"Pllaka e Gjelber elktricitet-prodhuese"

Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
Pllaka dyshemeje qe konvertojne energjine kinetike nga hapat e njerezve ne energji elektrike jane projektuar dhe ndertuar ne qendren me te madhe urbane ne londer per fluksin elektrik qe do te nevojitet ne Lojrat Olimpike 2012.
Pllaka me material te ricikluar plastik nen impaktin e shkeljes se hapave te njeriut kthen energjine kinetike qe formohet si rezultat i veprimit te peshes njerezore ne energji elektrike dhe mund te furnizoje me energji aplikacionet dhe perdoruesit e energjise pereth . Kjo dysheme mund te akumuloj dhe te ruaj deri ne tre dite energjine elektrike te prodhuar nepermjet nje baterie te inkorporuar.
Zbatimi i pare i tyre gjen perdorim ne qendrat e medha komerciale ku flukset e kalimeve te njerezve jane te medha dhe te vazhdueshme.
20 pllakat e para do te jene te shperndara pergjat koridorit kryesor te Stadiumit Olimpik te Londres dhe ne Qendren Tregtare Westfield Stratford e cila vetem vitin e pare ka pritur reth 30 milion kliente.
'Me kete fluks kalimtaresh do te ket energji per te prodhuar nivelin e drites natyrale"- citoi 25-vjecare Laurence Kemball-Cook , i diplomuar ne 2009 ne inxhinieri, i cili ka gjeneruar prototipin e pare te "dyshemese se gjelber" gjate punes per diplomen e tij.
Teknologjia eshte testuar per here te pare me koncert me 250 000 spektatore te cilet kaluan mbi "pllakat e gjelbra" dhe prodhuan energji elektrike per te karikuar 10 000 celulare.
Kjo teknologji mund te perdoret ne ndricim publik, qendra urbane dhe hapesira ku ka flukse te mjaftushem kembesoresh.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

[video=youtube;-Sp2QiKATwY]http://www.youtube.com/watch?v=-Sp2QiKATwY&feature=player_embedded#![/video]
 
Pe: "Pllaka e Gjelber elktricitet-prodhuese"

Shumë interesante.
Në fakt me siguri ka edhe shumë punë
tjera që njerëzit i bëjnë dhe që mund t'i shfrytëzojnë
për fitimin e energjisë elektrike. Si psh. çdo hapje dhe
mbyllje e derës së shtëpisë apo dritares mund të prodhojë
energji. Gjithashtu edhe në autostadë. Paramendone
sa automjetë kalojnë brenda ditës. Nga e gjithë
ajo punë mund edhe të fitohet energji.

Kështu që një ditë, njerëzimi jo që do të lirohet
nga centralet e rrezikshme atomike, por edhe
furnizimin me energji nuk do ta ketë më problem.
 
Back
Top