Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Plazhi sekret i Arabisë Saudite, si po përpiqet të hapet ngadalë mbretëria ultrakonservatore

Plazhi sekret i Arabisë Saudite, si po përpiqet të hapet ngadalë mbretëria ultrakonservatore​

-640-0-616b1fb49917a.jpg

Për Asmën, të kalonte një ditë në plazh me të dashurin e saj ishte e paimagjinueshme deri vonë në Arabinë Saudite thellësisht konservatore. Tani, 32-vjeçarja po vallëzon me partnerin e saj në rërat e bardha të Detit të Kuq dhe nën tingujt e muzikës që luhet në sfond.
Është në shenjë e vogël e ndryshimeve të mëdha që po ndodhin në Mbretërinë Saudite, e cila po përpiqet të lehtësojë disa nga rregullat e ngurta shoqërore në për modernizim, e në të njëjtën kohë regjimi po godet po me aq ashpërsi kundërshtarët politikë.

Muzika ishte e ndaluar në vendet publike deri në vitin 2017 dhe ndëshkimet për shkeljen e këtij rregulli ekzekutoheshin nga policia fetare. Gratë u lejuan që të drejtonin makinat vetëm një vit më vonë. Plazhet edhe aktualisht janë të ndarë burrat veç e gratë veç.


Por, për 80 dollarë personi, Asma dhe i dashuri i saj mund të hyjnë në plazhin e pastër pranë Jeddah, me muzikën në sfond dhe parqe lojërash në parkun ujor që shkruan "Arabia Saudite" në anglisht.

"Jam e lumtur që tani mund të bëjmë plazh edhe ne. Ka qenë një ëndërr për mua dhe shumë të tjera gra”, tha ajo për AFP e veshur me një fustan transparent mbi bikinit e plazhit.


-640-0-616b1f3664202.jpg

Shumica e grave këtu janë me bikini, madje shihen edhe teksa tymosin ndonjë cigare, apo shisha në baret e zonës në mbrëmje. Në shumë vende, këto nuk do të ishin skena të pazakonta, por ato janë të pazakonta për Arabinë Saudite, që zbaton një nga rrymat më të ashpra të islamit.

Në të vërtetë, kjo zonë në Jeddah është e vetmja, ku liria kushton 80 dollarë personi. Pjesa tjetër e vendit, ndonëse ka bërë përmirësim, sërish mbetet mjaft konservatore.

Arabia Saudite po përjeton ndryshime nën princin e kurorës dhe sundimtarin de facto, Mohammed bin Salman, i cili erdhi në pushtet në 2017. Por, ai ka nisur gjithashtu edhe një fushatë të egër kundër kundërshtarëve politikë, duke ndaluar aktivistët e të drejtave të grave, klerikët dhe gazetarët. Një raport i inteligjencës amerikane e akuzoi atë për miratimin e vrasjes brutale të të gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll në 2018-n.

Reformat sociale të mbretërisë nxiten nga dëshira për të diversifikuar ekonominë e saj të varur nga nafta, përfshirë stimulimin e turizmit dhe shpenzimeve të brendshme.

Në 2019, Arabia Saudite mund të vizitohej vetëm si biznesmen, ose si pelegrin në një nga vendet e shenjta të islamit që ka. Gjërat ndryshuan dy vite më parë dhe mbretëria ultrakonservatori filloi të ofronte viza turistike.

Në plazhin e Jeddah, si shembull, turistët e huaj nuk mungojnë. Por, askujt nga ata që shërbejnë dhe kanë biznese brenda hapësirës “së lirisë” nuk u lejohet që t’i identifikojnë, apo të tregojnë e flasin për identitetet e tyre.

Një tjetër masë “sigurie” për të mos lejuar daljen e pamjeve nga ky plazh është edhe sekuestrimi i telefonave. Të gjithë duhet t’i dorëzojnë para se të hyjnë të bëjnë plazh aty dhe filmimet mund të kryhen vetëm përmes një leje të posaçme nga policia fetare.

Por, ndoshta është më mirë kështu, pasi në mungesë të telefonave, plazhistët e shijojnë në maksimum kohën e shpenzuar aty, bashkë me 80 dollarët. Ah, po mungon edhe diçka; alkooli. Në Arabinë Saudite ai është ende i paligjshëm.
B:g,shqip
 
Eh qameti afer !

Do devijojne atje ngadale
 
Eh qameti afer !

Do devijojne atje ngadale
Po ndryshon dhe Arabija Saudite.
Ky princi i ri Bin Salmani eshte reformator, ka plane te medha. Para ca kohe u dha te drejte grave te vozitin kerra, e thote se do ta diversifikoje dhe ekonomine qe te mos varen nga nafta.
Po te vazhdoje keshtu, nuk eshte qudi ta mbushe Arabine me pllazhe nudo, per te terhequr turiste te huaj, se turizmi sjell te ardhura te medha.
 
Po ndryshon dhe Arabija Saudite.
Ky princi i ri Bin Salmani eshte reformator, ka plane te medha. Para ca kohe u dha te drejte grave te vozitin kerra, e thote se do ta diversifikoje dhe ekonomine qe te mos varen nga nafta.
Po te vazhdoje keshtu, nuk eshte qudi ta mbushe Arabine me pllazhe nudo, per te terhequr turiste te huaj, se turizmi sjell te ardhura te medha.
Plazhe nudo në Arabi 🙈
Do jetë afër dita e kjametit 🔥💥
 
Plazhe nudo në Arabi 🙈
Do jetë afër dita e kjametit 🔥💥
Nuk eshte e pamundur.
Edhe ne Evrope ndodhen ndryshime qe ne te kaluaren ishin tabu.
Po te doje politika dhe shteti, bejne cdo ndryshim.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back