Pllaka astrologjike 2200-vjeçare zbulohet në lokalitetin ilir

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Shkencëtari kroat, dr. Stasho Forenbaher, në lokalitetin arkeologjik të Splitit, në fshatin Nakovan në Peleshc, ka zbuluar copa të një pllake astrologjie që daton 100 vjet para erës sonë. Ky është zbulimi i tij i dytë i madh, pasi gati 13 vjet më parë aty zbuloi lokalitetin ilir.
“Ky në fakt është një zbulim i papritur që ka dalë gjatë hulumtimeve në vendin e shenjtë ilir të Splitit. Po rikujtoj se në gusht të vitit 1999, bashkë me kolegun Timothy Kaiser, në shpellën e Splitit, në fshatin e vogël Nakovan afër Orebiqit, kam zbuluar vendin e shenjtë ilir që daton nga shekulli IV dhe I para Krishtit”, ka rikujtuar Forenbaher, arkeolog dhe antropolog nga Instituti i Antropologjisë së Zagrebit.
Zbulimi i vendit të shenjtë ilir të Splitit kishte tërhequr vëmendjen e shumë medieve të huaja, në mesin e të cilave edhe “National Geographic” dhe “Discovery”. Por, një befasi tjetër ka pasuar kur Forenbaher ka vërejtur se në mesin e mijëra copëzave të qeramikës helene gjendeshin edhe fragmente të fildishit të përpunuar, shkruan “Jutarnji list”. “Këto copëza të fildishit i kemi zbuluar në një baltë shpelle të ngjitshme, falë një hulumtimi tejet të kujdesshëm. E vetmja pjesë e dukshme ka qenë ajo ku shihet e gravuar gaforrja e përbërë nga tri pjesë. Edhe pse kemi qenë afër këtij zbulimi, ka pasur shumë material që kemi hulumtuar dhe kjo pjesë nga fildishi për disa vjet na ka mbetur mënjanë. Kur kam nisur të zbuloj, kam kuptuar që kemi të bëjmë me fragmente fildishi ku janë gravuar peshqit, e mandej kemi bashkuar dy fragmente me portrete meshkujsh të mbështjellë me pëlhurë dhe duken si binjakë”, ka rrëfyer Forenbaher për rrugën deri te zbulimi i fundit pas gjetjes se 30 fragmenteve të fildishit për të cilat tashmë ka botuar një punim në revistën e njohur shkencore “Journal for the History of Astronomy”.

Ai ka shtuar se pas këtij zbulimi ka hedhur dyshime se bëhet fjalë për një artefakt zodiak dhe për ketë ka kërkuar ndihmë nga Alexander Jones, ligjërues në Universitetin e New Yorkut, ekspert për shkencat antike. Pas kësaj, në detaje ka studiuar vizatimet për të nxjerrë përfundimin se bëhet fjalë për një pllakë astrologjie. Në botë njihen vetëm katër pllaka të tilla. Për këtë zbulim sensacional të Forenbaherit do të informohet edhe portali i njohur shkencor “Live Science”, përderisa punimi shkencor tashmë është botuar në “Journal for the History of Astronomy”.

morevesh
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top