Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Pllaka e Sulltanit në Lezhë: Të vendosim heronjtë tanë/“Mos u shisni te osmanët”

pllaka-sulejmanit-800x434-300x163.jpg


Pllaka e Sulltanit në Lezhë, studiuesit: Të vendosim heronjtë tanë

Pllaka në osmanisht e vendosur në Kalanë e Lezhës ka shkaktuar reagime të ashpra.

Për studiuesit, Ministrja e Kulturës nuk ka kulturë dhe nuk e njeh aspak historinë.

Sipas Trashaj, në hyrje të Kalasë, edhe më parë ka patur pllakate të tilla si emblemat e Dukagjinasve, Skurajve apo ajo e Arbërit dhe nuk mund të vlerësohet një pushtues.

Vetëm një ditë pas ceremonisë, pllaka është dëmtuar.

Me mbishkrimin në osmanisht, si kujtesë rikonstruksionin e këtij objekti historik nga Sulltan Sulejmani në vitin 1522, në Lezhë kërkohet heqja e pllakës nga hyrja e Kalasë për të kaluar në muze.
mapo.al



“Mos u shisni te osmanët”: Vandalizohet Kalaja e Lezhës

sulltani3-e1443084231740.jpg


Pas disa tensioneve të paralajmëruara, ka ndodhur ajo që edhe pritej.

Porta e Kalasë së Lezhës është vandalizuar me mbishkrime: “Mos u shisni tek osmanët”.

Arsyeja ka qenë vendosja e një pllake me nënshkrimin e Sulltanit në hyrje të Kalasë së Lezhës.

Kandidati i PS për deputet, Eduart Ndocaj, pati kërkuar dorëheqjen e ministres së Kulturës, duke thënë se vendosja e kësaj pllake është përdhosje e qendresës së shqiptarëve ndër shekuj.
mapo.al

 
Titulli: Pllaka e Sulltanit në Lezhë: Të vendosim heronjtë tanë/“Mos u shisni te osma

Ncncnc

Kjo kala eshte teper e vjeter dhe nuk i takon qe te vendoset ndonje pllake qe i takon vetem nje pike te historise, sepse eshte rrenuar e rindertuar disa here. Nuk eshte se e ndertuan otomanet nga zero qe te vendosin pllaka sipas qejfit.

Ne mos gabofsha bazamentin e ka te ndertuar nga guret e ashtuquajtur cikllopik.
 
Titulli: Pllaka e Sulltanit në Lezhë: Të vendosim heronjtë tanë/“Mos u shisni te osma

E ka nje shpegim qe shqiptaret nuk u shkeputen ne kohen e duhur.

Kjo sepse ata "tolerantet" otomane lejuan serbet e greket te kene minishtete me autonomi te larte nderkohe qe shqiptaret u administruan direkt nga Porta e Larte, sepse nga toleranca e madhe e otomaneve arbereshet u hypen anijeve dhe perfunduan me pushime 600 vjecare ne Italine e Jugut.

Pastaj toleranca e madhe e otomaneve beri qe ne pronat e arberesheve te vendoseshin kolonet turq dhe te tjeret qe nuk e nderronin emrin nga Skura ne Uzgur kalonin ne tehun e shpates.

Me pas toleranca e madhe e Portes se Larte beri qe pas revolucionit grek te 1821,tu jepte nje mesim te mire shqipfolesve qe e vune perpara ne Greqi dhe pasi i mblodhi ne Manastir me tolerance 500 kreret shqiptare, i egzekutoi te gjithe po me tolerance.
Me pas kreret e egzekutuar ne Manastir, u zevendesuan me fanatike te Portes se Larte qe kryesisht ishin kolone ,pasardhesit e te cileve sot mesojne ne kolegjin turk.
Zevendesimi i krereve me fanatike, beri qe Shqiperia ta fitonte e fundit Pavaresine aq sa kur po shpallej Pavaresia ne Tirane nje nga kreret e qytetit Abdyl Toptani, qe vjen nga nje familje fanatike e lidhur me Porten e Larte do te shprehej:
" Me keqardhje po ndahemi nga vellau yne i madh..."

Pra si perfundim Perandoria Osmane ka qene shume tolerante ndaj shqiptareve aq sa ne vitin 1887 mezi u dha nje irade per hapjen e nje shkolle shqipe.

Nejse nuk pres ndonje qendrim kritik ndaj Perandorise Osmane nga kolonet e ardhur.

Sa per pllaken urime zoti Tare se sido qe te jete ajo eshte pjese e historise tone.

hajduti
 
Titulli: Pllaka e Sulltanit në Lezhë: Të vendosim heronjtë tanë/“Mos u shisni te osma

Kto filo katolikt dojn sllavt ortodoks me i ba me i marr malet edhe i her sikur para 1000 vjetsh ;)
 
Titulli: Pllaka e Sulltanit në Lezhë: Të vendosim heronjtë tanë/“Mos u shisni te osma

Kto filo katolikt dojn sllavt ortodoks me i ba me i marr malet edhe i her sikur para 1000 vjetsh ;)

Mos fol kot ne tym pa asnje informacion te sakte, kete pllake e kane vendosur me duart e tyre katoliket, i njoh personalisht shume mire ata qe e vendosen mbi porten e hyrjes.
Dhe debati ne fjale nuk behet ne kuader religjoz, por historik.
 
Titulli: Pllaka e Sulltanit në Lezhë: Të vendosim heronjtë tanë/“Mos u shisni te osma

Mos fol kot ne tym pa asnje informacion te sakte, kete pllake e kane vendosur me duart e tyre katoliket, i njoh personalisht shume mire ata qe e vendosen mbi porten e hyrjes.
Dhe debati ne fjale nuk behet ne kuader religjoz, por historik.

Ke te drejte, Quku me shoke ... nuk ja ka idene qe brenda asaj kalaje ( mes katolikeve) ndodhet edhe nje xhami, me e vjetera e historise ( me duket ) . Por sigurisht ky nuk eshte thelbi i prb, dhe nuk ka qene asnjehere persa i perket ne token Shqiptare.

Tashme ne lidhje me pllaken njerezit nuk duhet te keqkuptohen , ajo pllaka thjeshte eshte lene nga pas duke shenuar rikostruktimin e plote te kalase nga Sulltan Sulejmani , pasi eshte djegur 2 here nga Lufta .. me restaurimin e Kalase u ndertua edhe xhamia , ku sherbente per banoret e fese Islame . Ky fakt nuk e ben kalane te Turqve, qe te acarohen Shqiptaret ... thjeshte duhet te mos keqkuptojne historine, ose nese nuk ja kane idene ti futen dhe ta studiojne ate.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back