

20140427144211532.jpg

20140427144234864.jpg

20140427144243212.jpg

20140427144305492.jpg
 
Titulli: Plot glamur në “Kosova International Fashion Week 2014”

Bukur, por disa nga modelet pak te plota.

Nejse, duket se ka qene mire.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top